Nuk jam nga tufa e deleve, që i shkojnë pas një karrieristje të krisur!

0
492
Vjosa Osmani - presidente

Shkruan: Florim Zeqa, 26.07.2022

Kështu e nisa reagimin tim ndaj një miku të çmuar, i cili nga unë kërkoi sqarime rreth shkrimit “Sa herë që ndërron moti, Vjosa Osmani e ndërron gzofin”, për të vazhduar rrëfimin tim: “Jam nga ata, që e kam mbështetur zonjen Vjosa Osmani në reformat e brendshme në LDK (dëshmi janë shkrimet e botuara në mediat e shkruara dhe elektronike), por zonja në fjalë i ka edhe në privat letrat që i kam dërguar, duke i kërkuar asaj që të mos e bëjë gabimin historik për interesa personale.

Dje kundër Vjos+es, sot mbështetës morbid të saj

Thënja e moçme “Sa herë ndërron moti, ndërron gzofi” është thënje që iu shkon për shtati “guximtarëve” që sot po i dalin zot Vjosa Osmanit, të cilët deri dje ishin kundër saj. Logjika e shëndoshë e jepë sqarimin e thjeshtë, këta ju kanë vardisur për interesa meskine personale vetëm pse ajo është pushtet.

Kur Vjosa Osmani i hudhej në perqafim Isa Mustafës dhe të tjerëve, unë i quaja perqafime plot hipokrizi, ngase vet Vjosa e dëshmoj se ishte e tillë! Këta “rugovistët” me kartela të kuqe në xhep, asokohe kur unë e kritikoja Isa Mustafën, të njëjtit i thurnin lavde atij dhe klanit të tij, ndërsa sot mundohet të na shesin moral politik!

Kështu janë shqiptarët e zi e zuzar që edhe të madhit Gjergj Fishta ia plasen kapakun e kokës, derisa e detyruan të shprehet publikisht: “Le ta dinë bota mbarë se nga sot Gjergj Fishta nuk është shqiptar”!

Prandaj unë në shkrimin paraprak nuk thash gje tjetër pos të vërtetës duke ua bërë me dije se Florim Zeqa nuk bëhet me tradhtar, qofshin ata të cilitdo krah politik apo ideologjik!

Pragmatizëm është kuptimi i gjërave që nuk shihen

Vjosa Osmani vetëm para opinionit publik është paraqitur si kundërshtare e Thaçit sa për t’i mashtruar dhe për t’ua rrëmbyer votat e elektoratit të LDK-së, ndërsa e vërteta është krejt ndryshe. Për familjen e zonjes Vjosa Osmani, ish presidenti Hashim Thaçi ka qenë dhe mbetët miku më i madh i tyre.

Këtë që e them dëshiroj ta argumentoj me tri fakte të pakontestueshme nga askush; e para), prej ardhjes së Thaçit në pushtet, burri i Vjoses, Prindon Sadriu ka qënë i emëruar njeriu kyq në Ministrinë e Punëve të Jashtme, së fundmi edhe i dekretuar në cilësinë e ambasadorit në Maqedoni nga Hashim Thaçi.

E dyta, sikur mos të ishte mik i madh i familjes së tyre, Hashim Thaçi nuk do ta kursente Vjosen me përgjigje ndaj akuzave të saj siq ju kishte përgjgjur disa ish zyrtarëve të lartë të LDK-së në Parlamentin e Kosovës, të cilët i kishte lënë me kokën ulur kur ju tha “ju ini plagjiat”!

Dhe e treta), sikur Vjosa Osmani të kishte vetëm pak drejtësi dhe njerëzi si juriste që është dhe si “kundërshtare” e perbetuar e Hashim Thaçit, personi i parë që do duhej larguar nga diplomacia e jashtme është burri i saj, zyrtari më besnik i Hashim Thaçit në Ministrinë e Punëve të Jashtme!

E përbashkëta e Hashim Thaçit dhe Vjosa Osmanit është rruga e ardhjes në pushtet. Përderisa Hashim Thaçi u ngrit në majat e pushtetit duke e sharë dhe akuzuar Rugovën, Vjosa Osmani erdhi në pushtet duke e bërë të njëjtën gjë ndaj Hashim Thaçit!

Dallimi është në vërtetësi. Përderisa Hashimi e kishte me gjithë mendje, Vjosa e bëri me Hipokrizi!

Mjerisht një pjesë e elektoratit të mashtruar të LDK-së nuk e kuptojnë një gjë të tillë!

Në fund më duhet të theksojë se Vjosa Osmani nuk është Kurban dhe as viktimë e LDK-së siq po mundohen ta arsyetojnë mbështetësit e saj morbid, por është përfituesja më e madhe në emër të diçkaje që nuk është (rugoviste). Sikur të ishte e brumosur me filozofi politike rugoviane, për asnjë çmim nuk do të kalonte në taborrin antirugovian.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.