Në Trojvogjël hapet dheu

0
295
Dibra

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka-Trojvogjli

Zoti vetë bëri ymër
Për të shkuar nuse në Dibër
Për të hyrë në ato oda
Në kulla të bardha me tre poda.

I lutem Zotit më jep bekimin
Të bashkoj Gramozin me Melesinin
Të bëj bashkë Korabin me Drinin
Edhe Vjosën me Shkumbinin.

Të bëhen bashkë Kalamani me Bunën
Deri në qiell të ngrej furtunën
Të ndaloj shtypjen dhe dhunën
Të dëgjoj në Trojvogjël daullen.

Në Trojvogjël hapet dheu
Më del përpara Skënderbeu.
Mirë se erdhe, o dhuratë prej Zoti
Në këto troje Kastrioti!…

Na ndriçove me dritë diellore
Këtë kullë arbërore
Tash je nusja e nipit tem
Si Mamicën do të kem.

Gjergj Kastrioti më mori për dore
Më tregoj kullën madhështore
Më ngjiti te Kodër Gështenja
Tek themelet ishte rrënja.

Më tregoi pusin në brinjë
Luftëtarët ujë ku pinë
Ujë i ftohtë të mpinë ballin
Gjoni këtu e rriti djalin.

Rriti Gjergjin dhe Mamicën
Ngjajnë si dielli kur lëshon dritën
Rriti Marën, u rrit Angjelina
Aromë tërfoje, aromë trëndelina.

Rrit Vlajkën, rriti Jellën
Sytë e hënës tek ata ngelën
Se nip te Basha ishte Pali
Edhe Gjoni nip te Vladi.

Rriti Rreposhin, prift i Sinjës
Gjysh Pali e deshi si sytë e dritës
Rriti Stanishin-Gjeneralin
Për Arbërinë e ruajti mallin.

U martua me një turke
Lindi Hamzanë që bënte tutje
Kur hidhej mbi beteja
Mbi armiqtë si rrufeja.

Më të bukur kish Kostandinin
Në ballë beteje e gjeje trimin
Katër djem e pesë cuca
U rritën në themel këtu te kulla.

O moj kulla në Çelias
Me tre poda mbuluar me rrasë
Mbi Trojvogjël e hedh vështrimin
Pelgut të Asit i jep bekimin.

I jep bekimin Kryqit Ujor
Mbush me kryq e me dasmorë
Ardhë nga Nishi gjer te Arta
Kaluan fusha e male të larta.

Gjergj Kastrioti e lëshon zanin
Nish-Prevezë kemi vatanin
Se Shqipnia ka djem me huqe
Vunë kufirin te Molla e Kuqe.

Gjëmë e madhe në More
Rrodhi gjaku me rrëke
Luftonin shqiptarët për lirinë e grekut
Flakë u nxirrte gryka e dyfekut.

E ju grekë që fituat lirinë
Padrejtësisht zaptuat Çamër
Çfarë është kjo gjëmë që ra ra mbi ne?!
E nënat lotojnë, o More, ku je!…

Trimat dehen nga era e barutit
Sa herë u ngritën për lirinë e Shkupit
Zjarrin për liri sot e ndeza
Të zgjohet Tivari, të zgjohet Presheva.

Një zë i fortë vjen nga Janina
Suli paska plot trima
Për ta shkruajti dhe Bajroni
Fustanellë dredhurit buzë Joni.

Nga Trojvogjli e ngre zërin sot
Në trojet arbnore të mos ketë lotë
Trojet arbnore larë me flori
Krenare për flamurin kuq e zi.

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.