Pasivizimi selektiv i adresave nga vendbanimi dhe vendqëndrimi në Preshevë, Bujanoc e Medvegje që po përdoret vetëm ndaj shqiptarëve, shkelë parimet e Deklaratës së Përgjithshme mbi të drejtat e Njeriut !

0
105
Shaip Kamberi - Luginë

Isuf Barami Isuf B. Bajrami

Jo rastësishtë Eleanor Ruzvelt thotë: “Struktura e paqës në botë nuk mund të jetë detyrë e vetëm një personi, ose një partie, ose një kombi. Duhet të jetë një paqe, që mbështetet në përpjekjet e përbashkëta të mbarë botës.”

Serbia me Pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegje shkelë parimet e Deklaratës së Përgjithshme mbi të drejtat e Njeriut, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 10 Dhjetor, 1948, në Paris!

Neni 15. Gjithkush ka të drejtën e një shtetësie Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij si dhe as nga e drejta, që të ndërrojë shtetësinë.”

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një praktikë diskriminuese e institucioneve shtetërore të Serbisë, e cila shkel kushtetutën dhe ligjet vendore dhe ndërkombëtare!

Shqiptarëve kur ju “pasivizohet” shtetësia, e humb vendbanimin (adresën) në Republikës së Serbisë! E humb të drejtat civile! E humb të drejtën ta përditësojë letërnjoftimin ose pasaportën! E humb të drejtën e patent shoferit! E humb të drejtën ta regjistrojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme! E humb të drejtën të ketë qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale! E humb të drejtën të blejë ose të shes pronë! E humb të drejtën të jetë i votuar apo të votojë!

Qeveria e Serbis qëllimisht, po vazhdon me praktika diskriminuese në raport me shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjes! Kjo po ndodh në prani edhe të strukturave ndërkombëtare, të cilët jan prezent në Serbi! Sidomos ata të OSBE-së dhe trupi diplomatik në Beograd!

Serbia pasivizoi adresat e mbi 4000 kryefamiljarëve shqiptarë që jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegje! Nga ky veprim institucional shterërorë i Serbisë, qytetarët shqiptar i vuajnë pasojat e pasivizimit të adresave! U mohohen të drejtat themelore të njeriut,nga e drejta për letërnjoftim, të drejtat ekonomike, sociale, si dhe e drejta për të votuar!

Pasivizimit të adresave të shqiptarëve është si mekanizëm i qëllimshëm, për të forcuar dominimin e partisë së Vuçiqit dhe qëllimin për ta ndryshuar strukturën etnike në Preshevë, Bujanoc e Medvegje dhe partneret e saj në jug të Serbisë!

Vendi i Lekës; 18.12.2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.