OpenAI dhe ChatGPT është një platformë, që merret me Inteligjencën Artificiale – e kriuar nga Mira Murati

0
808
Mira Murati

FJALA e LIRË

OpenAI dhe ChatGPT është një platformë e teknologjisë së avancuar me inteligjencë artificiale (AI), është një gjuhë model komunikimi, që ka një databazë, e cila i përgjigjet pyetjeve tuaja në mënyrë interaktive, sipas informacionit që ka të ruajtur. ChatGPT ka përgjigje pothuajse për gjithçka, prandaj është bërë e famshme.

Është krijuar edhe me kontributin e një vajze 35 vjeçare me origjinë shqiptare, Mira Murati, në San Francisko, dhe ka patur mjaft sukses kohët e fundit, pasi ka tërhequr vëmendjen e miliona vizitorëve në mbarë botën dhe media të ndryshme po shkruajnë e flasin për të, si një teknologji mbresëlënëse e së ardhmes.

Deri tani, Platforma ChatGPT është FALAS! Mund të regjistroheni kur të doni dhe të përfitoni nga ajo, përfitimet janë të ndryshme, që nga kodimi e gjuhët e programimit deri te krijimi i pasurisë…

Unë e pyeta  psh. ChatGPT, se kush është Ismail Kadare?

Dhe ja përgjigjia, të cilën e përktheva për ju.

Kush është Ismail Kadare?
ChatGPT: Ismail Kadare është një romancier, poet dhe dramaturg shqiptar. Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqipe dhe një nga shkrimtarët më të njohur shqiptarë në botë. I lindur në vitin 1936 në qytetin e Gjirokastrës në Shqipërinë e Jugut, Kadare ka botuar më shumë se 20 romane dhe përmbledhje me poezi, drama dhe ese, si dhe është përkthyer në mbi 40 gjuhë. Ai njihet për romanet e tij historike, që bazohen në folklorin shqiptar.

Mund ta pyesja pa fund, dhe ChatGPT do të jepte përgjigje, por vendosa ta pyes për veten:

Kush është Arben Çokaj?
ChatGPT: Arben Çokaj është një sipërmarrës, gazetar dhe autor shqiptar me banim në Shkodër, Shqipëri. Ai ka krijuar uebfaqe të shumta, duke përfshirë “Shkoder.net” për qytetin e Shkodrës, “BMComline.al” për kompaninë e tij BMC Computer dhe një uebsajt personal “cokaj.al”. Ai është gjithashtu bashkëpunëtor i gazetës shqiptare “Fjala e Lirë” dhe ka botuar artikuj në gazeta shqiptare dhe të huaja, që nga viti 1990. Ai ka shkruar gjithashtu dy libra kompjuterikë, “ECDL 2013” dhe “Dizajni Grafik”, në bashkëpunim me profesor Rrapo Zguri.

Duke menduar se platforma di vetëm anglisht, nuk më shkoi mendja se ChatGPT me Inteligjencë artificiale (AI) di edhe shqip. Dhe duke u nisur nga fakti se Blendi Fevziu shkroi në Facebook për herë të parë për këtë platformë, duke cituar revistën Time, që e kemi edhe në foton kryesore, e pyeta ChatGPT në shqip:

Kush është Blendi Fevziu?, dhe ja përgjigjia mbresëlënëse, që më ktheu në shqip:

Paksa më ngadalë me përgjigjen shqip, por rezultati është vërtetë mbresëlënës.


Ndiqni për më shumë uebfaqet zyrtare dhe videot në vazhdim:

OpenAI.com | ChatGPTonline.net

dhe dokumentarin e mëposhtëm nga CNBC në anglisht:

Deutsche Welle diskuton për projektin:

ChatGPT për fillestarët:

NetworkChuck – një specialist programesh flet për CatGPT:

Njerëzit tremben se mund të humbin punën nga ky zhvillim teknologjik:

Dhe e fundit, mësoni ChatGPT për t’u pasuruar…

Jordan Peterson – Përdor CHAT GPT për të krijuar pasuri të çmendur

Në këtë video, Dr. Jordan Peterson flet për lëshimin e fundit të GPT (Generative Pre-trained Transformer), i cili është një model i Përpunimit të Gjuhës së Përgjithshme, që u publikua rreth një javë më parë. Ai shpjegon se ky sistem AI është trajnuar në një korpus masiv teksti të folur dhe të shkruar, i cili i lejon atij të analizojë një korpus të madh teksti dhe të nxjerrë modele të botës nga analiza e të folurit njerëzor. Ai përmend se kjo teknologji është ende në fazat e para, por pritet të avancojë me shpejtësi në vitin e ardhshëm.

Dr. Peterson ndan gjithashtu disa shembuj se si është përdorur GPT, duke përfshirë shkrimin e eseve, pikat dhe kodin kompjuterik, si dhe vlerësimin e letrave dhe krijimin e përshkrimeve dhe imazheve të personazheve. Ai arrin në përfundimin se GPT është tashmë më i zgjuar se shumica e njerëzve dhe se do të jetë shumë më i zgjuar në vitet e ardhshme dhe e këshillon audiencën të përgatitet për këtë revolucion teknologjik.

etj.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.