PËRTHJESHTIM

0
Atdhe Geci

PËRTHJESHTIM

Poezia për mua është art i qenies,
identitet dhe shtet. Ndjej nevojë
poetike të këndoj, marr nga bibla
e muzës motive nga i tërë atdheu.
Këtë çast me poezi un´ia kushtoj
Lëvizjes për Çlirimin e Çamërisë
ia kushtoj detit që jep valë, diellit
që jep rreze e dritë, e tokës që jep
ajër, ujë, gjelbërime dhe drithërat,
ia kushtoj hënës që i bie kitares,
ia kushtoj dashnoreve në një natë
Këtë çast poetik nuk e gjeta unë
e nderuara poezi erdhi me muzën,
nuk di nga cila lartësi apo largësi
por më gjeti dhe më tha, shkruaj;
jetës i mungojnë ca të dashuruar
foli loti, foli dhimbja e trishtimi;
në dashuritë tona të përditshme
dhe në dashuritë tona njënatëshe
mungojnë dashnorët e natyrshëm
deshët e mirëfilltë të përqafimeve!…

Atdhe GeciDortmund, 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.