NË PRITJE PËR FORMIMIN E PUSHTETIT LOKAL NË ULQIN

0
282
Nail Draga

Diskursi politik

Në krahasim me zgjedhjet e mëparshme lokale në zgjedhjet e 27 marsit numri i subjektëve politike ishte me i vogël, përkatësisht pesë lista zgjedhore, dy subjekte të veçanta dhe tre koalicione, duke iu mundësuar qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, ku rezultatët dëshmuan  se asnjë koalicion apo subjekt politik nuk arriti shumicën, andaj janë të obliguar për koalicione paszgjedhore,  ku FORCA  do të jetë “çelësi” i pushtetit lokal

Dr. Nail Draga

Në zgjedhjet lokale në Ulqin të mbajtura me 27 mars, në 38 vendvotime, të drejt vote  kanë pasur 20.392 qytetar, ndërsa   kanë votuar 11.692 qytetarë apo   57.33 %: E dhëna e tillë dëshmon  se kësaj here kanë dalë  me pak votues së në vitin 2018, ku kanë votuar 12.393 votues apo 63.14%. Një konstatim i tillë dëshmohet   se dy vite më parë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020, kanë votuar 13.371 qytetar apo 65.60 % që  paraqet çështje për analizë të veçantë.

Në sajë të dhënave të publikuara nga Komisioni Zgjedhor Komunal listat përkatëse kanë fituar këto vota dhe mandate të këshilltraëve: UDSH-LDMZ 2036(17.54%) vota, 6 këshilltarë, Demokratët 833(7.14%) vota, 2 këshilltarë, URA 4962(42.74%)vota, 14 këshilltarë, FORCA 1676(14.42%)vota, 5 këshilltarë dhe DPS-BS 2108(18.16%) vota 6 këshilltarë.

Ndërsa sipas subjektëve politike kemi këtë ndarje të mandatëve të këshilltarëve: FORCA 5, DPS 5, PD 5, URA 5, UDSH 4, Demokratet 2, LDMZ 2, SD 2, BS 1, SDP 1, ASH 1.

Koalicioni “Fillimimi ri”

Në këto zgjedhje lokale në Ulqin, bie në sy formimi i koalicioneve parazgjedhore që ishin tre : “Fillimi i ri”(URA, PD, PSD,SD dhe ASH), koalicioni UDSH-LDMZ dhe DPS-BS, ndërsa dy subjekte politike garuan të veçanta(Forca dhe Demokratët)

Koalicioni i madh “Për fillim të ri” sipas parashikimeve ishte në përparësi ndaj të tjerëve, sepse ka bashkuar pesë subjekte politike, andaj ishin të shumtë ata të cilët i kanë vlerësuar me mundësi të fitojnë shumicën e këshilltarëve për të formuar vet pushtetin lokal. Por, zgjedhjet demantuan një vlerësim të tillë, sepse arritën të fitojnë 14 këshilltarë(42.74%) e votave, që ishte maksimumi i mundshëm. Pas zgjedhjeve ky koalicion i ushlhequr nga URA, është penalizuar nga qytetarët sepse përbërja ka qenë heterogjene dhe me një të kaluar jo të pranueshme! Kishte qenë me e qelluar që URA të kishte dalur vet, duke dëshmuar peshën e tyre politike, ku pa dyshim do të kishte qenë subjekti i parë politik në këto zgjedhje.

Befasia e zgjedhjeve koalicioni UDSH-LDMZ

Në këto zgjedhje befasoi koalicioni UDSH-LDMZ,  duke qenë subjektët ma të vjetra të shqiptarëve në Mal të Zi(1990,1993). Në zgjedhjet lokale UDSH, ka kohë që është pozicionuar në tre këshilltarë, por kësaj here çështja qendronte ne ate se sa do të jetë ky numër, kur iu është bashkangjitut LDMZ, e cila ga viti 2010, nuk ka dalë në zgjedhje si subjekt i veçantë, por duke qenë pjesë e koalicionëve të ndryshme. Por, ndodhi befasia e zgjedhjeve, sepse u tejkalu çdo parashikim sepse  ky koalicion fitoi 2036 vota, përkatësisht  6 këshilltarë, ku nga to 4 do jenë nga radha e e UDSH dhe 2 nga LDMZ.

Trendi i rënie s së  DPS-it edhe në Ulqin

Se DPS-i do të ketë rënie të elektorati votues  askush nuk ka dyshuar, por çështja ishte se sa do të jetë  një rënie e tillë. Por, duke marrë parasysh se ata kësaj here dolen në koalicion ne Partinë Boshnjake(BS), është menduar se rënia do të jetë më e vogël, por ndodhi e kundërta. Sepse nëse marrim parasysh zgjedhjet parlamentare (30 gusht 2020) ku së bashku në Ulqin kanë pasur 4368 vota, kësaj here së bashku kanë fituar  2108 vota, që do të thot 2260 vota më pak  apo  51.73% %. Dhe nga një rezultat i tillë ata fituan së bashku 6 këshilltarë, ku nga to 5 do jenë nga DPS-i e 1 për BS-in. Një rënie e tillë nuk është befasi sepse nga humbja e pushtetit qendror në vitin 2020, DPS-i, ka pasur rënie në disa zgjedhje lokale qe janë mbajtur në disa komuna në Mal të Zi, trend i cili ka vazhduar edhe në Ulqin.

Forca, megjithate “çelësi” i pushtetit lokal

Nëse analizojmë rezultatin e Forcës nga viti 2018, del qartë se ky subjekt politik ka pasur rënie të vazhdueshme nga elektorati votues. Kështu nga 2925 vota në zgjedhjet lokale në vitin 2018, dy vite më pas në zgjedhjet parlamentare(30 gusht 2020)  kanë rënë ne 2336 vota, ndërsa me 27 mars  në 1676 vota.

Të dhënat e tilla dëshmojnë se rënia e tillë prej 1249 votave apo tre këshilltarë paraqet çështje për analizë dhe diskutim të veçantë, sepse pak kush ka mundur të parashikoj një rënie te tillë të elektorati votues, e cila është me e madhja nga zgjedhjet e vitit 2006, kur ky subjekt politik mori pjesë në zgjedhje për herë të parë.  Por, pavarësisht, së Forca ka pësuar rënie nga 8 në 5  këshilltarë ajo do të jetë “çelësi” në formimin e pushtetit lokal në Ulqin

Përseritja e një vendvotimi nuk ndryshoj rezultatin

Nga 38 vendvotime sa janë gjithsej në komuninën e Ulqinit, në zgjedhjet lokale të mbajtura me 27 mars, vetëm në një vendvitim kishte kontestime të rezultatit, ku KZK, vendosi që të përseritet votimi. Fjala është për vendvotimin numër 5, që ka të bëjë me BL nr.II, e cila ka 772 votues. Rezultati i votime me 27 mars ishte: UDSH-LDMZ 147 vota, “Fillimi i ri”142 vota, FORCA 67 vota, DPS-i 67 vota dhe Demokratët 16 vota.

Duke marrë parasysh se rezultati i përgjithshëm mund të ndryshojë nëse “Fillimi i ri” fiton një mandat të këshilltarit më tepër nga 14 në 15, që do të ketë mundësi të ndikoj përbërjen e koalicionit për qeverisjën lokale, në ripërseritjen e këtij vendvotimi, të gjithë  me kureshtje kanë pritur rezultatin final. Por, edhe pas rivotimit (6 prill 2022) rezultati nuk ndryshoj sepse mbeti i njëjti nga 27 marsi.

Duhet cekur se në këtë vendvotim, nga 438 votues që votuan me 27 mars, kësaj here numri u votuesve u rrit në 501, duke përcaktuar këtë rënditje: UDSH-LDMZ 207 vota, “Fillimi i ri” 204, Forca 76, Demokratët 6 dhe DPS 2 vota. Ndërsa për të ndryshuar rezultati “Fillimi ri” i kanë munguar 61 vota.

Në këtë vendvotim bie në sy rënia e numrit të votuesve të DPS-it të cilët  65 vota ia kanë dhënë UDSH-LDMZ, duke e vendosur këtë koalicion  të parin në këtë vendvotim dhe siguruar mandatin e gjashtë të këshilltarit. Një veprim i tillë, të përkujton vitin 2018, kur me 18 shkurt  u përseritën dy vendvotime(Darzë e Komunale), ku UDSH i dhuroi DPS-it 55 vota, duke i ndihmuar që të jetë partia e parë në zgjedhjet lokale në Ulqin.

Zhgënjimi i qytetarëve

Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet lokale dëshmuan  së një numër i tyre i kanë refuzuar apo bojkotuar ata, që krahasuar me zgjedhjet parlamentare(30.8.2020) është me pak për 1679 votues apo 12.5%, që është  përqindje e lartë për një mjedis të vogël siç është komuna e Ulqinit.

Një e dhënë e tillë është e veçantë sepse deri më tash në Ulqin, në krahasim më zgjedhjet parlamentare në zgjedhjet lokale vazhdimisht është votuar më tepër. Por,pse, ka ndodhur një ndryshim i tillë në afat prej dy vitesh mund të shpjegohet vetëm   në sajë të zhgënjimit  te qytetarëve nga raportët e përgjithshme shoqërore e politike.

Në këtë aspekt duhet një analizë e përgjithshme nga subjektët pjesëmarrëse   në skenën politike  e në veçanti nga ata të cilat kanë pësuar rënie te elektorati votues,  sepse çdo pësim duhet të jetë mësim, nëse duan të reflektojnë për të qenë faktor në skenën  politike në Ulqin, edhe në të ardhmën.

Nga ana tjetër, qytetarët presin dhe janë kureshtar të dijnë se si do të jetë pushteti lokal pas tyre zgjedhjeve, sepse në opcion janë dy koalicione të mundshme, sepse   çdo zvarritje në këtë drejtim nuk është në favor të qytetarëve dhe të  parimeve demokratike.

(Prill 2022)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.