“Trupat e gocave i kam hedhur në çisternat e naftës”

0
382
Ilir Muharremi - Thyerja

Dani: Jo… Ne i donim vajzat! Familjarët e saj më thanë që Anabla nuk ishte njeri i qëndrueshëm, por nuk mendoja se ajo ishte e aftë të bënte diçka të tillë!
Asenga: Mirë, atëherë çfarë ndodhi?
Dani: (pauzë) Futa trupat në makinë, vinte erë e keqe! U çudita se sa shpejt kufomat kishin marrë erë!
Asenga: Ku janë? Ku janë??!!
Dani: (qetë) Nuk isha i ndërgjegjshëm. Ende mbaj mend fytyrën e saj të nxirë. Ia shtrydhja venat e qafës derisa qarkullimi u shua në tru dhe ajo u zhduk! Janë… Janë… Në vendin ku punoj… në fushën e naftës! Anablën e kam varrosur aty afër, ndërsa trupat e gocave i kam hedhur në cisternat e naftës. Nuk mund të besoja se sa lehtë ishte t’i lija të binin nga vrima! Pasi ranë poshtë, dëgjova përplasjen e trupave teksa gocat u zhytën në cisternë!
Asenga: Çfarë ka brenda në cisterna?
Dani: Përzierje të ujit dhe të vajit.
Asenga: E mban mend kur u ule këtu fillimisht dhe të thashë se është puna ime të zbuloj të vërtetën? Kjo është e vërteta?!

Pjese nga tragjedia “Thyerja” e Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.