Qeveria e Kurtit duhet të japë dorëheqje

0
238
Duda V.

Lis Bukuroca

Dje pasdite Duda V. ka refuzuar seksin me burrin. Aty nga ora katër e pasdites bashkëshorti i saj u ndie shumë i trazuar dhe me plot kuvet. Gjersa ecte nëpër korridor, tha vet me vete:

„Sot do ta kisha shtri krejt lagjen horizontalisht! Burra e gra!

Para se të shkonte në kafene, ku debatonte për barrikadat dhe për mënyrën sesi të rrëzohet Qeveria Kurti, u ndie i ndërsyer, prandaj mendoi të bënte nja 2-3 minuta seks të paharrueshëm. Kështu shpresonte se rradakja i funksionon më mirë.

Duda kishte veshur një fund të ngushtë të ngjitur për trupi, që si dy kllapa e shtrëngonte rreth vitheve dhe kofshëve. Me fanellën e ngushtë, ajo theksonte një lloj kryengritje të cicave dhe me këmbët e gjata pa fund, rrëfente krejt pushtetin marramendës femëror. Ndoshta pikërisht ajo veshje, ato buzë të kuqe, ato flokë si mëndafshi, kishin turbulluar mendjen e burrit dhe atë gjendje, e kishte përkthyer si ftesë për seks. Duda, mirëpo, e dinte, se ai, pas gjysmë ore, do të takohej me shokë në kafene për debat politik.

Po m’dhem krytë!“, i tha Duda shkurt e qartë atij dhe e solli kokën disa herë majtas e djathtas. “Nuk mundet dhe pikë. Sot jo!“, shtoi ajo dhe hyri në dhomën e fjetjes, nga dera e saj, në ballkon dhe aty ndezi një cigare.

Burri i xhindosur doli jashtë me dorën e djathtë në xhep duke sharë vet me vete. Gjysmë ore më vonë, ajo Dudë, që lidhi kokën para burrit, bëri një seks të mrekullueshëm dhe shumë jehues me K.H.

Ky zotëri njihet si fekondues i madh, që i kupton shumë mirë gratë si madam Duda.

Gjatë kënaqësisë së madhe, ajo piskati aq shumë, sa u dëgjua në rrugë. Një kalimtar, nga shumëllojshmëria e britmave dhe decibelët në rënie e ngritje çuditëse, alarmoi policinë. Kjo e fundit zjarrfikësit dhe Ndihmën e Shpejtë, sepse telefonuesi u tha se po del vapë e madhe nga ballkoni, që po shihet si valë-valë.

Zjarrfikësit u shfaqën të parët. Ata u futën brenda nga dritarja: patën frikë se nga dera, mund të dalë shumë zjarrmi me tym. Dy infermierë të Ndihmës së Shpejtë u ndalën me barelë para derës. Tre policë u ngjitën nëpër një shkallë, që ishte e mbështetur në ballkon dhe dy mbetën poshtë me një qen.

E gjetën Dudën mirë e shëndoshë, por shumë të djersitur. Qull! Dukej si Barbara e Preverit në shi. Krejt kjo ngjare do të kishte ngelur e panjohur, sikur policia të mos e kishte zënë K.H. me hashimin në dorë.

Pasi konstatoi identitetin e kontribuuesit, policia zbuloi se ky burrë nuk ishte bashkëshorti i saj. Polici e vështroi Dudën e skuqur flakë nga lezeti dhe iu drejtua dy kolegëve të vet:

„Kur pat qeveris Hashimi me Mustafë Namuzliun, me Dullë Konfuzin apo edhe me Ramush Intelektualin, çësi vepra penale nuk kanë mujtë m’u marrë me mend në Republikë. Hashimi u kujdeske për rujtjen e krejt moralit, krejt burrnisë! Tash kjo gru përdor pronën e burrit, shtratin e tij, për m’u shkërdhye me burra t’huj! Sa poshtë kemi ra, kuku për neve çka i bonëm vetes me vota tona!!!

„Eh, kolge i dashtun“, tha polici tjetër, „kjo Qeveri e mashtrusve dhe hajgarexhive ta lypë, ta merr, ta kallxon, s’ta kallxon, ta premton, por nuk ta jep kurrë; tash ka nisë me lulzue kurvellëki. Xhinia sillen shpesh mu si Qeveria. Ky është haram hyqymet! Toka e lëshoftë! Kto gra duhet m’i mytë me gurë!“, tha ai në fund dhe mbylli fletoren ku më herët pat shënuar emrin dhe mbiemrin e lumturuesit të madam Dudës.

Kur policia dhe zjarrfikësit dolën në oborr, njëri prej tyre iu drejtua infermierëve të Ndihmës së Shpejt:

„Shkoni, shkoni se ish bo puna llugë. S’kini çka me nimue. Kish nimue ky zotnia që po përthakohet! Si erdh kjo Qeveri, gratë nuk po ia japi burrave të vet, por burrave t’huj!“

„Poshtë Qeveria Kurti! Poshtë brinat!“, tha zjarrfikësi dhe u fut në makinë.

Lajmi u shpërnda, por nuk dihej se nga kush. Policia akuzonte zjarrfikësit. Zjarrfikësit Ndihmën e Shpejtë. Ndihma e Shpejtë policinë. Media organizoi debate të shumta në televizion. Ato thanë se Duda kishte bërtitur aq shumë, sa nuk e lejonte as ligji. E krahasuan piskamën e kënaqësisë së Dudës me zhurmën e avionit, me zhurmën e trenit dhe me të fiqës.

Një debatues tha se burri i saj, tanimë me brirë, nuk dallohet nga cjeptë. Tjetri tha: „As nga kaprolli.“

Madje, në një debat një intelektual shumë i madh dhe ekspert shumë i njohur i fushës, tha:

Çysh kur ka ardhë ky Çeveri, asht rrit tradhtia e grave me 13%. Në anën tjetër, 17% të burrave nga 30 deri në moshën 50 vjeçare, nuk iu qohet ma dhe e përdorin picimulin veç me bae shurrën. Puna viran asht me neve! Sa më shumë rri ky Çeveri, kjo numër po rritet. Virgjënia ka ra për 20%. Pa asnjë dyshim fajet i ky Çeveri: nëse gruja s’ta jep, ndoshta ta jep kojshikja, nëse kojshikjta s’ta jep, ta jep kolegia, mos me ta dhanë as ajo, shko me bae masazh. Kshtu po thotë Çeveria e dallaveraxhisë Kurti…

Një jurist i madh në debat, tha se K.H., tani si klient i tij, do të kërkojë dëmshpërblim nga polica dhe zjarrfikësit pse e kanë penguar lezeterinë e tij dhe zonjës Dudë.

Edhe Duda ka të drejtë që q… kur t’i teket dhe me kë t’i teket. Këtë ligji nuk e ndalon. As Qeveria, jo…“ tha ai në fund të debatit.

„Poshtë Qeveria Kurti!“, bërtitën në fund pjesëmarrësit e debatit “Me gjenitë e kombit“ në TV Inteligjenca.

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.