Për ish nxënësin e Panorcit, profesorin Hysni Gashi dhe mësuesit/et në Malmö

2
Sinan Kastrati - Hysni Gashi - me nxënës

Imagjinatës e fantazisë sime ia hapa dyer e dritare.

Sot vendosa të jam i lirë, të fluturoj nëpër vite e decenie, ti jap vetit lirinë që e meritoj. Të shkruaj ate që dua sikur kur isha i ri e luaja futboll pa këpucë. I vraja këmbët por nuk ndieja dhimbje e lojën e vahdoja.

Imagjinatës e fantazisë sime ia hapa dyer e dritare.

Nuk më kujtohej titulli i vjershës së D. Agollit, “Mbrëmje letrare”. Mora librin me poezi të Dritëroit, e gjeta në raft. E gjeta edhe poezinë dhe fillova ta lexoj.

Recitojva disa vargje, sipas librit:
“… tërë ditën u lodhëm shumë,
Unë nëpër vargje, ata nëpër Bunë”.

Edhe këto vargje, nuk i kisha mbajtur mend si duhët. I thoja gabim kur bisedoja me kolegë të punës:
“ … gjithë ditën u lodhëm shumë,
Unë nëpër vargje, ju nëpër lumë”.

Sa mirë thash që kolegët nuk më kanë kuptua sepse as ata nuk e kanë ditur e ndoshta nuk e lexua vjershën prandaj kur unë e kam thënë gabimisht, ata janë parqitur se se e kuptuan.

Menjëherë, pasi e mora librin me poezi të Dritëroit, nuk u durova pa lexua edhe të tjera poezi. Fillova ta shfletoj librin e nuk munda të ndahem pa i lexua edhe vjershat e poemat tjera “Përsëri për tokën”, “Krevati i perandaorit”, “Poema e të pagjumëve”, “Mundja e Lekë Dukagjinit”, “Në kryeqytet”, “Pleqtë e qytetit tim”, “Devoll, Devoll 1-5” dhe “Dy fjalë potëve që vijnë”.

Kjo domosdo se më këtheu në kohën kur studjoja Letërsinë, vitet 1975-1979, ku çdo mbrëmje shetisja rrugëve të katundit (jo “fshatit”) tim, Turjakës derisa lodhesha. Takoja “Pleqtë e katundit tim” (apo “…fshatit tim”). Bisedoja edhe me çobanët (apo “barinjët” e Turjakës) dhe këthehesha e haja bukë me babën. Edhe nëna vinte në odën e vogël e të errët. E ngrata rrinte në këmbë ose ulej te dera e na shikonte se si ne hanim bukë. Nganjëherë rrinte më gjatë, nganjëherë jo. Ndodhte që baba i bërtiste:

– Shko!

Nëna dilte pa bërë zë duke shikua nga unë sikur më lutej që ti flas babës e atij ndoshte do ti zbutej zemra e ajo do të rrije edhe pak me mua.

Pasi hanim darkë, darkë katutundi me kos e djath, speca me shllinë, pite me kunguj, përpeqa, kërlane të captume, bakllasarme, byrekë me mushkëri që veç gratë e Turjakës dinë me i gatua shishëm sa s`ka, baba shkonte me ndejtur te baba Imer i cili jetonte me djalin e vogël, vëllain e babës, Seferin. Edhe unë shkoja te baba Imer, gjyshi por jo çdo natë. Pasi shkonte baba, unë isha i lirë, krejt oda ishte imja.

Lexoja vjersha e poema të I. Kadaresë, Agollit e në të njëjtën kohë dëgjoja edhe këngë nga Salih e Feriz Krasniqi, këngë trimërie por edhe këngë dashurie, pasi nuk ishte baba. Baba nuk lejonte që të këndonte kush e as të dëgjoheshin këngë dashurie në odë a të dëgjonin gratë e fëmijët. Kështu bëja çdo mbrëmje e çdo natë, deri në mars të vitit 1981. Kjo traditë imja u ndërpre pas viti 1981, pas Demonstratave të Pranverës, marsit e prillit `81.

Më mbeti vetëm magnetofoni, si qerrja pa ki

Policia gjatë bastisjes mi kishte marrë disa fotografi (109) dhe 4 bobina me këngë e materiale tjera. SHSSH (Shërbimi i Sigurimit Shtetëror), mi mori disa gazeta (“Zërin e popullit” (revista (“Bashkimi”, “Nëntori”, “Drita”), libra e fletore me shënime.

Hysni Gashi me nusen e tij

Dy pako me libra Ahmeti *) i kishte futur në dhe por kishte harrrua dhe vetëm pas 40 vjetëve më tregoi se ku janë librat, aty ku sot është ndëtua shtëpia e re e Selamiut*)

Më mbeti vetëm magnetofoni *) e kujtimi për të kaluarën.

Dje ishim në një drekë me disa nga ish kolegët, mësues/e shqiptarë/e: Mediun, Mitatin, Muratin, Myzaqetin, Sirinë, Teutën, Valbonën (dhe një mysafire, Lumnije Gollakun, edhe ajo mësuese, fqinje e Valbonës).

-Jeni poet? Më pyeti një mësuese që nuk e njoha por që kishte ardhur me mësuesen Valbone, nga Helsingborgu, qytet 70 km. në veri të Malmös

-Jo, Sinani nuk shkruan vjersha. Ky vetëm në prozë shkruan, ndërhyri Murati.

Kjo ma kujtoi një bisedë me Emil Lafen i cili tregonte histori nga jeta e puna me Eqrem Çabejn, Mahir Domin e Aleksandër Xhuvanin.

-Kur më pranuan në punë, nuk kisha zyrë timen. Më thanë të rri në zyrën ku punonin Eqrem Çabejn e Mahir Domi ndërsa kur të dëgjon makinën që ndalon te shkallët, lëshoja karrigën se është karriga e vendi ku ulej Aleksandër Xhuvani, sepse unë ulesha në karrigën e Aleksandër Xhuvanit. Po profesor nuk vinte rregullisht.

Hysni Gashi me nusen e tij

Njëherë tregonte profesor Lafe, Eqrem Çabej punonte në Shkodër, si drejtor në internat (?). Një banues internati shkon dhe ankohet te drejtori se një çun na Malësia e Shkodrës e ka ofendua. Drejtori (E. Çabej) i thërret dhe i pyet të dytë.

Kur e pyet shkodranin:

– E keni ofendua banuesin (nga jugu), shokun tuaj?
– Jo drejtor, nuk e kam ofendua. Ne malsorët dhe shkodranët nuk ofendojmë me fjalë, ne vrasim.

Bisedat me Valbonë Gashin rreth librit monografik të profesor Hysni Gashit-Toska.

Një grup intelektualësh vullnetarë nga komuna e Malishevës për të gjallë të profesor Hysni Gashit, ish profesorit tim të historisë kishin vendosur që të shkruajnë një libër monografik për Hysniun, për punën e tij të palodhshme si mësimdhënës në paralelet e gjimnazit në Malishevë. Pasi vdiq profesor Hysniu, mendova se si shumë nisma të tjera, e kanë harrua edhe librin për profesorir por jo.

Hysni Gashi – student në Beograd

Burimi, djali dhe fëmiu i parë i profesorit më shkruajti nga Gjermania, para 4 ditëve se libri për Hysniun (babain) është gati për botim. Atherë, edhe unë si ish nxënës i profesorit kisha dëshirë që t`ia ngjehi disa fjalë profesorit dhe menjëherë, pa luajt nga karriga fola me Izet Shalën, autorin e librit dhe Fetah Berishën, ish nxënës i profesorit.

Hysni Gashi – me Sevdien, nusen

Hysniu si fëmi jetoi 6 vjet në jetimoren e Vlorës

Biseda me Burimin, djalin e madh të Hysni Gashit ishte e gjatë dhe e dhimshme. Ai më tregoi se profesori Hysniu, si fëmi ka jetua në jetimoren e Vlorës në Shqipëri. Ishin vitet 1946,47, vite kur babai i profesor Hysnit, Selim Osmani ishte në burg, në Letogllavë të Kroacisë i dënuar me vdejkje e më vonë, dënimi iu këthye në 20 vjet burgim të rëndë që i kishte shërbye besnikërisht si kurir i Bajram Currit *)

Hysni Gashi – me Sevdien në biçikletë

Thirra edhe Valbonën, vajzën e profesorit e cila jeton dhe punon në Gjermani dhe mora vesh se edhe ajo është e informuar … dhe dinte shumë për jetën e Hysniut. Ajo më premtoi se do të mi dërgoi disa fotografi të profesorit si student në Beograd dhe do ti shkruaj disa fjalë për babain ani pse, e kishte të vështirë pas vdekjes së dy prindërve, nënes (Sevdije) dhe babait (Hysniut).

Izet Shalës që është autor i librit i premtova që javën tjetër do t`ia dërgoj disa rreshta, kujtime për profesorin kryengritës (kokëfortë) por që më deshi e më besoi shumë.

Hysni Gashi – me familje – Sevdien, Burimin, Valbonën, Kushtrimin dhe Arbenin

Epo edhe unë u plaka e u pensionova.

Një ish nxënësi i imi nga Panorci, Brahim Bajra, nxënës në vitin shkollor 1979/1980 ishte interesua se ku jam dhe pse nuk po i shkruaj e flas.

Brahimi *) më gjeti

Biseda me ish nxënësin tim, Brahim (Murat) Bajrën e Panorcit, në vitin shkollor 1979/1980. Ai më kishte kërkua me qiri e me pishë derisa me gjeti sikur gjyshja ime gjylpanën. Nana Didë, kur i humbëte gjylpana në hi, e lypëte derisa e gjente: Krejt hinin e sitëte në sitë derisa e gjente gjylpanën që për te kishte vlerë të madhe sepse i mbeteshin teshat pa arrnue. Nuk thuhej kot ”Për ni pe e ni gjylpanë, na shkoi dam ni gunë e tanë” (Për një pe e një gjilpërë, vajti dën një gunë e tërë”). Edhe ai më gjeti mua dhe biseduam. Po çka nuk biseduam se?

Sinan Kastrati në mes – me Teutë, Lumnije, Fatime, Siri, Valbonë, Muratin, Mediun e Mitatin. Malmö, 18 mars 2023

Biseduam për Familjen Bajra, për Islam Brahimin, të zotin e shtëpisë, për Muratin, (vëllain e Islamit, babën e Brahimit) e Man Halilin, Hysen (Hisen) Dergutin, Xhemajli Dinën, Fadilin e Xhevdetin, Murat Musën, Magjun e Qerim Hajrullahin, për nxënësit e nxënëset, për ata që kanë vdekur e ata që janë gjallë, për Rexhepin e Ramadan Sylës, të ndjerë


*) Ahmeti e Selamiu janë djemë e axhallarëve. Ahmeti është i Reshiti e Selamiu, është e Avdullahit (Dulës). Reshiti, Avdullahi e Uka (baba im), Baliu e Seferi janë vëllezër), djemt e Imer Seferit e Xhezidës (nanës Didë)

*) MAGNETOFON m.

Aparat i posaçëm me shirit magnetik për regjistrimin dhe riprodhimin e tingujve. Magnetofon dore (me bateri). Shirit magnetofoni. Këngë (muzikë, bisedë) e regjistruar në magnetofon.

*) Selim Osmani- Hajda, ishte ka qenë baba i prof. Hysni Gashit. Selimi i ka shërbye si kurir i Bajram Currit. Pas vitit 1945, Selimin gjykata në Jugosllavi (nuk dinte cila gjykatë) e ka dënua me vdkje. Më vonë Dënimi me vdkje iu ka ndryshua, në 20 vjet burgim të rëndë.

Për këto më shumë do të flas në librin monografik për Hysni Gashin

*) Brahimi tash jeton e punon në Maribor, 42 vjet. Ka 4 fëmije, dy qika e 2 djem me pregatitje akademike.

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 19 mars 2023
sinan.kastrati@hotmail.com

2 KOMENTE

  1. Përgëzime për shkrimet me vlera të mëdha, miku im, Sinan Kastrati!
    Juve po ju bëni nder të madh shumë personaliteteve të ndryshme të gjallëve e të vdekurve …
    Nderimet tona kombëtare, Xhafer Leci

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.