PROTESTAT E VETERANËVE, DHE GRUSHTSHTET!

1
Veteranët - OVL - protestë në Prishtinë

Gani I. Mehmeti Gani I. Mehmeti

Se ka njerëz të pakënaqur në shoqëri të ndryshme brenda një shteti, ka qenë dhe mbetet normale. A është mirë? Jo – do të ishte përgjigja, por pakënaqësia nuk është prej sotit. E mira më e madhe do të ishte siku ne të ishim të gjthë të kënaqur, të pasur, të paguar mirë, të mos kishte raste sociale, etj.

Por, do të shte mirë të mos kishte edhe asi që vjedhin e plaçkisin shtetin, në veçanti nga ata që janë në krye të shtetit, sepse po të mos ishin ata të tillë, të tjerët do të luftoheshin shumë lehtë, madje edhe me vullnet. Mirëpo, e keqja është këtu, se duke qenë në pushtet, në qeveri apo në presidencë, dhe me ndihmën a kapjen e prokuroëve e gjykatave, shteti u vidh për vite me radhë. U bënë politikaj të pasur me shtetin e tyre të varfër.

U soll si i soll, dhe në qeveri erdhi Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje. Albini, nuk e di, a erdhi në bazë të premtimeve të tij në qeveri, apo nga puna e dobët e shkatërruese për shtetin nga qevritë e tjera të mëparme. Besoj, u bënë të dyja, por kjo e dyta priu më shumë, pse zgjedhësit deshën të bëjnë ndryshime.

Ndryshime në një shtet me kaq keqqeverisje, është vështirë të bëhen. Do shumë punë, pse po has edhe në shumë kundërshtime, deri edhe me kërcënime në shkatërrimin e vendit.

U ngritën në këmbë punëtorë e sindikata punëtorësh për një mirëqenie më të mirë të tyre, me çka mundemi edhe t’i arsyetojmë, ndoshta. Po ashtu, u kërcënua e kërcënohet edhe me greva të ndryshme të sindiklaistëve, me çka gjendja do të përkeqësohej edhe më shumë në të gjitha drejtimet. Pa menduar se gjatë kësaj kohe ishte edhe pandemia.

Erdhi edhe deri tek greva e veteranëve të Organizatave të dala nga Lufta e UÇK. Unë edhe këtu nuk do të hyjë se kush sa ka të dejtë, por të kërcënohet shkatërrimi i vendit, të sulmohet gjithçka e asaj të arriture deri tani për interesa personale, kur një kohë, po këta kanë sakrifikuar edhe jetët e tyre, duke iu kundërvënë ushtrisë e policisë serbe për çlirimin e Kosovës, nuk më duket normale dhe është plotësisht e papranueshme.

Dhe, deri sa në të gjitha këto protesta, kërcënime grevash e tjera, do të ishin në rregull, sikur të mos u prinin deputetë partitë opozitare politike në Kosovë.

Unë mendoj se punëtorët, veteranët, sindikatat – mund të kërkojnë gjithçka që u takon brenda së drejtës së tyre. Nuk pranoj assesi kur në krye të tyre vehen deputetë e liderë partishë opozitare, të cilët janë më të pasurit në shtet, dhe deri sa ishin në pushtet nuk menduan për shumë çështje të punëtorëve, rasteve sociale, ngritjes së pagës minimale e të tjera, me çka sot shprehen të pakënaqur. Depuetët e kanë vendin në Kuend, jo në rrugë.

Deri sa kërcënohet qeveria nga partitë opozitare në mënyrësn më të ashpër, por mirë që deri sot nuk ka pasur veprime, për mua kësaj i vie era GRUSHTSHTET! Dhe, si ka për të qenë ndryshe grushtshteti, unë nuk e di. Në Kuvend ke fjalorin më të keq se atë të rrugaçërisë, ke aq ofendime e sharje, sa unë e di se në të kaluarën jo të largët, janë dënuar në forma të ndryshme, pikërisht për të edukuar të paedukuarit dhe për t’i edukuar fëmijët e të tjerët.

Vallë, mos sot erdhën në Kuvendin e Kosovës ata që kurrë sa ishin nxënës nuk u treguan të edukuar, nuk u treguan si njerëz dhe nuk u treguan për shtet, popull e vend? Erdhën ata që për interesa të tyre persnale e kallin Atdheun, pse ose duhet të jem unë, ose askush tjetër! Po i shtroj këtë pyetje, pse e di mirë kur kishte nxënës të tillë që vardiseshin në çdo mënyrë për të kryer klasën, ndoshta edhe me kërcënime, nëse nuk kanë mundur ndryshe t’i përfitojnë mësmidhënësit e tyre! Falë Zotit, nuk është ndonjëri nga nxënësit që unë mbaj mend si mësimdhënës.

Ne mbajmë mend kur na tregonin se si i dënonin hajnat në kohën e komunizmit, që ne e përqeshim sot. Vërtet, çdo sistem e çdo shoqëri ka të mirat dhe të këqiat e veta, por këtu, komunizmi ka qëndruar shumë më në nivel. Në komunizëm, kur e kanë zënë hajnin, i kanë ngarkuar mallin e vjedhur në shpinë dhe e detyronin të rrëfente vetë hajni se ai kishte vjedhurmallin që e bartte mbi shpinë, për ta denigruar atë deri në tokë.

E di se dikush do të qeshej, se sot nuk vidhet mall, por para, dhe ato përmes llogarive të hapura ose edhe në dorë. Po, edhe me to sikur të shëtitej në shpinë nëpër qytet, do ndikonte ndryshe, kur paratë e vjedhura do të detyrohej t’i kthente të gjitha, madje edhe duke u dënuar me burg sipas shumës së vjedhur.

Mirëpo, sot pikërisht hajnat nderohen, respektohen, quhen “bosa”, kanë shoqëri me pushtetarë, me policë, me gjykatës, me prokurorë, sa edhe i kërcënohen sicilit që e lyp nevoja.

Jo, kjo nuk është demokraci, kjo është anarki, shtet mafioz e gjithçka tjetër e keqe, por demokraci jo.
Pra, kësaj, kur opozita nuk lë gur pa lëvizur vetëm për ta rrëzuar qeverinë, ndryshe nuk mund ta quajmë, përveç GRUSHTSHTET, pavarësisht disa gabimeve që mund t’i ketë qeveria.

Më 18 qershor 2022
Francë

1 KOMENT

  1. Z. Mehmeti, titllimi i analizes nuk është i qëlluar. Nuk është ngaqë, ata që luftuan për çlirimin e vendit të vetë, nuk do luftonin kurrë për rrënimin e tij. Do t’ishte paradoks: sëpari rrezikon jeten për ta çliruar më pas bënë ç’është e mundur për ta rrëzuar.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.