VUÇIQI, SECESIONIZMI DHE PUSHTIMI E ÇLIRIMI

0
Aleksander Vuçiq

Gani I. Mehmeti

Ngjan që njeriu si është vet, ta quajë atë tjetrin, kështu si secesionisti Vuçiq, e quan secesionist Kurtin!
Vuçiq tha se marrëveshja mund të arrihet pasnesër, për të premten, “nëse Kurti heq dorë nga idetë e tij secesioniste”.

“E shihni në këtë letër të Bashkimit Evropian, thonë se të gjithë secesionistët duhet të sulmohen. Dhe ata secesionistët, kanë bërë një shkëputje të dhunshme të një pjese të territorit tonë. Pra, deri ku mund të shkojë kjo paturpësi. Ju nuk mund të duroni. Unë nuk kam fjalë për të përdorur. Ata duan të dënojnë ata që mbështesin shkëputjen, mendoj pjesë të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës. Ata që bombarduan një vend dhe bënë një shkëputje të dhunshme. Dhe ju nuk besoni kur e lexoni”, tha Vuçiqi.

Sipas shkrimit të Vuçiqit, sikur ai na del i turpshëm dhe nuk bën paturpësira, pse vrasja e popujve tjerë, siç veproi ai në luftërat e Jugosllavisë, nuk qenkan të turpshme, madje na del se paskan qenë të ndershme!!!

Deri sa Vuçiqi flet për secesionizmin, ai nuk na jep sqarime të mjaftueshme se kush është secesionist e kush pushtues në këtë rast.
Apo, mos Vuçiqi ende është duke ëndërruar se Kosova është “pjesë” e Serbisë, ashtu siç ishte që prej pushtimit më 1912 e deri më 1999.
Një vend që nuk është i yti, mund ta pushtosh, por vetëm si të pushtuar mund ta mbash, ku lufta për çlirim e atij vendi do të vazhdojë deri në fund, ashtu siç ka ndodhur gjatë gjithë shekullit që e lamë prapa e deri me çlirimin e Kosovës, që Serbia e kishte ndarë nga shteti Shqiptar, ende pa u çliruar mirë nga Perandoria Osmane.

Tani, kur Kosova është shtet i pavarur, e pranuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, secesionist është vetë Vuçiqi, i cili, duke qenë i vetëdijshëm se Kosova është e Pavarur, ai përpiqet t’ia ndajë katër komunat në veri të Kosovës, me çka do të pajtonte ta pranonte Kosovën shtet. E, deri sa Vuçiq përpiqet të ndajë një pjesë të Kosovës, ai vetë është secesionisti.

Vuçiq, secesionist mbetesh ti në rastin konkret, jo Kurti.

Madje, sikur të kërkohej edhe kthimi i territoreve të pushtuara prej të parëve tuaj që më 1877/78, nuk do të ishte secesionist, por do të ishte e drejtë e plotë për kthimin në tokat e tyre të pasardhësve të atyre që u ndoqën atë kohë nga sanxhaku i Nishit e nga Toplica me vrasje, plaçkitje e ndjekje, që qe bërë spastrim tërësisht etnik nga shqiptarët.

Kosova vetëm sa u çlirua nga ju secesionistët e vitit 1912. Tani sërish përpiqeni të bëheni secesionist, me përpjekjet për ndarjen e veriut të Kosovës, që edhe këtu, sidomos në Mitrovicën Veriore, i ndoqët shqiptarët në vitin 2000, me ndihmën e KFOR-it, të cilët penguan kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre në veri, me një prapavi që sot po shihet.

Ne, shqiptarëve, nuk na është dhënë rasti të jemi secesionit, as që na ka shkaur në mendje, përveç luftës për çlirim kundër secesionistëve si Vuçiqi!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.