Babait tim

1
Pena

Fllanza Macula

Netët tona plot pikëllim e melankoli
zemra ime kullon gjak
buzët shkrumb
Si ta harroj pikëllimin
si ta harroj mallin
ku në çdo çast
si një enigmë më vijnë para sysh
kujtime
Kam fjetur e zgjuar
nga net e ditë
Mbi rrahjet e zemrës
i ndjej kthetrat e një bishe të egër
Tmerrin e asaj mbrëmjeje
kurrë s’mund ta harroj
E kuptova se
më s’ka takime… ti nuk je
e unë jetoj edhe për Ty
Më shfaqesh…
fytyra jote pikturë e zbehtë
duart e mia të largëta…
Tani ti je larg e unë s’mund
të të shoh
i shtrij duart
të të mbërrij por kot
Nëse më shihni
duke puthur baltën
në vrazhdësinë e saj të magjepsur
mos më qortoni
sepse aty flenë
eshtrat e babait tim
Një dashuri prindërore e tretur
Baba hape gjoksin tënd të ngrohtë
të strukem pakëz në të
të ngrohem si në vatër
Largohu errësirë
se dua të të shoh më mirë

Dërgoi për publikim, Ajete Zogaj, studiuese

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.