GJENDJA E TENSIONUAR NË VERI TË KOSOVËS, SHKAK I PËRKRAHJES SË SERBISË NGA NDËRKOMBËTARËT

2
193
Veriu i Kosovës

Gani I. Mehmeti

Çështja rreth gjendjes së targave të jashtëligjshme në veri të Kosovës ka ardhur krejt nga mbështetja e ndërkombëtarëve ndaj serbëve të Kosovës dhe të Serbisë.

Në këtë drejtim u gabua së pari nga ndërkombëtarët që u qortua Kurti pse nuk shtyu zbatimin rreth targave edhe për dhjetë muaj, deri sa në anën tjetër, i jipnin të drejtë Kurtit në zbatimin e ligjit. Ndërkaq, Kurti gaboi pse nuk i dëgjoi ndërkombëtarët për shtyrje të afatit për aq kohë sa kërkuan ata.

Mirëpo, sikur ndërkombëtarët të mos e qortonin Kurtin pse nuk bëri shtyrjen e afatit, përkundër kërkesës, ata nuk do të dorëhiqeshin nga institucionet në veri të Kosovës. Në këtë drejtim ishin edhe të gjithë analistët e TV-të dhe opozita Kosovës, madje, edhe duke iu prirë të këqijave, me pretekst se kush po di më parë për ngjarjet se si do të ndodhin në të ardhmen.

Në vijën e Kurtit ishte vetëm Qeveria e Kosovës.

Me një fjalë, në gabimet e ndërkombëtarëve dhe të Kryeministrit Kurti, fituan serbët, të cilêt u trimëruan dhe u dorëhiqën, duke lënë komunat në veri të Kosovës pa institucione.

Në anën tjetër, Serbia në matjen me ndërkombëtarët, ka dalë më e fortë, madje edhe më e fortë se sa Rusia.

Serbia nuk pranoi sanksionet ndaj Rusisë sipas kërkesës së BE , SHBA e NATO dhe sërish, ajo përkrahet në raport me Kosovën, sërish i kihet frika për veriun e Kosovës, sërish serbët armatosen e askush as i qorton, as i ndalon, as i sanksionon.

Deri sa Serbia nuk pranon t’i vë sanksione Rusisë, është dashur t’i veheshin sanksione edhe Serbisë.

Dhe, në vend të sanksioneve, atje shkuan plotë investitorë nga shumë shtete të zhvilluara.

Mjerë i ligu, po i forti është! (Popullor).

2 KOMENTE

  1. I nderuari i Mehmetoglu,

    Amerika dhe UK po e mbrojnë Kosoven prej Serbise, e ti per cilet nderkombetar po fol, o arabi i nderuar Islamik dhe Komunist.

    Ti je njeri i keq dhe genjeshtar sikurse
    çdo Musliman me prejardhje Shqiptare.

  2. E ligëson veten kur flet për dikë që nuk e njeh! Unë jam dhe mbetem ai që jam, pavarêsisht nga kush çka flet, aq më pak ai që nuk më njeh fare.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.