13.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

NJË MONUMENT BUSTI PËR SHKRIMTARIN PËR FËMIJË YMER ELSHANI PRANË SHTËPISË SË TIJ NË KARRATICË TË POSHTME TË DRENICËS

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Nismë

Shkrimtari dhe studiuesi për letërsinë për fëmijë, Ymer Elshani, është masakruar deri në shkallë të gjenocidit nga regjimi fashist i Serbisë në Paklek të Vjetër të Drenicës me familjen e tij. Në këtë katrahurë të përgjakur e të djegur, ka shpëtuar vetëm vajza e tij, Teuta Ymer Elshani, e cila jeton dhe punon në Amerikë.

Para do kohe, ka nisur nisma që shtëpia e shkrimtarit Ymer Elshani të bëhet muze e orëve të historisë së Kosovës për Liri dhe Pavarësi dhe për brezat e rinj shqiptarë. Po në këtë nismë, do të propozojmë që të ngritet një monument i bustit të shkrimtarit Ymer Elshani pranë shtëpisë së tij në Karraticë të Poshtme të Drenicës, në shenjë nderimi e përkujtimi  për jetën dhe veprën e krijimtarisë latrare për fëmijë.

Për këtë nismë, i bëjmë thirrje Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Ministrisë së Kulturës si dhe botës së bizneseve e të diasporës shqiptare nëpër botë, që të ndihmojmë ngritjen e një munumnenti të bustit në bronz për shkrimtarin për fëmijë Ymer Elshani, i masakruar me familjen e tij deri shkallë të gjenocidit nga regjimi fashist i Serbisë në Paklek të Vjetër të Drenicës.

Shkrimtari për fëmijë Ymer Elshani në një monument të bustit në bronz e meriton pranë shtëpisë së tij në Karraticë të Poshtme të Drenicës!

Çikago, më 29 dhjetor 2023


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit