U kapa në litar të lotëve dhe Shpresa jonë

0
Zymer Mehani - shkrimtar

Zymer Mehani

U kapa në litar të lotëve

U kapa në litar të lotëve,
Në errësirën e asaj nate të thellë,
Sytë e mi të mbytur në mall e vuajtje
Të dërrmuar nga i jetës helm e vrer.

U kapa në litar të lotëve,
Në atë natë të heshtur e të hidhur,
Kur tingujt e melankolisë flisnin me pikëllimin,
Dhe yjet shihnin në sytë e mi trishtimin.

Në litarin e lotëve, unë rrija i heshtur,
Si meit i shkretë, në melodi i tretur,
Dhe pikëlotët bëheshin si të detit valë,
E kujtimet rriteshin, bëheshin sa një mal.

U kapa në litar të lotëve,
Dhe çdo lot ishte një poezi e fshehur,
E shkruar me dhimbje dhe kujdes të pashuar,
Në faqen e heshtjes sime, nën hijen e harruar.

Por lotët nuk ishin vetëm dhimbje,
Ata ishin edhe shpresë e ndezur,
Sepse në çdo pikëlotë, shikoja yje të ndritshme,
Të cilët më udhëzonin shtigjeve të stuhishme.

U kapa në litar të lotëve,
Por sot, ky litar është shndërruar në fjalë,
Që shpërfaqen në vargje dhe në zemrën time,
Dhe poezia vazhdon të rritet si lastar.

Shpresa jonë

Në zemër të errësirës, si dritë e vogël ndriçon,
Shpresa e pakëputur, që në zemrat tona gjallon.
Edhe pse ndonjëherë hija rrugët mund t’na i mbulojë,
Shpresa jonë nuk ndalet, por vazhdon të jetojë.

Në ditët e ftohta, kur bie dëbora e bardhë,
Shpresa jonë është zjarri që na ngroh me zjarr.
Edhe pse stuhitë dridhje mund të na shkaktojnë,
Shpresa jonë është kënga që na bën të këndojmë.

Në netët e errëta, kur në qiell yjet nuk duken,
Shpresa jonë është hëna që na ndriçon rrugën.
Edhe pse deti mund të na mbytë në dallgët rrokopujë,
Shpresa jonë është varka që na mban mbi ujë.

Sa të jemi dhe të rrojmë në jetën e përditshme
Shpresa është e pakëputur, e fortë dhe e ndritshme.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.