Milazim Zeqiraj
Që nga shkurti i vitit 2025, Kosova po shkon për herë të tretë në zgjedhje për shkak të pamundësisë për krijimin e institucioneve të reja. Partia fituese e zgjedhjeve, e udhëhequr nga z. Albin Kurti, nuk arriti të marrë përgjegjësinë politike për ndërtimin e një shumice funksionale dhe krijimin e institucioneve përmes dialogut me opozitën.
Mungesa e dialogut politik
Zhvillimet e fundit politike janë shqetësuese. Refuzimi i dialogut me opozitën nuk i ka shërbyer vendit. Në një demokraci parlamentare, fituesi i zgjedhjeve duhet të udhëheqë procesin politik, por njëkohësisht ka detyrim të ndërtojë marrëveshje me opozitën për krijimin e stabilitetit institucional.
Kriza institucionale pas zgjedhjeve
Në zgjedhjet e fundit, z. Albin Kurti kishte një mbështetje të madhe elektorale, mbi 51% të votave, por kjo nuk u përkthye domosdoshmërisht në stabilitet afatgjatë.
Sot krijohet përshtypja se, edhe sikur opozita ta kishte mbështetur kandidatin e propozuar, psh z. Glauk Konjufca, një figurë mjaft karizmatike për president, vendi përsëri do të shkonte në zgjedhje. Kjo tregon se problemi nuk qëndron të opozita parlamentare, por të mungesa e kulturës së dialogut me opozitën dhe përgjegjësisë ndaj faktorit ndërkombëtar.
Albin Kurti politikan i lexuar, orator në fjalim, por i kufizuar në dialog politik
Z. Albin Kurti është padyshim një politikanë i artikuluar dhe shpesh bindës në paraqitjet e tij në Kuvend. Megjithatë, në praktikën politike ai ka treguar mangësi serioze në ndërtimin e konsensusit politik për Kosovën.
Nëse një kryeministër nuk arrin të komunikojë me opozitën brenda Kuvendit të vetë atëherë vështirë së mund të këtë sukses në dialogun me bashkësinë ndërkombëtare.
Marrëveshja e Ohrit, ngërçi politik dhe nevoja për bashkëpunim
Dialogu i vetëm i rëndësishëm i kryeministrit Kurti ka qenë ai në Bruksel, që rezultoi me Marrëveshjen e Ohrit. Ky proces e ka vendosur Kosovën në një pozitë të vështirë politike.
Nuk mund të thuhet nëse kjo ka ndodhur me vetëdije, por si pasojë e paaftësisë për dialog politik në nivele të larta ndëkombëtare.
Fakti mbetet, se marrëveshja nuk është nënshkruar formalisht deri më sot. Ajo nuk duhet të pranohet me çdo kusht, pavarësisht zotimeve politike apo presionit ndërkombëtar për zbatimin e saj. Koj duhet të vlej edhe për qeverit tjera.
Kjo marrëveshje konsiderohet e rëndë për vendin dhe do të mbetet barrë edhe për qeveritë e ardhshme.
Për tejkalimin e kësaj situate kërkohet bashkëpunim i gjithë spektrit politik, me qëllim që dialogu të zhvendoset nga Brukseli drejt Uashingtonit.
Z. Albin Kurti i vetëm nuk ka mundësi ta realizojë këtë.
Kjo kërkon bashkëpunim të sinqertë politik, sidomos duke pasur parasysh se kryeministri deri më sot nuk ka arritur të krijojë raporte të qëndrueshme me administratën amerikane.
Marrëveshja e Ohrit dhe opozita
Opozita posaqerisht LDK ështe prononcu se Marrëveshjen e Ohrit si e tillë nuk pranohet
Pasojat e saj i bart vendi dhe qytetarët.
Opozita, posaçërisht LDK-ja, fihet edhe në fushatë të pronocohet botërisht kundër marrëveshjes së Ohrit. Kjo mbetet barrë për çdo qeveri.
Lëvizja politike e znj. Vjosa Osmani
Lajmi i fundit që po shihet si shpresë politike është kthimi i znj. Vjosa Osmani në LDK, me shpresë për rikthimin e dialogut nga Brukseli në Uashingtonin.
Ky rikthim mund të paraqesë një ringjallje të elektoratit të fjetur të LDK-së, si dhe të një pjese të votuesve që dikur e kishin mbështetur LVV-në në emër të saj.
Një pjesë e madhe e votuesve mbeten besnikë të së majtës, me bindjen se pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, LDK-ja nuk është e njëjta.
Një pjesë tjetër është shkrirë në LVV dhe sot janë më të zëshëm edhe se vetë themeluesit e saj, duke qëndruar aty për interesa politike dhe pozita, ndërkohë që deklarativisht mbrojnë rugovizmin, edhe pse nga Presidenca u hoq flamuri Dardan.
Kur ju thua ja sa e don vizionin e Rugovizmin, përgjigjen se ligji se lejon.
Shpresa të znj. Vjosa Osmani
Znj. Vjosa Osmani, gjatë mandatit të saj pesëvjeçar si presidente e vendit, mund të cilësohet si figura që ka neutralizu politiken agredive ndja bashkësisë ndërkombëtar,
Ajo ishte e vetmja figurë politike në Kosovë që kishte kontakte të drejtpërdrejta me administratën amerikane. Gjatë mandatit të saj, Kosova u përfshi në Bordin e Paqes, ajo pati takime të ngrohta me Presidentin Trump dhe takime me liderë botërorë, si dhe siguroi disa njohje të reja për vendin.






