Dialogu është i nevojshëm, jo për hir të përshtatjes, por për hir të kuptimit të së vërtetës

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Koment

Derisa të gjithë të fillojmë të japim kontributin tonë në ndryshimin kësaj gjendje të pa mirë politike, nuk do të përmirësohet gjendja! Do të qëndrojmë në një vrimë të zezë me minj të verbër, që luajnë rolin e pëllumbave për ne! Nëse populli pranon padrejtësinë, nëse hesht, nëse durojnë një gënjeshtër – ky është lloji më i keq i kapitulimit. Nuk ka shoqëri pa përgjegjësi. Nuk ka bekim të Zotit për lakminë, padrejtësinë dhe indiferencën ndaj njeriut…

Skënder MULLIQI

Politikanët plotë gojën e kanë për përmirësim të jetës, për progres, zhvillim, reformë, sukses e ndryshim. Shtrohet pyetja së sa i përmbahën këtyre zotimeve? Shumë pak. Me shumë po shohim dhe po përjetojmë anën e errët të medaljës. Ne po stagnojmë pas ideve dhe qëllimeve të cilat nuk kanë të bëjnë fare më zhvillimin dhe progresin. Po bëjmë garë se cili është më i mençur se tjetri dhe kush është më i sukseshem në rrena dhe mashtrime. Me gënjështra dhe mashtrime po dalin në pah lojërat djallëzore, më të cilat pos vetes po gënjëjmë edhe qytetarët për të larguar përgjegjësinë nga vetja.

Është spekulim nese mendojmë se kjo klasë politike mendon seriozisht në progres dhe zhvillim, kur po shohim gjithë këto turpe politike të tyre. Këta nga pa dija dhe lakmia nuk janë në gjendje për të menduar me koka të ftofta, nuk janë në gjendje për të kuptuar, se të menduarit duhet të përfundojë përpara se thuhet fjala e parë. Këta janë larguar nga rruga e duhur politike, duke e futur vendin shtigjeve të errëta. Janë bërë tashmë shumë të neveritshem më retorikat e tyre, të cilat janë të parezultat. Dhe, këta po sillën dhe po veprojnë sikur nuk janë të zgjedhurit e popullit, por populli të zgjedhurit e tyre!

Është koha e fundit të zgjimit qytetarë. Nuk po e kuptojnë apo nuk po dëshirojnë të kuptojnë se cila është e mira dhe cila është e keqja nga lakmia për pushtet absolut. Nëse miu na duket si pëllumb atëherë asgjë!E gjithë kjo çka po ndodhë më kriza politike dhe institucionale është e padenjë dhe e turpshme. Unë për vete nuk po kuptojë këta njerëz së ku po na dërgojnë ! Ky rrugëtim nepër rrugët qorre të këtyre njerëzve të politikës,ishte dashur të ndërpritet sa nuk është bërë vonë. Si ka kuptim kjo gjendje krize që shumë kohë? Për ata që kan ndjenja për vendin e tyre sigurisht që jo. Është turp kur këta i ndëgjojmë duke folur për vlera, e janë duke prodhuar antivlera. Kosova nuk është teater.

Dhe, është turp këta të quhën përfaqësues politik të popullit. Për sa kohë që ndodhin gjera kaq të liga para hundëve tona konsiderohemi si të parëndësishem. Derisa të gjithë të fillojmë të japim kontributin tonë në ndryshimin kësaj gjendje të pa mirë politike, nuk do të përmirësohet gjendja! Do të qëndrojmë në një vrimë të zezë me minj të verbër që luajnë rolin e pëllumbave për ne!Nëse populli pranon padrejtësinë, nëse hesht, nëse durojnë një gënjeshtër – ky është lloji më i keq i kapitulimit. Nuk ka shoqëri pa përgjegjësi.

Nuk ka bekim të Zotit për lakminë, padrejtësinë dhe indiferencën ndaj njeriut.Nuk është e thënë të gjithë të mendojmë njësoj, por duhet të mësojmë të respektojmë diversitetin. Uniteti nuk është uniformitet. Të qenit bashkë është kur ndryshojmë – dhe mbetemi njerëz me njëri-tjetrin. Dialogu është i nevojshëm, por jo për hir të përshtatjes, por për hir të kuptimit të së vërtetës. Është e rëndësishme të bëhet dallimi midis asaj që është thelbi dhe asaj që është periferikja…!

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit