PLAKAT VIJNË PARA PRANVERËS

0
Kalosh Çeliku - plakat

NGA  KALOSH ҪELIKU

Sipas një prej gojëdhanave shqiptare, plakat kishin shkuar në mal për të kullotur bagëtinë, dhe duke parë motin me diell, njëra nga plakat tha: tashti unë për qejf do ta kullos bagëtinë, të dhevsha dimrin. Marsi u zemrua aq shumë sa që tha: shkurt, o vëlla (prill) m’i jep tri ditë hua, t’i shuaj plakat me gjithë çka kanë.

Moti, tërbohet keq. Ditë me shi. Mjegulla në qiell, male dhe fusha. Plakat e Marsit vijnë para Pranverës. Dhe, i sulen Natyrës me shi, erë, stuhi dhe borë. Që, pas kësaj u bë aq ftohtë, saqë plaka ngriu me gjithë bagëtinë në mal, duke e kthyer në shkëmb. Mali Tomorr, është vendi ku plakat u ngrinë me gjithë bagëti, nga ditët që ia mori hua muaji mars shkurtit.

Gojëdhëna thotë, se: në atë vend sot gjenedet një gur në formën e një plake, ku sot e kësaj dite aty buron ujë, e thuhet se janë lotët e plakës. Legjendë e “Plakave të Marsit”, e cila sot përdoret si metaforë për të ndarë stinën e dimrit me atë të pranverës. Ardhjen e stinës luleve.

Sipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “Mitin e Plakave”. “Plakat” përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se “bën ftohtë ngaqë janë plakat”. Paralajmërim, i ditës e sotshme për Ditën e Nesërme të partive politike shqiptare para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale (2024).

Luftë, i shpallin Pranverës…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.