RRENA

0
275
Ndre Mjeda

RRENA

Mos thuej rrena kurr, o f’mi
por gjithmonë t’i keshë mëni.
Nji ndeshkim asht fort ma mirë,
Se rrencak ndokush me t’thirrë.

Mos t’shkojë mendja se me rrena
Fajin tand e msheh përmbrenda;
S’vonon dita, gja s’e ndal,
E në fushë rrena ka me t’dalë.

Por veç marrja ka me t’mbetë
E kund besë nuk ke për t’gjetë.
Edhe t’drejtë n’kjoftë se e thue,
Për rrencak kanë me t’kujtue.

Ndre Mjeda

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.