Demonstruesit u mblodhën jashtë Zyrës së Kryeministrit në Tiranë, Shqipëri, 20 qershor 2026. Foto nga Vlasov Sulaj/NurPhoto nëpërmjet Getty Images
Protestuesit nuk po kërkojnë të ndalen projektet turistike, ata thjesht duan një qeveri dhe zhvillime që respektojnë ligjin
Fred Abrahams*), Euractiv.com – Përktheu Arben Çokaj
Pjesëmarrje e madhe shënon ditën e 21-të të protestës anti-Kushner në Tiranë
Kujdes nga hendeku. Ky është mësimi kryesor nga raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025, të cilin Parlamenti Evropian e miratoi javën e kaluar.
Si Komisioni ashtu edhe Parlamenti gjetën mënyra të panumërta për të nxjerrë në pah hendekun midis ligjeve, politikave dhe strategjive të vendit kandidat të Shqipërisë nga njëra anë, dhe zbatimit të tyre nga ana tjetër.
Në atë hendek, enden flamingot. Protestat masive në Shqipëri kanë hyrë në javën e tyre të katërt pa asnjë shenjë humbjeje të fuqisë. Përpjekjet e qeverisë për t’i etiketuar ato si pro-greke, pro-serbe, pro-iraniane ose antisemite nuk e kanë ndaluar valën në rritje. As përdorimi i vulgaritetit apo një kënge çuditërisht narcisiste nuk ka ndodhur.
I quajtur “Revolucioni i Flamingove” sipas zogjve në rrezik nga një zhvillim luksoz turistik, protestuesit e përqendrojnë zemërimin e tyre në atë që e shohin si një elitë politike të korruptuar, që e shndërron tokën publike në përfitim privat.
Protestuesit jetojnë në një vend me një reformë në drejtësi të mbështetur nga BE-ja nga njëra anë dhe me rënie të rezultateve të Transparency International nga ana tjetër; me një strategji të re kundër korrupsionit dhe prokurorë të posaçëm nga njëra anë dhe një parti në pushtet, që mbron zyrtarët e nivelit të lartë nga ana tjetër; me mekanizma për të luftuar pastrimin e parave nga njëra anë dhe ndërtime në shkallë të gjerë të lidhura me pastrimin e parave nga ana tjetër.
Sfida e pranimit të Shqipërisë nuk është më legjislative – është një deficit i vullnetit politik, që prek të gjithë sistemin. Një përjashtim del në pah: politika e sigurisë dhe mbrojtjes e Shqipërisë, ku Komisioni vlerësoi “përputhjen e plotë” të vendit, duke përfshirë edhe sanksionet kundër Rusisë.
Përputhja në arenën e jashtme nuk është surprizë. Ai përputhet me një model, që nga rënia e komunizmit 36 vjet më parë: qeveritë shqiptare mund të luajnë mirë jashtë vendit dhe të sundojnë si të duan në vendimn e tyre.











