QETËSOHUNI NJËHERË

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Arif Ejupi (Protestë ndaj atyre që përpiqen të pengojnë zyrtarizmin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut)

Qetësohuni njëherë,
o arinj të murrmë,
o korba të zinj.

Rrezet e diellit
nuk ndalen me shoshë.

Hënës ndriçimin
s’ia ndalin lehjet e qenve.

Lumenjtë pakojnë ujin,
por rrjedhën
nuk e ndalin.

Malet i dëmton acari,
por prapë
mugullojnë.

Bilbilave mund t’ua vonojnë këngën
të pabesët dhe mizorët,
por assesi
t’ua ndalin.

Shqiponjave mund t’ua prishin folenë,
por fluturimin
s’mund t’ua ndalin;
as dallëndysheve,
as pulëbardhave
shtegtimin.

Kohës
nuk mund t’i ndalet hapi.

Qetësohuni njëherë,
o arinj të murrmë,
o korba të zinj.

ARIF EJUPI
Gjenevë, 5 dhjetor 2025

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit