Ka qenë dhe është fatkeqësi e madhe, që kemi fqinje Serbinë

0
170
Aleksander Vuçiq

Koment

Skënder MULLIQI

Vuqiq është ai që që po i sforcon KRIMINELET, të gjuajnë në KFOR, e në të njejtën kohë patrijarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije provokojë incident në kufij më Kosovën, për të ardhur për liturgji, në Patrikanën e Pejës. Kjo është Serbia e sotme, e mbushur si gjithmonë më urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve. E ngulfatur ne ide megallomane shoviniste të botes ruse dhe të botës serbe. Është fatkeqësi e madhe që kemi një fqinjë si Serbia, gjithmonë armike. Është kjo Serbi që po shkakton tragjedi popujve në rajon, po u shkakton incidente parreshtur pas luftës në veri, për ndarje të Kosovës.

Regjimet shoviniste të Beogradit e kan hipnotizuar popullin e vet, së kjo që po bëjnë është e mirë. Ne këtë lojë gebelsiane po marrin pjesë një pjesë e minortitetit serb ne veri më marrifetet më barrikada, më shpërthime bombash, dhe gjuatje armësh.Serbia më mirë do të ishte të shikon punët e saj, të merret më varfërinë ekstreme, e cila krejtësishtë është putinizuar. Vuqiqi më direktivat e Putinit krejtë vememedjën e ka përqëndruar në pushtimin e veriut të Mitrovicës. E ka futur në funksion edhe ushtarin shpirtëror – Kishën Ortodokse Serbe, sikur Millosheviqi në vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar.

Porfirije ishte nisur për Kosovë, por që ju ndalua hyrja në kufij nga pushteti i Prishtinës. Ky shovinist veq që nuk ka pasur guxim, më marrë ekspeditë pushtuese, që më helikopter të zbarkon në Patrikanë të Pejës, siç e kishte bërë këtë Joanikije në Cetinje të Malit të Zi. Këtë gjë Porfirije nuk e arriti në Kosovë, së këtë kënaqësi nuk ja lejuan organet tona të shtetit, të cilin e kthyen mbrapsht. Serbia mos tjetër dëshiron mbajë gjendje të luftës më Kosovën. Kjo është fjalë e “shtrejtë” për Serbinë, që donë të thotë, me e “dhi këtë Serbi shoviniste të Vuqiqit”. Me falni për këtë shprehje.

Komuniteti serb, i ka të gjithë kushtet për të jetuar mirë në Kosovë, dhe nuk ishte dashur as një serb i vëtem të instrumentalizohet për qëllimet e pushtetit të Vuqiqit. KFOR dhe EULEX, nuk ishte dashur të lejojnë kriminelët serb të armatosën, të gjuajnë në KFOR dhe policë të Kosovës, të improvizojnë rezistencë ndaj pushtetit legjitim të Kosovës, më barrikada si në kohën e Jogurt Revolucionit. Në këtë drejtim pushteti i Beogradit i ka instrumentalizuar edhe mjetet e informacionit, së gjoja “serbët në veri po i nënshtrohen tiranisë”, që këtë rrenë po e kaperdinë deri diku edhe faktori ndërkombëtar, duke iu krijuar favore kriminelëve serbo-rus.

Të gjithë këto të zeza po bëhën më direktivat e Putinit dhe të Vuqiqit, për përfitime serbo rusomëdha në rajon. Presidenti serb, sigurisht që situatën në veri po e shfrytëzon për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Kisha Ortodokse ishte dhe ka mbetur ekspozitura më aktive, që Ballkanin tia vënë në dispozicion diktatorit Putin. Dhe, për fund të këtij shkrimi, tashmë është bërë e qartë për opinion së në Serbi dhe në veri të Kosovës, po veprojnë mercënarët Ëagner, të cilët gjoja kanë ardhur për qëllime humanitare, më qendrën e tyre në Nish!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.