15.5 C
Tirana
E mërkurë, 20 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj GJUHA SHQIPE “ZYRTARE” APO E NËPËRKËMBUR

GJUHA SHQIPE “ZYRTARE” APO E NËPËRKËMBUR

0
Kalosh Çeliku - Atdheu

Nga KALOSH ÇELIKU

Gjithë jetën si shkrimtar shqiptar në Shtetin e “përbashkët” jugosllav, dhe këtij të Sotmit Neojugosllav, mes grushtave të tyre politik me arsimin dhe kulturën me vite kemi pasur probleme politike partiake komuniste ish jugosllave. Edhe, Sot: Neojugosllave arsimore dhe kulturore. Shkaku: politizimit tyre të arsimit dhe kulturës deri në palcë si parti politike në pushtet që për çdo katër vite, ose dy tri mandate me kukullat e tyre partiake vinin dhe rrinin në pushtet pa trutë në kokë për Ditën e Nesërme. Edhe, fajin ua lenin njëra – tjetrës si pati politike shqiptare. I dërgonin partizanët e tyre besnik pas dere në pusi të kulturës dhe Letërsisë Shqipe. Ende, të pa rrugë. Përtej, Ditës Nesërme.

Kësaj radhe, erdhën edhe partitë politike shqiptare me “Besë”, e pa Besë për “ndryshime” politike komuniste ish jugosllave, me “Din e Iman”. Pjella politike të PPD -ës dhe BDI -së. U doli gjumi Dimëror dhe u zgjuan para zgjedhjeve të përsëritura gjatë një viti të 7 qershorit 2026 në Kosovë. Emërimeve, për pushtet dhe pasuri pas zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë. Vetë, do ta dëshmojnë: a, janë politikanë” muslimanë”, apo shqiptar pas zgjedhjeve dhe “fitoreve” partiake të ardhsme?! Ditë të “mbarë” në arsim dhe kulturë! Gjuhë Shqipe si e “barabartë” në Shtetin e “përbashkët”. Dihet, edhe me premtime partiake – politike me Gjuhë Shqipe.

Jo, edhe në jetën time si fëmijë Katundi. Nxënës, i rritur me Abetaren edhe pa lapsa dhe fletore. Libra në Gjuhën Shqipe dhe lektura shkollore. Gjuhën shqipe të “barabartë” në Shtetin e “përbashkët” komunist Neokomunist jugosllav. Flamurin kuqezi. Skënderbeun mes varrezave të makinave dhe bërllokut politik në “Bit-Pazar” të Shkupit Historik. Megjithatë, rritesha me kafshët shtëpiake. Kujdesesha për to, i kullosja dhe i ruaja livadheve, fushave dhe maleve. Edhe, përditë i milja dhentë me kusi nën hijen e dardhave gorrice te “Përroni i Thanës” mbi Katund. Sot, po më mungon ajo jetë natyrore. E, dua marrëzisht jetën në mesin e kafshëve!

Edhe, pse në “demokraci:” shqiptarët me pushtet argati i kanë pasur edhe dy minsitra shqiptar në Ministrinë e Kulturës në Maqedoninë e Veriut (E. A. Dhe A. Xh). “Armikun të padukshëm”, që na ra tinëz pas shpine në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut me masa të rrepta partiake policore, maska dhe burg shtëpiak: Koronavirus, Pandemi, vaksina kineze, amerikane dhe ruse, që i humba miqtë në Ditën e Sotme. Poashtu, e humba edhe Gruan besnike, Miken Di, “Qerren me ferra”, miqtë e penës, jo edhe armiqtë me xhaditë e tyre besnike. Nuk e di, si shpëtova as vetë në Jetë?!

Dhe, një ditë me punë administrative shkoj t’i vizitoj këto institucione të “vëllazërim-bashkimit”, ende ish komuniste jugosllave të robëruara nga sistemi komunist jugosllav, edhe Sot: Neojugosllav. Sipas konkursit me dy projekte të miratura nga Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut. Edhe, pse: gjithmonë edhe më herët kam pasur probleme kulturore me Ministrinë e Kulturës. Shkaku, shkrimeve të mia publicistike letrare dhe librave. Sa, që: në vitin 2015 me sekretar shqiptar Dudumin (B. Sh.), kuadër i partisë politike shqiptare të BDI -së në pushtet, dhunshëm pa asnjëfarë pralajmërimi e mbyllën SHGB “ASDRENI”.

Shtëpinë e parë Gazetare – Botuese e themeluar në Shkup (1992), e cila erdhi para lexuesve me librin pamflet: “Trumbetat e Telallit” (1992) nga autori Kalosh Çeliku. Libër, i cili ngjalli edhe shumë reagime nga telallët e asaj kohe në gazetën “Flaka e vëllazërimit” në Shkup. Personazhet, të cilët e gjenin veten në libër reagonin me emra dhe mbiemra e anonim. Libër, i cili më përcolli edhe në një bisedë informative në polici me njëzetë firma (nëshkrime) shqiptarë, se jam i dërguar nga Kosova në këto anë: dhe, Çështjen Shqiptare dua ta zgjidhë me luftë. Partisë Socialiste në Shqipëri i kam dërguar me mijëra marka. Dhe, kam pasur takime të fshehta në Bullgari.

Në vitin 2015 e plaçkitën SHGB “ASDRENI” me 65.000 denarë në Bankë pa borxhe, dhe me pesë projekte të fituara sipas konkursit të atij viti (2015). Plus, ma kishin dërguar edhe një revizioniste maqedonase në Shtëpinë Gazetare Botuese “ASDRENI”, në Shkup. I thashë: Është e mbyllur dhunshëm pa asnjëfarë paralajmërimi, me plaçkitje në bankë me 65.000 denerë, dhe pesë projekte kulturore-artistike të fituara në konkursin vjetor (2015).

E cila, edhe gjatë takimit më këshilloi si “pacient” kulturor-artistik: Shko, bisedo me sekratrin shtetëror shqiptar (B. Sh.)! Nëse, nuk mund t’i këthesh paratë e plaçkitura, së paku jep pajtim me shkrim, që ato projekte t’i marrin vetë autorët. Nuk ka problem, i thash do të caktoj një takim pune me skeretarin shtetëror. Vetëmevete, së paku t’i shpëtojë projektet e autorëve shqiptar gjatë këtij viti (2015).

Edhe, sekretari shtetëror Dudumi (B. Sh.) pranoi një takim pune me mua si shkrimtar dhe Kryetar i LSHSHM -së. Ia rrëfeva “problemin kulturor – artistik”, dhe ngjarjen kulturore “problematike”. E, mbylli takimin në stilin e djeshëm komunist me shërbime argati, dhe poste partiake i shëtitur nëpër institucione shtetërore partiake ende ish Jugosllave. Herë, nëpër ato “humanitare fetare”, e herë atyre kulturore në institucionet e Shtetit të “përbashkët”. Nuk më dha atë ditë asnjë përgjigje.

Ditët më vonë, siç duket shkuan lesh për li: borxhi i parave, dhe pesë projektet e fituara me konkurs. I vodhën hajdutët e partive politike në pushtet. Nuk ishte hera e parë si plaçkitje. Edhe më parë hajdutët partiak shqiptar e kishin vjedhur SHSHSHM -së me 500.000 den. Mjete të lëshuara asaj kohe nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Xheladin Murati në Ministrinë e Kulturës në adresë të SHSHSHM -së. Nuk dija asgjë për këto mjete materiale të derdhura në adresën e SHSHSHM -së. Dhe, kishin përfunduar te Kulturofagu (Sh. E.) me hajdutët e tij partiak. E mësova më vonë gjatë një takimi pune nga përgjegjësi i sektorit të botimeve (M. L.)

Në adresë të SHSHSHM -së, janë derdhur 500.000 den. mjete materiale. Pse, nuk e bën një ankesë, ato mjete janë të juajat dhe t’u kthehen prapa? Nuk di gjë, iu përgjigja. Shkaku, se e kuptova: për kulturën dhe letësinë shqiptare vendosnin hajdutët gjysëmanalfbetë partiak, jo që nuk kanë shkruar një varg përmallë në fletore, ose libër në jetën e tyre, por nuk kanë as libër në shtëpi. Dhe, MKN “DITËT E NAIMIT”, që i organizonte SHSHSHM -së në Tetovë, dhe disa vite edhe si paralele ia lash patate të nxehtë Hajdutit të mollëve Tetovës.

Iku i pari Dudumi para kohe. Erdhi, edhe sekretari tjetër partiak në pushtet shqiptar në ministrinë e Kulturës (V. A.). Poashtu, partizan i Partisë Politike BDI. Dy vite rreshtë, asnjë projekt nuk kaloi i Lidhjes Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë Veriut. Edhe, pse njëri anëtar i komisionit Këlyshi me zgjebe Kulturofagu (A. S.), i rritur me krunde partiake si gazetar në redaksinë e gazetës “Flaka e vëllazërimit”, të cilin unë si kryetar i SHSHSHM-së e kisha përkrahur pa rezervë, dhe shëtitur me xhip të bardhë “Koranado” – kabriolet nga Shkupi në Tetovë në mbëledhjet SHSHSHM-së, duke ia paguar edhe shpenzimet e rrugës dhe honororet, papritmas me një viç tjetër të palëpi (poet i mollëve të Tetovës), të cilin unë e bëra “Drejtor i Ditëve të Naimit”, në Tetovë. Krah për krahu me: DoktorZiun, Rrufjanin, Poetin e oborrit, Hojdodolen, Daudijen pa dimija, dhe Këlyshin e Llagut me njëzetë firma (nënshkrime) të falsifikuar në thirrjen e mbëledhjes të jashtëzakonshme kërkuan dorëheqjen time si kryetar i SHSHSHM-së.

Gabimi im historik, si shkrimtar shqiptar, se: u besova “miqëve”, dhe jo armiqëve. Arsyeja, shkaku se: Kulturofagu, argat i partive politke, gjithmonë duke vajtuar me lotë në sy për ndihmë ankoheshte te unë, se: është i papunë. Dhe, nuk ka as bukë në shtëpi. E, Unë me pasurinë e Babait, i ndihmoja ta vazhdojë Jetën si kalemxhi i mollëve të Tetovës.

Një vit më vonë, Kulturofagu (Sh. E.) si drejtor i “Ditëve të Naimit”, të cilat unë i kisha mbajtur tradicionalisht vite me radhë me shpenëzime edhe të miat materiale personale: kopeisht me DoktorZiun (A. A), ministrin e iformatave Rrufjanin (R. Z.) dhe zagarët e tyre përmbrapa, që atë ditë nxirrte shkumë nga goja me poste partiake komuniste, i cili për të mbetur edhe një mandat si kryeredaktor i gazetës “Flaka e vëllazërimit”, e shiti edhe një kat të redasisë. Poetin oborrtar, i shëtitur me poste të partisë komuniste jugosllve në redaksi dhe çmime shtetërore.

Rrufjani komunist kryeredaktor i gazetës, që u përpoq të bëhet edhe shkrimtar para vdekjes, kundër meje para të pranishmëve të mbëledhjes kolektivit kishte deklaruar, se: “Unë si kryeredaktor, jam kundër pranimit të Kalosh Çelikut si redaktor i revistës për fëmijë “Fatosi”! Ju, po të doni, mund ta merrni dhe t’ua lejoj edhe fotografinë e tij ta mbani nëpër zyra, por jo edhe si redaktor i Fatosit”. Edhe, nuk erdha si redaktor i revistës për fëmijë “Fatosi”, të cilën Mehmedali Hoxha dëshironte të ma lë mua si trashëgim. Mesiguri, po ta kisha marr unë në duar atë revistë për fëmijë, edhe sotekësajdite do ta shihte dritën dhe do të ishte në mesin e fëmijve dhe shkollave Shqipe. Dhe, nuk do të përfundonte si e pajetë në Histori.

Megjithatë, edhe pse mu afrua ai vend punë me kusht përmes inspektorit të sigurimit (Z. A.) në redaksi, nuk e pranova si bashkëpunëtor i sigurimit shtetëror, duke iu përgjigjur: Unë, nëse vij në atë redaksi si redaktor i “Fatosit”, do të vij si shkrimtar. Ju, në atë redaksi: të parin, jo. Të dytin dhe të tretin i keni bashkëpunëtorë të sigurimit (spiunë). Edhe, nuk e pranova vendin e punës si redaktor i “Fatosit”, revistë për fëmijë si bashkëpunëtor i sigurimit, por si shkrimtar shqiptar për fëmijë.

Ditë më vonë në një takim rasti në zyrën e tij në redaksi me poetin Mehmedali Hoxha (redaktor i revistës për fëmijë: ”Fatosi”), ia rrëfej ngjarjen e premtimit me kusht të inspektorit të sigurimit (Z. A.). Pas pak kohe, më pyeti: E ti, si iu përgjigje? I thashë, jo! Unë, nëse vij si kryeredaktor i revistës për fëmijë “Fatosi”, do të vij si shkrimtar, dhe jo si bashkëpunëtor i sigurimit. Pastaj, edhe më pyeti: kush të thirrë si redaktor në revistën për fëmijë “Fatosi”? Nuk ia thashë të vërtetën. Iu përgjigja poeti për fëmijë (F. B), redaktori i “Gëzimit”. E di, edhe se: nuk më besoi për përgjigjen. Mirë, më tha ke vepruar, se: këtu po të kishe ardhë si redaktor, nuk do t’i bëje as dy javë pune në redaksi. Qofsh, edhe, si bashkëpunëtor besnik i sigurimit komunist jugosllav.

Dhe, vërtetë, e humba SHGB “ASDRENI”, mjetet materiale, pesë titujt e fituar me konkurs, vendin e punës si redaktor i revistës “Fatosi”, por e fitova dramën groteske: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (2000). Dramë, e cila lindi nga ngjarja e asaj Mbëledhje të jashtëzakonshme për të dhënë dorëheqje si kryetar i SHSHSHM -së. Një ngjarje e vërtetë origjinale me personazhe interesantë, vetëm nuk i kanë emrat dhe mbiemrat e vërtetë, por pagëzimet e autorit sipas roleve në skenë.

Shkak, që më shtyri të kërkoj një takim pune edhe me sekretarin e Ministrisë Kulturës në Republikën e Maqedonisë Veriut (V. A). Përçudi, e pranoi dhe u takuam në kabinet. E thirri edhe përgjegjsen e botimeve shqipare. Erdhi. Pasi u përshëndetëm, unë shpërtheva: Secila parti që vjen në pushtet, i lënë mbeturinat e veta në Minstrinë e Kulturës. Edhe, atë: vendosin për vlerat artistike të kulturës shqiptare dhe shkrimtarët, jo që në jetën e tyre nuk kanë shkruar ndonjë libër, por nuk kanë as një libër në shtëpi.

Jo, ndërhyri dhe më kundërshtoi sekratari krah për krahu me përgjegjsen e botimeve. Ti, ne na ofendon. Jo, iu përgjigja: Unë, nuk ju ofendoj juve, por ju e ofendoni veten si përgjegjës të kulturës në Ministrinë e Kulturës në R. e Maqedonisë Veriut. E sakatoni pamëshirë kulturën dhe letërsinë shqipe. Edhe, përfundoi takimi punës pa asnjë sukses.

Vitin e radhës (2024), përsëri Lidhja e Shkrimtareve Shqiptar në Maqedoninë e Veriut, konkuroi me dhjetë projekte kulturore-letrare-artistike. Fatmirësisht, një anëtar komisioni shqiptar poet (L. H.), më paraqitet përmes telefonit: Kalosh, ti nuk e ke dorëzuar USB -inë?! Jo, i përgjigjem. E kam dorëzuar edhe e kam ngjitur për projekteve, nëntë herë me kselotej. Mesiguri, e kanë vjedhur argatët e partive politike. Jam i gatshëm, mund t’ua dorëzoj përsëri tjetër USB -i. Të nesërmen, ia dorëzova USB -inë me gjithë projektet e aplikuara gjatë konkursit të vitit 2024.

Rastësisht, me vështirësi atë vit kaluan tre projekte. Ditën e Sotshme me ardhjen e partive tjera në pushtet me “Besë” e pa “Besë”, mezi kaloi një projekt kutluror-artistik. E kishin refuzuar revistën letrare tradicionale “STILI ‘97” (nr. 62, 2026), dhe MKTN “TAKIME NËN RRAP” XXIX, në Shkup. Antoligjinë e poetëve pjesëmarrës të MKTN “TAKIME NËN RRAP”.

Dihet, sipas rregullave dhe kërkesave bëra edhe ankesa. Edhe, pse e dija se janë të kota formalitete. Deri më sot pa përgjigje, asnjë ankesë nuk është marrë parasysh. Nuk ka problem. Ato, nuk më duan mua si shkrimtar, por unë i dua marrëzisht kulturofagët si personazhe të librave mi dhe shkrimtar shqiptar!

Vitin 2026, pas shpalljes të rezultave dhe lidhjeve të kontratave, shkova me kontratë të vulosur dhe firmë të (nëshkruar) dhe vulosur me plan operativ në Minsitrinë e Kulturës dhe Turizmit. Edhe, pse e dija, se me “ndryshimin” e pushtetit, nuk prisja diçka të re te partitë politike në pushtet. Hyj në zyrën e sektorit të botimeve dhe i përshëndes: me mirëdita në gjuhën maqedonase dhe shqipe “zyrtare”, duke ua hudhë kontratën mbi tavolinë.

Një punëtore e re në atë zyrë, i çfleton materialet dhe më thotë në gjuhën maqedonase: njëra kopje nuk është origjinale. Nuk ka problem, i përgjigjem do ta mbushim, vulosim dhe do ta nënshkruajmë edhe origjinalen. Kokëteposhtë, përkarshi ajo tjetra belbëzon pa më shikuar në sy… I them, unë: i këtij projektit tjetër, nuk jam unë shefi. Kolegëja matanë tjetrës tavoline ndërhynë me zë: folë në gjuhën shqipe!

– Më falni, nuk e dija se në kët vend pune, cila është maqedonase, e cila shqiptare. Çdo katër vite pas zgjedhjeve parlamentare i ndërroni pozitat, jeni të reja me vende pune. Dhe, më falni! Nuk e dija, a jeni maqedonase, apo shqiptare! Unë, flas ne gjuhën “zyrtare”. Aty për aty i vjen në ndihmë kolegëja tjetër shqiptare, dhe i merr nëpër duar kontrtat. Kolegëja e saj largohet në tavolinën tjetër të zyrës.

Në fund, pasi mbarova punë u ktheva pas te tavolina tjetër, bashkëbiseduesja e parë me kokën mbi tavolinë dhe nervoze. I them, Sot më dukesh si pa qejf. A, je mirë?

– Po, mezi më përgjigjet kokëulur. Vetëmse, kemi shumë punë… Qesha…
Dhe, para se të ikë: i urova një Ditë të bukur, në gjuhën shqipe “zyrtare”!…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.