Nga: Bashkim Hisari
Gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, në zonën e fshatit të vogël Reçak, që shtrihet në afërsi të Shtimes, jo larg nga rruga kryesore që lidh Prishtinën dhe Prizrenin, forcat e UÇK-së organizonin herë pas here sulme kundër policisë serbe. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Jugosllave, Dragolub Ojdaniq dyshonte se zonën e Reçakut e kontrollonin forcat e UÇK-së dhe se aty e kishin qendrën e rëndësishme. Për ta rikthyer këtë zonë nën kontroll, ai urdhëroi që në zonën e Reçakut të dislokohen 400 ushtarë nga Korpusi i 3-të i Ushtris Jugosllave.
Ish gjenerali i Ushtrisë Jugosllave Dragoljub Ojdaniq prano krimet e kryera ndaj shqiptarëve dhe në Tribunalin Penal Ndërkombëtare për Krime në Ish-Jugosllavi në Hagë, u dënua me 15 vjetë burgim.
26 vjetë më parë, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kryen njërën nga masakrat më të tmerrshme dhe më të dhimbshme kundër njerëzimit. Kishin vrarë dhe masakruar barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Atë ditë të kobshme për banorët e fshatit Reçak, në mëngjes herët, rreth orës 6:00, forcat ushtarake policore serbe e kishin rrethuar fshatin. Ato janë pozicionuar në vendet e quajtura “Te pishat”, “Gështenjat e Shtimes”, “Rrasat e Kollakut” dhe te “Kodra e Reçakut”.
Pastaj, është zhvilluar luftë në mes të ushtarëve të togës së Reçakut dhe forcave të përziera serbe. Fshati është bombarduar nga të gjitha anët. Nga mesdita, forcat serbe kanë hyrë në fshat dhe kanë vrarë e masakruar në një vend 25 civilë shqiptarë të paarmatosur, të tjerët janë vrarë aty afër. Shumica kanë qenë pleq e fëmijë, në mesin e tyre një djalosh 17 vjeçar dhe një vajzë rreth 20 vjeçe. Në mbrojtje të civilëve janë vrarë edhe 16 ushtarë të UÇK-së. Banorët treguan se operacionin në Reçak e ka komanduar Goran Radosavleviq – Guri, ndihmuar edhe nga shefi i policisë lokale Bogolub Janiqijeviq.
Masakra e Reçakut ishte një ndër ngjarjet më të dhembshme me pasoja më të rënda, por edhe ngjarje që ndikoi të bëhej një kthesë në politikën ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe ringjalli përpjekjet e diplomacisë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Reçaku solli Rambujenë dhe intervenimin e NATO-s.
Ish shefi i misionit të OSBE-së, Ambasadori amerikan William Walker, i cili kishte shkuar për të parë nga afër këtë ngjarje, ishte tmerruar kur kishte parë kufomat. Për Ambasadorin amerikan, këtu bëhej fjalë për një masakër, për një ekzekutim masiv të civilëve, që ishte kryer nga njësitë ushtarako-policore serbe. Të nesërmen, ai, deklaroi: “Nga ajo që pashë, nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit… kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…”
Masakra në Reçak dhe tensionet që u rritën më tej në muajin mars 1999 , ndikuan që të bëhet një kthesë në politikën ndërkombëtare ndaj Kosovës. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), Këshilli i Sigurimit (KS), NATO-ja, Bashkimi Evropian (BE-ja), OSBE, Grupi i Kontaktit për Ballkan (GKB) e shumë shtete të tjera, e dënuan ashpër masakrën në Reçak dhe krimet më mizore që kryenin serbët e që ishin të planifikuara dhe të motivuara për të krijuar atmosferën e frikës dhe idenë se askush nuk e kishte jetën të sigurtë për t’i hapur pastaj rrugën procesit të spastrimit etnik të Kosovës, për të goditur UÇK-në dhe ata që kundërshtonin në çfarëdo mënyre regjimin e Beogradit. Ishin këto sinjale të forta që paqja dhe siguria në rajon po kërcënoheshin dhe se NATO-ja duhej të intervenonte sa më shpejt.
Në Aktakuzën e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë kundër Sllobodan Millosheviqit, Millan Millutinoviqit, Nikolla Shainoviqit, Dragolub Ojdaniqit dhe Vllajko Stoilkoviqit, në lidhje me krimet e kryera në Kosovë të datës 22 maj 1999, shkruan se forcat serbe, në Reçak, më 15 janar 1999, kanë vrarë: Bujar Hajrizin, Myfail Hajrizin, Skënder Halilin, Haqif Hysenajn, Hajriz Ibrahimin, Hakip Ymerin, Murtez Ymerin, Nazmi Ymerin, Meha Ismailin, Muhamet Jakupin, Ahmet Jakupin, Eshref Jakupin, Hajriz Jakupin, Mehmet Jakupin, Xhelal Jasharin, Jashar Jasharin, Raif Jasharin, Shukri Limanin, Fatmir Limanin, Nexhat Limanin; Salif Mehmetin; Bajram Mehmetin; Hanumshah Metushin; Arif Metushin; Haki Mustafën, Ahmet Mustafën, Asllan Mustafën, Muhamet Osmanin, Sadik Salihun, Jashar Salihun, Shukri Shabanin, Bajrush Smajlajn, Ahmet Sylën, Sheremet Sylën, Shyqeri Xhekadinin, Bajram Zymerin dhe Njazi Zymerin.
Masakra në Reçak dhe tensionet që u rritën më tej në muajin mars, ndikuan që të bëhet një kthesë në politikën ndërkombëtare ndaj Kosovës. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), Këshilli i Sigurimit (KS), NATO-ja, Bashkimi Evropian (BE-ja), OSBE, Grupi i Kontaktit për Ballkan (GKB) e shumë shtete të tjera, e dënuan ashpër masakrën në Reçak dhe krimet më mizore që kryenin serbët e që ishin të planifikuara dhe të motivuara për të krijuar atmosferën e frikës dhe idenë se askush nuk e kishte jetën të sigurtë për t’i hapur pastaj rrugën procesit të spastrimit etnik të Kosovës, për të goditur UÇK-në dhe ata që kundërshtonin në çfarëdo mënyre regjimin e Beogradit. Ishin këto sinjale të forta që paqja dhe siguria në rajon po kërcënoheshin dhe se NATO-ja duhej të intervenonte sa më shpejt.
Udhëheqja serbo, në mënyrë të përsëritur ende përpiqet të minimizojnë masakrën e Reçakut. Atë e cilësojnë si një aksion kundër “grupeve terroriste të UÇK-së, të cilët u vranë nga policia në një operacion luftarak, që ishte kundërpërgjigje për vrasjen e një oficeri policie nga pjesëtarët e UÇK-së”.
Megjitëatë masakra e Reçakur mbetet si një pikë këëthese në konflikëtn e Kosovës. Ajo ndikoi që bashkësia ndërkombëtare të intensifikoi përpjekjet për të ndaluar dhunën në Kosovë që përfundoi me tërheqjen e forcave serbe dhe me shpaljen e Kosovës shtet i pavarur.
P.S.
Shkrimi është shkëputur nga raportet e hulumtimeve të autorit për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë viteve 1998-2012 të bëra për Komitetin e Helsinkut për të drejtat e njeriut dhe Fondin për të Drejtat Humanitare.