19.5 C
Tirana
E dielë, 3 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj 10 librat e Frojdit në shqip, rreth 2500-2600 faqe përkthim nga vepra...

10 librat e Frojdit në shqip, rreth 2500-2600 faqe përkthim nga vepra e tij e plotë

0
Librat e Frojdit në shqip
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj

[ 10 librat e Frojdit në shqip ]

10 librat e Frojdit në shqip, rreth 2500-2600 faqe përkthim me temat më kryesore të trajtuara prej tij, nga Vepra e plotë e Frojdit në anglisht, e cila ka 5102 faqe gjithsejt.

Përkthimi më i mirë dhe më i plotë i Veprës së Frojdit në shqip.

Zigmund Frojd krijoi një vepër të madhe, me një rëndësi të veçantë për njerëzimin, pas një pune, që ai ia kushtoi gjithë jetën e tij, PSIKO-ANALIZËN, dhe unë pas një pune rreth 3 vjeçare përkthimi, po e përfundoj këtë vepër të tij të madhe në shqip, me pjesët më kryesore të saj!

  1. Studime mbi Histerinë – 292 faqe (PDF)
  2. Interpretimi i ëndrrave – 640 faqe (PDF)
  3. Psikopatologjia e jetës së përditshme – 265 faqe (PDF)
  4. Totemi dhe Tabuja – 163 faqe (PDF)
  5. Moisiu dhe monoteizmi+ – 179 faqe (PDF)
  6. Psikologjia e turmave+ – 145 faqe (PDF)
  7. Një studim autobiografik+ – 153 faqe (PDF)
  8. Teoria mbi seksualitetin dhe Psiko-analiza – 161 faqe (PDF)
  9. Qytetërimi dhe pakënaqësitë e tij+ – 285 faqe (PDF)
  10. Personalitete dhe Psiko-analizë – 340 faqe (PDF)

Lexoni në vijim një përmbledhje për 10 librat e Frojdit në shqip:


Carl Gustave Jung: “Derisa ta bësh të pavetëdijshmen të vetëdijshme, ajo do ta drejtojë jetën tënde dhe ti do ta quash atë fat.” Kjo vepër i shërben pikërisht kësaj!

Pas një pune gati 3 vjeçare, arritëm në fund të përkthimit të mbi 2600 faqeve nga Vepra e plotë Frojdit në anglisht në PDF, që ka 5 102 faqe gjithsejt, e cila mund të merret falas nga Libraria jonë online (në anglisht dhe gjermanisht ka 6704 faqe në PDF).

Ndërsa Vepra e plotë e Frojdit në shqipPDF dhe Print ka një çmim, çmimin e përkthimit në shqip, prandaj sorry, nuk mund të merret dot falas. Siç edhe mund të shihet nga përmbajtja dhe kopertinat e librave, sukjekt i përkthimit tonë janë bërë temat më të rëndësishme të trajtuara nga Frojdi gjatë jetës së tij, në veprën e tij, duke përfshirë edhe Interpretimin e ëndrrave dhe disa pjesë të tjera me rëndësi, si Personalitete të ndryshme, për të cilët flet Frojdi, si dhe disa leksione hyrëse në psikoanalizë.

Unë jam shumë i kënaqur me përkthimin e këtyre veprave të Frojdit, të cilat sublimojnë në vetëvete qindra orë pune, të shtrirë në gati tre vjet, pranverë-verë 2024-2026, dhe më poshtë po përshkruaj shkurt secilën vepër dhe përmbajtjen që ka. Frojdi e kaloi gjithë jetën duke krijuar këtë vepër monumentale, Psikoanalizën, e unë mendoj se ia ka vlejtur të harxhoj 2-3 vjet nga jeta ime, që ta përkthej këtë vepër në shqip, me cilësinë më të mirë dhe përmbajtjen më të gjerë të përkthyer deri më sot në shqip.


1. Studime mbi Histerinë

Frojdi - Studime mbi histerinë Kjo është vepra e parë në librin e Frojdit, Complete Work në anglisht, dhe vepra e parë e  përkthyer në shqip, për interesin që ka për profesionistë dhe lexues normalë, për t’u njohur me përpjekjet e para të sqarimit mbi Histerinë.

Si fillim libri jep disa raste nga Frojdi e Brojeri – Historitë e rasteve – të personave me ndikime histerike – kryesisht femra, të cilat shkojnë deri në paralizë, për shkak të histerisë. Prandaj ky ndikim i fuqishëm psikik e neurotik nuk duhet injoruar, por është mirë të njihet, për të mos e paragjykuar dhe për të mbrojtur veten.

Pastaj kemi një trajtim teorik mbi histerinë nga Frojdi dhe Brojer, të cilët arritën në atë kohë në një përfundim të rëndësishëm, sapo zbulohen shkaqet e një neuroze që shkakton histerinë, simptomat e saj zhduken. Dhe pacienti shërohet. A nuk është mrekulli?! Në vend që të shkojë pacienti te hoxha, që ta rrahë me shuplaka e Kur’an, apo të sillet rreth Kishës së Laçit, një psiko-analist mund ta shërojë atë.

Zigmund Frojd – Studime mbi Histerinë (PDF)


2. Interpretimi i ëndrrave

Frojdi - Interpretimi i ëndrrave Është ndër veprat e para dhe me shumë rëndësi për psikoanalizën e Frojdit, për të sqaruar se pavetëdija çlirohet në ëndrra, dhe interpretimi i ëndrrave sqaron shumë gjëra për psikikën e një individi, i cili nuk i përjeton ato kur është zgjuar. Zakonisht ëndrrat janë shprehje e dëshirave të papërmbushura të ditës së një personi.

Ky është edhe libri më i gjatë si vëllim nga veprat e Frojdit.

Zigmund Frojd – Interpretimi i ëndrrave (PDF)


3. Psikopatologjia e jetës së përditshme

Frojdi - Psikopatologjia e jetës së përditshme Janë fenomene të ndryshme që ndodhin gjatë ditës, të cilat duken normale, por në veprimet e tyre të pavetëdijshme fshehin diçka dhe gjejnë shprehje në gabime të gjuhësore, në të folur, në shkrim ose parregullsi të tjera. Psh. një grua e re në të tridhjetat, dashurohet me një djalë më të ri se vetja, dhe në fillim ngurron për shkak të moshës, më pas vendosin për t’u fejuar. Gruaja e re kishte qenë e fejuar më parë me një oficer, i cili ishte vrarë në luftë dhe ajo tani nuk e donte më jetën. Kishte kaluar në depresion, ajo e adhuronte ish të fejuarin e saj oficer, sa pas vdekjes thoshte, se nuk ka burrë më për të, që mund ta zëvendësojnë atë.

Një ditë të dielë, gruaja e re vendosë papritur të shkojë në kishë dhe i thotë të dashurit që të shkojnë, por ai ishte i papërgatitur për këtë – dhe kështu ajo vendosë e shkon vetëm. Gjatë rrugës ajo shoqërohet me një burrë tjetër dhe kur u nda me të, ai i thotë asaj lamtumirë, në vend që t’i thoshte mirupafshim. Gruaja e re del më pas në sheshin kryesor të qytetit, i cili ishte i zbrazët, se ditë pushimi, por një karrocë kalon aty, dhe ajo paritur përplaset me njërin nga kuajtë, e kështu rrëzohet… Nga dëmtimi i mëlçisë, ajo vdes më vonë në atë ditë…

Histori si kjo e të ngjashme, e përshkruajnë tërhejen e njerëzve nga e pavetëdishmja dhe gabimet që i shoqërojnë njerëzit në jetën e përditshme, të cilat janë simptoma ose dukuri psikopatologjike!

Zigmund Frojd – Psikopatologjia e jetës së përditshme (PDF)


4. Totemi dhe Tabuja

Frojdi - Totemi dhe Tabuja Një libër tjetër, i mrekullueshëm i Frojdit, është pikërisht Totemi dhe Tabuja. Është libri i dytë në radhë në përkthimin tonë, për shkak të rëndësisë që ka. Me këtë libër, Frojdi shkon thellë në histori dhe sqaron fenomenet e neurozave që në lashtësi, që në kohën e njeriut të parë e primitiv, kur njerëzit jetonin ende në fise të mëdha, hordhi, me një kryetar fisi, i cili shkonte me të gjitha gratë e fisit, por s’i linte djemtë e tjerë në fis, të prektin gratë e fisit, se i tredhte ata ose i dëbonte ata nga fisi. Kjo situatë kaq e habitshme, gjeneroi fenomentin e vrasjes së atit, djemtë e dëbuar, e të rritur, bashkohen, e kthehen, dhe vrasin atin, kreun e fisit, dhe ia hanë mishin atij… por ndalojnë, nuk duan të bëhen si ai. Këtu fillon njeriu të mendojë, të futet morali dhe ndalesat: ne nuk do të sillemi si ati ynë, ne nuk do shkojmë me gratë e fisit dhe nuk do i dëbojmë djemtë e fisit. Nuk i tredhim ata, por u presim lafshën, u bëjmë rrethprerje, që ka efektin psikik të tredhjes. Këtu e ka pra fillesën feja, dhe njerëzit e hershëm të asaj kohe, meqë e vranë atin, krijuan një adhurim për një kafshë totem, e cila kishte edhe tabutë e saj. Janë fazat e para të krijimit të fesë ose besimit, nga një shoqëri parafetare e njerëzve primitivë.

Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Totemi dhe Tabuja.
Një shkrim më i gjatë rreth librit:

‘Totemi dhe Tabuja’ nga Zigmund Frojd


5. Moisiu dhe monoteizmi
(E ardhmja e një iluzioni)

Frojdi - Studime mbi histerinë Libri i tretë në radhë është me një rëndësi themelore për besimin e njerëzve në fe. Frojdi për vete nuk beson në fe, dhe e konsideron fenë një iluzion, një neurozë (shtypje psikike në tru) obsesionale gjithënjerëzore. Në këtë libër, Frojdi merret me lindjen e fesë monoteiste, e cila i atribuohet Moisiut, i cili sipas tij ishte një egjiptian. Ai u largua nga puna e tij në shërbim të faraonit, thuhet se vrau një oficer egjiptian, i cili rrahu një skllav hebre, dhe afër malit Sinai, ai u kthye në bari. Ruante delet. Një ditë, atij i lindi ideja të merret me fe, dhe kështu ai mori një popull të braktisur, hebrejtë, dhe u bë udhërrëfyes i tyre, duke i quajtur ata si ‘populli i zgjedhur‘. Moisiun egjiptian e vranë, sipas sqarimeve të Frojdit, dhe vendin e tij e zuri një Moisi tjetër hebre. Por në një moment, feja u shua, nga kundërshtitë e hebrejve, për premtimet e papëmbushura, por u krijua më pas disa shekuj më vonë mbi ato baza, që ajo ishte krijuar në fillim. Më pas, Sauli nga Tarsi i Turqisë, që u bë Shën Pauli i fesë së krishterë, krijoi më vonë fenë e re, krishtërimin, duke u bazuar mbi një mëkat të madh të njerëzimit, që kishte vrarë në fillim atin. Dhe si shpërblim, filozofia e fesë së re e shpaguan mëkatin fillestar, vrasjen e atit, duke viktimizuar të birin, Jezu Krishtin. Në këtë mënyrë, i biri u bë zot, ia mori pushtetin atit.

Te pjesa e Ardhmja e një iluzioni, Frojdi trajton në një mënyrë mjaft intelektuale, se si feja (si iluzion e neurozë) do të vijë duke u zhdukur, [ përveç se në Shqipëri, ku dhiten për fe ], me kalimin e kohës, me rritjen e dijes dhe vetëdijes te njerëzit. Sa më i ditur të jetë njeriu, aq më pak beson te disa iluzione irracionale.

Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Moisiu dhe monoteizmi.
Një shkrim më i gjatë rreth librit:

PSE DUHET LEXUAR FROJDI?


6. Psikologjia e turmave+

Frojdi - Psikologjia e turmave Duke përfshirë edhe pjesën Përtej parimit të kënaqësisë dhe Egoja dhe Idi.

Te pjesa e parë, Përtej parimit të kënaqësisë Frojdi sqaron se njeriu është i prirur si natyrë të kënaqë veten, unin e tij. Por në jetesën në shoqëri, kjo tendencë nuk është gjithmonë e mundur, pasi fillimisht përballemi me parimin e realitetit. Nuk mund t’i bëjmë të gjitha, që duam e na kënaqin, sepse përballemi me realitetin, i cili na frenon, se ka norma morale, etj.

Ndërsa te pjesa kryesore, që i kemi vënë edhe titullin librit, Psikologjia e turmave, Frojdi ka si pikënisje veprën e Gustave Le Bon, Psikologjia e turmave, të cilën e vlerëson, dhe shkon me analiza psiko-analitike përtej saj. Në shumë raste psikologjia individuale ndryshon nga psikologjiza e grupit, apo e turmës. Te turmat, psikologjia ka një tendencë minimaliste, jo maksimaliste. Nuk fiton gjithmonë njeriu më i zgjuar, por ai mesatar.

Ndërsa pjesa e tretë, Egoja dhe Idi trajton teorinë e Psiko-analizës, teoria e psikologjisë së thellë e zbuluar nga Frojdi. Këtu kemi termat Ego, ose Uni, dhe Idi, ose e pavetëdijshmja, si dhe Superegoja, ose Mbiuni, që është një gërshetim mes normave morale shoqërore, që kanë hyrë në të pavetëdijshmen e individit dhe ajo bashkëpunon me Idin, për të godituir Egon, duke krijuar kështu stres e shqetësime për individin….

Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Psikologjia e turmave.
Një shkrim më i gjatë rreth librit:

Psikologjia e turmave


7. Një studim autobiografik+

Frojdi - Studim autobiografik Duke përfshirë edhe pjesë interesante si:
1. Mbi Narcizmin
2. E pavetëdijshmja
3. Tabuja e virgjërisë
4. Neuroza dhe Psikoza
5. Seksualiteti femëror
6. Pse luftë?

Kemi përfshirë disa tema me rëndësi, siç edhe shihen nga titujt e tyre dhe kemi përkthyer edhe Një studim autobiografik, ku Frojdi sqaron punën e tij të madhe e të pandalë dhe jetën e tij në dispozicion të teorisë së Psiko-analizës, të cilës ai i dha jetë dhe ka kaq ndikim në jetën shoqërore që nga koha e tij. Frojdi është një must read! Duhet lexuar me patjetër, për ta kuptuar këtë botë më mirë.

Temat e trajtuara në këtë libër, nën titujt e renditur janë tema me mjaft rëndësi, dhe që manifestohen në shoqërinë njerëzore.

Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Një studim autobiografik.
Një shkrim më i gjatë rreth librit:

Një studim autobiografik nga Zigmund Frojd


8. Teoria e seksualitetit dhe psikoanaliza

Frojdi - Seksualiteti dhe Psikoanaliza Kemi bërë bashkë dy pjesë të rëndësishme të teorisë së Frojdit, të pandashme si duket nga njëra-tjetra. Teoria e seksualitetit, 1905, e cila është bërë subjekt kritikash ndaj autorit, merret me trajtimin e ndikimit që ka seksi te njeriu, që në fëmijërinë e tij. Madje, shumë psikoza e neuroza që krijohen në moshën e fëmijës, që kanë shkak çështjet seksuale, e ndikojnë njeriun edhe kur rritet, gjithë jetën. Edhe psirjet seksuale, në fëmijëri ndahen, ku njeriu merr orientimin e tij seksual kur rritet. Sipas Frojdit, deri në moshën 5 vjeç, fëmija është seksualisht aktiv, por i mungojnë organet seksuale, dhe kalon në një latencë, vonesë, derisa fillon mosha e pubertetit, ose pjekurisë seksuale.

Kurse pjesa e dytë e librit është më shumë teorike, ku Frojdi në një moshë të thyer, i kthehet edhe një herë teorisë së tij dhe i jep dorën e fundit. Këyu kemi përfshirë punimin Mbi psiko-analizën, 1913, Psiko-analiza, 1926 dhe Një skicë e psikoanalizës, 1940. Këto janë sqarime profesionale, të cilat përbëjnë interes për profesionistët e fushës dhe për lexuesit e kultivuar, të cilët duan të dinë më shumë rreth kësaj teorie.

Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Teoria e seksualitetit dhe Psikoanaliza.
Një shkrim më i gjatë rreth librit:

Tema me mjaft interes, 3 libra që na përmbushin me dije, nga Zigmund Frojd


9. Qyrtetërimi dhe pakënaqësitë e tij

Frojdi - Qytetërimi dhe pakënaqësitë e tij+ Qytetërimi ka një tendencë drejt parimit të kënaqësisë në përgjithësi, njerëzt duan para, një jetë të mirë dhe të bëjnë qejf, por kjo shkon kundër mundësive, që kjo botë u ofron njerëzve…

Kemi përfshirë 5 leksione mbi psikoanalizën, frenimet, simptomat e ankthit, fetishizmin e një dukuri fetare si dhe në fund qytetërimin dhe pakënaqësitë e tij.

Në këtë libër kemi trajtime mbi neurozat, fobitë, konvertimin histerik e neurozën obsesionale, si dhe simptomat që gjenerojnë ankthin. Frojdi e vë theksin te trauma e lindjes.

Dhe më pas një sqarim për Anthin, Dhimbjen dhe Zinë.

Zigmund Frojd – Qytetërimi dhe pakënaqësitë e tij (PDF)


10. Personalitete dhe Psikoanalizë

Frojdi - Personalitete dhe Psikoanalizë Frojdi trajton në veprën e tij edhe disa personalitete të fushave të ndryshme, me të cilët ka patur të bëjë, që i kanë bërë përshtypje ose figura shkrimtarësh me famë, si Gëte apo Dostojevski, etj.

Zigmund Frojd – Personalitete dhe Psikoanalizë (PDF)

 

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.