MIRË SE VJEN MIKU MË I MADH I SHQIPTARËVE

0
Bill Clinton

PRESIDENTI BILL CLINTON VIZITON SHQIPËRINË MË 4 KORRIK 2023

Mujë Buçpapaj Nga Dr. Mujë Buçpapaj

President i i 42-të amerikan, Bill Clinton do të vizitojë Shqipërinë më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve. Cliton është një figurat më të dashura për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në botë për shkak të rolit të tij në urdhërimin e bombardimeve të NATO-s, ndaj makinerisë ushtarake të Serbisë, që çoi në përfundimin e luftës 24 vjet më parë, largimin e pushtuesve serbë dhe vendosjen
e paqes në Kosovë.

Bill Clinton, duke i dhënë fund spastrimit etnik, genocidit masiv, dhunës së egër ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare në Kosovë dhe një pushtimi të gjatë serb ndaj shqiptarëve etnikë në Kosovë, shpetoi kombin tonë nga shpërbërja dhe njerëzimin nga një katastrofë njerëzore në zemër të Europës. Me ndihmën e SHBA dhe Presidentit Clinton, Kosova hyri në rrugën e lirisë dhe të pavarësisë, duke qënë një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, një aleat i SHBA dhe perëndimit në tërësi.

Presidenti Bill Clinton vjen në Shqipëri, ndërsa liria, pavarësia dhe demorkacia në Kosovë është duke u kërcënuar nga ish-ministri i propagandës serbe Vuçiq, i cili nuk lë rast pa dërguar trupat ushtarake në kufij më Kosovën.

Shqiptarët presin nga miku i tyre i madhe Bill Klinton që të inkurajojë përsëri paqen, duke i dhënë mesazhe të qarta Serbisë agresive se Kosova është një tokë paqeje perëndimore, e mbrojtur dhe e përkrahur nga SHBA-të në rrugën e saj të lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor, si një vend Sovran. Në presim që Presidenti Klinton t’ia bëjë të qartë Serbisë se nuk mund të inkuadrohet në BE dhe strukturat euroatlantike, pa njohur pavarësinë e Kosovës dhe shkëputur lidhjet me Rusinë.

Dhe më kryesorja në këtë ballafaqim të ri shqiptaro-serb, SHBA janë me shqiptarët si viktimat e genocidit serb dhe populli me proamerikan në botë. Ne presim nga Presidenti Amerikan të kontribuojë në qartësimin e politikës së administratës së sotshme amerikane se fajtor për provikimin e Kosovës, lirisë, demokracisë dhe integritetit të saj janë serbët, të cilët duket që nuk kanë hequr dorë nga ëndrrat ndaj Kosovës, nga ëndrra e Serbisë së madhe edhe pse dekada më parë e përgjakën Kosovën dhe Balkanin me luftë, varre massive, genocide, krime dhe dhunë të egër.

Ne presim nga Presidenti Clinton te deklaroje se SHBA–të nuk do te lejojne coptimin e Kosoves, me projekte te dyshimta dhe antishqiptare.

Presidenti Bill Clinton, mrë se vjen në tokën Shqiptare si miku më i madh i tyre!

Gezuar edhe Ditën e Pavarësisë së SHBA.
Zoti i bekoftë SHBA !
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

*Autori i shkrimit është botues i gazetës rajonale Nacional, drejtor i Institutit të Studimeve dhe Projekteve Nacionale, Tiranë dhe një nga themeluesit e shtypit të lirë në Shqipëri, si dhe studiues i njohur maredhjenëve shqiptaro-amerikane.

Marrë nga Naconal

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.