TË DUASH NJË GRUA

0
163
Kristaq Turtulli - Të Duash Një Grua

Miq të nderuar dhe te respektuar te Fb kudo qe ndodheni. Për hir të resepktit për Ju më lejoni tju vë në dijeni se sot doli nga shtypi, në Prishtinë, Kosovë nga shtëpia botuese PROKULT PRESS libri im më i ri me tregime dhe novela: TË DUASH NJË GRUA.

Në këtë libër të ri me rreth 30 tregime dhe novela, trajtohen tema të rëndësishme sociale dhe shoqërore si dhe tema lirike të këndshme. ku lexuesi si në gjithë librat e mi gjen shqetesimet, problemet, shqetësimet qytetare, Korçën, Shqipërinë, emigrimin dhe ndjenjat intime, pra gjen vetveten.
Miq së afërmi do te hedh për ju disa tregime dhe fragmente të ndryshme nga libri im më i ri TË DUASH NJË GRUA!

Respekt për të gjith JU!

Fatmir Halimi botues analist
SHB PROKULTPRESS, PRISHTINE
BOTIM: “TË DUASH NJË GRUA”
SHKRIMTARI: KRISTAQ TURTULLI

Shtëpia botuese ProkultPress nga Kosova deri më tani ia ka botuar pesë romane, siç janë: ‘Zëra në Lavjerrës’, ‘Zëra në humbëtirë’, ‘Përroi qante në mesnatë’ ‘Hani me dy porta’, ‘Zhgënjimi i Venerës’ dhe tash po dalim me botimin m’ te ri, librin me novela dhe tregime “Të duash një grua”.

Sot doli nga botimi libri me novela dhe tregime “Të duash një grua” i shkrimtarit Kristaq Turtulli, i cili është autor i më shumë se 30 romaneve i botuar në Shqipëri, i përkthyer në gjuhën angleze dhe i botuar në Amerikë e Kanada, ku edhe jeton dhe vepron nga atje.

Kristaq Turtulli krahas I. Kadares dhe Fatos Kongolit, është shkrimtari më produktiv dhe më i përkthyeri në gjuhë të huaja dhe mund të them se sot ai është një shkrimtar i madh dhe shumë i veçantë i letërsisë shqipe, si për nga temat që trajton, si për nga gjuha plot stil, leksiku i pasur e po ashtu edhe për nga shprehja filozofike dhe rrëfimi i veçantë brenda tekstit, që tregon një vetëdije të lartë letrare dhe artistike të tij.

Deri më tani jemi mësuar të lexojmë se shkrimtari i madh i letërsisë sonë Kristaq Turtulli shkruan romane që për tema trajtojnë të kaluarën e popullit tonë me të gjitha vuajtjet e tij, por brenda kësaj serie te botimeve ai ka botuar edhe nje numër te konsiderueshëm të librave me novela dhe tregime , që njeri nga to është edhe libri i tij i fundit ‘Të duash një grua’.

Vazhdon….

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.