11.5 C
Tirana
E dielë, 28 Prill 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Pushtimet arabe, turike, mameluke dhe kryqëzatat ndaj territorit Izraelit të Palestinës

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Territori izraelit i Palestinës, përjetoi pushtime nga barbarët arabo-islamik dhe turko-islamik gjatë periudhave më të gjata të historisë. Historia e pushtimeve të huaja të këtij territori fillon me pushtimin egjiptian me Betejën e Megidos, e vitit 1469 para Krishtit.[1] Në qarqet islamike shqipfolëse dhe më gjerë tentohet që Palestinezët e sotëm( arabët dhe Egjiptianët e Rripit të Gazës) dhe aq më absurde edhe Jordanezët e Bregut Perëndimor të identifikohen si Filistinë. Filistinët kishin arritur në shekullin XII para Krishtit, nga brigjet e Detit Egje, duke u përzier me popullatën lokale Kananite,[2] e që Faraoni Ramzesi III i shkatërroi Pelestët (Filistinët), rreth shekullit XII para Krishtit, duke i zhvendos në bregun jugor të braktisur të Kananit.[3] Nabukodonosori II e pushtoi Filistinën në vitin 604 para Krishtit,[4] e që pas këtij viti Filistina u zhduk nga historia.[5] Pastaj pasoi pushtimi Persian në vitet 539-332 para Krishtit, e më pas pushtimi nga Aleksandri i Madh.[6]

Rreth vitin 200 apo 198 para Krishtit, Perandori Seleucid Antiochus III, e pushtoi Palestinën,[7] kurse pushtimi romak ndodhi në vitin 66 para Krishtit,[8] e që trupat romake në vitin 63 para Krishtit e u vendosën aty.[9] Shumicën e popullsisë në Levantin jugor( ku përfshihet edhe territori izraelit i Palestinës), përbëhej nga hebrenjët,[10] kurse në fillim të periudhës së sundimit Bizantin, hebrenjët u bënë minoritet.[11]

Perandoria Arabe edhe në kohën e Muhamedit pati orekse për pushtim të territoreve të huaja. Ekspedita e majit/qershorit 632, ishte rasti i parë i suksesshëm kundër territorit të perandorisë Bizantine.[12] Perandoria Arabe pasi pushtoi nomadët e Arabisë, në luftërat e Ridës në vitet 632-633, u orientu në drejtim të pushtimit të Sirisë.[13] Betejat në Ajnadayn në territorin izraelit të Palestinës dhe Fahl dhe Yarmouk në Transjordani, të ndodhura në vitet 634-636,[14] e sidomos Beteja e Ajnadayn ishte beteja që dëboi garnizonin e fundit të Perandorisë Bizantine nga ky territor.[15] Pushtimi i Perandorisë Arabe, përkohësisht do të ndërprehej me seperatizmin Tulunid, në vitin 873, guvernatori i Egjiptit Ahmad Ibn Tulun u nda nga Kalifati Abasid dhe formoi mbretërinë e tij të pavarur.[16] Në vitit 878 Dinastia Tulunide okupoi shumicën e Dioqezës Lindore të Perandorisë Bizantine, por nuk ishin ende në gjendje të mbroheshin nga sulmet e Abasidëve.[17] Ripushtimi arab ndodhi në vitet  905/906, nga Kalifi Abasid, arriti të ripushtoj territorin izraelit të Palestinës,[18] kurse në korrik 946, Sayf al-Dawla, invadoi këtë territor.[19]

Turmat e muslimanëve dhe hebrenjëve, më 966, shkrumbuan Kishën e Ringjalljes dhe e plaçkitën dhe e vranë Patriarkun e Jerusalemit Gjonin VII.[20]

Pushtimi Fatimid, përfshirë edhe i territorit izraelit të Palestinës, ndodhi në vitet 969/970, që u vetëdeklaruan kalifat shi’it, duke shkatërruar Ikhshidids-ët.[21] Por edhe më pas ndodhën pushtime të ndryshme si më 971, Qarmatianët sulmuan Damaskun,[22] kurse më 5 shtator të atij viti pushtuan Ramallahun,[23] më 972 ose 975, perandori Bizantin John I Tzimiskes udhëhoqi ekspeditën që arriti deri në Cezare dhe Tiberias në territorin izraelit të Palestinës.[24] Kurse më 12 mars 977, sërish Ramallahu bie nën pushtimin e Qarmatianëve,[25] mirëpo më 15 gusht 978, një ushtri e madhe Fatimide e shkatërroi ushtrinë e Alptakin-it dhe të Qarmatianëve në Palestinën jugore.[26] Gjatë dimrit 978-979, gjenerali hebre i dinastisë Fatimide, ia ofroi Ramallahun në shkëmbim për liderin e Hamdanidëve( që ishte dinasti e shi-iave të Mesopotamisë veriore dhe Sirisë), por lideri i këtyre të fundit Abu Taghlib, në fillim e refuzoi shkaku që gjenerali ishte hebre, e pastaj e pranoi negocimin, derisa në gusht 979 Abu Taghlibi filloi ofenzive kundër Ramallahut, e që dështoi dhe u kap e u ekzekutu.[27] Në qershor 981, ushtria Fatimide e rrethoi Damaskun,[28] e që e pushtuan vetëm më 5 korrik 983,[29] kurse në korrik beduinët u rrebeluan kundër Fatimidëve.[30] Për të pasuar pastaj me revoltën e Tireut, që ishte rebelimi i popullatës së qytetin Tire në Libanin e sotëm, kundër Fatimidëve, që zgjati nga viti 996 deri 998, e që rrebelët ndihmoheshin edhe nga Bizanti, kurse Fatimidët atë e pushtuan në maj 998 dhe se liderët e rebelëve i torturuan dhe i kryqëzuan.[31]

Kalifi al-Hakim bi-Amr Allah, e ndaloi procesionin e të Dielës së Larit, të krishterëve në Jerusalem, më 1008,[32] kurse më 28 shtator 1009,[33] e në disa burime më 18 tetor 1009, ai urdhëroi shkatërrimin e Kishës së Varrit të Shenjtë.[34] Nga 1011 deri në shkurt 1013, ui rrebeluan fisi i Beduinëve Jarrahid( Djarrahid) e të cilët e pushtuan Ramallahun dhe formuan mini-kalifatin.[35] Më 1012, filloi dekreti i kalifit al-Hakim bi-Amr Allah, për shtypjen e të krishterëve dhe hebrenjëve,[36] por më 13 shkurt 1021, ky kalif u vra dhe pas tij erdhi djali i tij al-Zahir.[37] Më 4 shtator 1015, ndodhi tërmeti dhe u shkatërru kupolla e “kupolës së Gurtë.”[38] Sërish në shtator 1024, shpërtheu rebelimi beduin për shkak të privilegjeve në mbledhjen e taksave, e që rebelët sulmuan dhe plaçkitën Ramallahun dhe Tiberian.[39] Në vitin 1027, u nënshkru traktati mes perandorit Bizantin dhe Kalifit Fatimid, që lejonte rindërtimin e Kishës së Varrit të Shenjtë, dhe që lejonte të krishterët të cilët ishin konvertu në islam të riktheheshin në besimin e tyre, në këmbim të rihapjes së xhamisë në Konstantinopojë.[40] Por më 1029, Anushtakin al-Dizbari, shkatërroi koalicionin e Beduinëve në Palestinë dhe Siri.[41] Në vitin 1032, nën urdhërat e kalifit al-Zahir përfunduan renovimet e xhamisë “kupola e Gurtë.”[42]

Më 1071, Turqit Selxhuk, invaduan pjesë të mëdha të Azisë perëndimore, përfshirë edhe Azinë e vogël dhe Mesdheun lindor, duke pushtu edhe Ramallahun dhe duke rrethuar Jerusalemin,[43] kurse më 1073, invaduan në Palestinë,[44] e që më 1075, pushtuan Damaskun,[45] e që në të njejtin vit e godet një thatësi e madhe Palestinën.[46] Selxhukët më 1077 pushtuan Jafën,[47] kurse Fatimidët pushtuan Tiren.[48] Më vitin 1093, muslimanët e bregdetit ia ndaluan të krishterëve të hyjnë në Palestinë.[49]

Kurse më 27 nëntor 1095, Papa Urbani II nisi Kryqëzatën e I, me qëllim të pushtimit të Jerusalemit dhe Tokës së Shenjtë dhe çlirimit nga të krishterët lindor dhe sundimi islamik. Nga korrik 1098,  Fatimidër rrethuan Jerusalemin,[50] kurse më 26 gusht arritën ta pushtonin këtë qytet.[51] Më 12 gusht 1099, Kryqëtarët shkatërruan ushtrinë Fatimide në Betejën e Ashkelonit,[52] pas të cilës Kryqëtarët hynë në qytetin e Jafas.[53]

Më 23 gusht 1153, Frankët pushtuan Ashkelonin duke kompletu pushtimin e tyre të bregut perëndimor të Detit Mesdhe.[54] Më 25 nëntor 1177, në Betejën e Moontgisard-it, Baldvini i IV i Jerusalemit dhe Raynald i Shatillon( Chatillon) shkatërruan Saladinin e dinastisë Ajubide, që ndodhi mes Ramallahut dhe Jibna-s (Yibna).[55] Kryqëtarët pushtuan Tiren, më 1124,[56] por më 1 maj 1187, Saladini në Betejën Cresson, mposhti Kryqëtarët,[57] për të pushtuar në qershor të po atij viti Tiberian, kurse më 4 korrik mposhti Mbretin e Jerusalemit në Betejën e Hattin-it,[58] kurse më 2 tetor të të njejtit vit Saladini pushtoi Jerusalemin.[59] Mirëpo luftërat vazhduan, më 28 gusht 1189, Guy i Lusignan-it, e rrethoi Akren, e që më 8 qershor 1191, Riçard Zemërluani arrit në Akre, e që më 12 korrik garnizoni musliman u dorëzu tek Kryqëtarët, derisa të burgosurit u ekzekutuan më 20 gusht jashtë rrethinës së Akres.[60] Më 7 shtator 1191, Riçardi I i Anglisë e shkatërroi Saladinin në Betejën Arsuf,[61] por më 1 shtator[62] ose 2 shtator 1192, që të dy nënshkruan Traktatin e Jafa-s,[63] e që disa herë njihet edhe si Traktati i Ramallahut.[64] Në 18 shkurt 1229, Frederiku II dhe sulltani Ejubid Al-Kamil nënshrkuan Traktatin e Jafas, me të cilën pushteti i krishter rivehej në Jerusalem, Nazaret, Betlehem në këmbim të mbrojtjes së muslimanëve.[65]

Më 11 korrik 1244, Khvarezmianët, pushtruan Jerusalemin dhe masakruan banorët, kurse më 18 tetor në Betejën e La Forbie në veri-lindje të Gazës, Kryqëtarët dhe aleatët e tyre Ejubidët e Damaskut, Homsit dhe Kerkak pësojnë humbje të rëndë nga ushtria Egjiptiane dhe Khvarezmianët.[66] Më 3 shtator 1260, ndodhi Beteja e Ain Jalut mes Mamelukëve të Egjiptit dhe Mongolëve,[67] kurse dinastia Mameluke Bahri e Egjiptit pushtoi më 1265 disa qytete të Lindjes së Mesme nga Kryqëtarët, si Haifan, Arsuf dhe Cezarenë bregdetare.

Më 18 maj 1291, Al-Ashraf Khalil i Egjiptit e pushtoi Akren, duke zhdukur Mbretërinë Kryqtare të Jerusalemit dhe duke i dhënë fund Kryqëzatës së Nëntë. Periudha Mameluke zgjati nga viti 1291, deri më 1517, kur Perandoria Osmane pushtoi Palestinën.[68]

Sipas disa akademikëve, shenjtërimi i Jerusalemit u rritë pas ekspansionit dhe rritjes së një zhanri të literaturës e njohur si al-Fadhail( udhëzues fetarë)[69] ose si histori e qyteteve, që ishin kryesisht në periudhën Umayyade,[70] por të tjerët e theksojnë se ishin motivet politike islamike të dinastisë Umayyade, që e shenjtëruan Jerusalemin në Islam.[71] Referencat e shumta politike për xhaminë al-Aksa, datojnë nga shekulli XII, ose më pas për shkak të pushtimit të Kryqtarëve, por disa përpjeken ta argumentojnë që bazohet në hadithe të numërt që datojnë nga lindja e islamit.[72]

Më: 14.02.2024

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] The Battles of Armageddon: Megiddo and the Jezreel Valley from the Bronze Age to the Nuclear Age, Eric H. Cline, University of Michigan Press, 2002, faqe 16-17.

[2] “In the Shadow of Phoenicia”,  Benjamin M. Sullivan, 2018, The Journal of Hellenic Studies, 138: 67–79, (70); Kings and the Ideology of Kingship in Early Greece (c. 1200-700 B.C.), Epic, Archaeology and History, John Richard Lenz, 1993, faqe 29.

[3] The Philistines in Transition: A History of the Philistines from Ca. 1000-730 B. C. E., Carl S. Ehrlich, Brill, 1996, faqe 7; Philistine Iconography: A Wealth of Style and Symbolism, David Ben-Shlomo, Saint-Paul, 2010, faqe 16.

[4] The New American Bible, Translated from the Original Languages with Critical Use of All the Ancient Sources Including the Revised Psalms and the Revised New Testament, Confraternity of Christian Doctrine, 2011, faqe 913; NKJV, Cultural Backgrounds Study Bible, Bringing to Life the Ancient World of Scripture, Editor:Craig S. Keener, John H. Walton, 2017, faqe 1403; Philistine Iconography: A Wealth of Style and Symbolism, David Ben-Shlomo, Saint-Paul, 2010, faqe 17.

[5] Confronting the Past, Archaeological and Historical Essays on Ancient Israel in Honor of William G. Dever,  William G. Dever, 2006, faqe 260; The Gaza Strip, Its History and Politics – From the Pharaohs to the Israeli Invasion of 2009, Nathan Shachar, 2009, faqe 20; Philistine Iconography: A Wealth of Style and Symbolism, David Ben-Shlomo, Saint-Paul, 2010, faqe 17.

[6] God’s Word for Our World, Vol. 1, Volume 1, Deborah L. Ellens, J. Harold Ellens, Isaac Kalimi, Rolf Knierim, 2004, faqe 370; The Oxford Handbook of the Archaeology of the Levant, C. 8000-332 BCE, Editor:Ann E. Killebrew, Margreet L. Steiner,2014, faqe 111; Civilizations of the Ancient Near East, Volume 2, Jack M. Sasson, 1995, faqe 1215; Chronological Tables, Avraham Negev, Shimon Gibson, 2001, faqe 556.

[7] All the People in the Bible, An A-Z Guide to the Saints, Scoundrels, and Other Characters in Scripture, Richard R. Losch, 2008, faqe 140; Intercultural Economic Analysis, Theory and Method, Rongxing Guo, 2009, faqe 33; The Umayyads, The Rise of Islamic Art,  Museum With No Frontiers, 2000, faqe 211; Historical Dictionary of Palestine, Ilan Pappe, Johnny Mansour, 2022, faqe xix; Imperialism and Jewish Society, 200 B.C.E. to 640 C.E, Seth Schwartz, 2009, faqe 53; Faiths Across Time [4 Volumes], 5,000 Years of Religious History, J. Gordon Melton,2014, faqe 217.

[8] Biblical Captivity, Aggression and Oppression in the Ancient World, Robert Kimball Shinkoskey, 2012, faqe 85; Le Mie Ricette Preferite, Josh Seventh, 2021, faqe 2; Conflict in the Holy Land, From Ancient Times to the Arab-Israeli Conflicts, Editor: Robert C. DiPrizio, 2020, faqe 279.

[9] The Jewish People, An Illustrated History, Yohanan Aharoni, 2006, faqe 66; A History of Palestine, From the Ottoman Conquest to the Founding of the State of Israel, Gudrun Krämer, 2011, faqe 12; All the Genealogies of the Bible, Visual Charts and Exegetical Commentary, Nancy S. Dawson, Eugene H. Merrill, Andreas J. Kostenberger, faqe 491; Alexander to Constantine: Archaeology of the Land of the Bible, Volume III, Eric M.Meyers, Mark A. Chancey, Yale University Press, 2012, faqe 50.

[10] Encyclopedia Americana, Scholastic Library Pub, 2006, faqe 305.

[11] A historical atlas of the Jewish people: from the time of the patriarchs to the present, Élie Barnavi, Miriam Eliav-Feldon, Denis Charbit, Schocken Books, 2002, faqe 68.

[12] Atlas of the Prophet’s biography: places, nations, landmarks, Shawqi Abu Khalil, Dar-us-Salam, 2004, faqe 249.

[13] The Early Islamic Conquests, Fred M. Donner, Princeton: Princeton University Press, 1981, faqe 86, 89-90.

[14] Po aty, faqe 112.

[15] The Sword of Allah: Khalid bin al-Waleed – His Life and Campaigns, A. I. Akram, third edition, 2004, faqe 246.

[16] The History and Archaeology of Jaffa 1, Aaron A Burke, Martin Peilstocker, Cotsen Institute of Archaeology Press, 2011, faqe 114.

[17] The History and Archaeology of Jaffa 1, Aaron A Burke, Martin Peilstocker, Cotsen Institute of Archaeology Press, 2011, faqe 114; “Jerusalem”. S.D. Goitein, O. Grabar, 2007. Në Historic Cities of the Islamic World. Clifford Edmund Bosworth, BRILL, faqe 231.

[18] The History and Archaeology of Jaffa 1, Aaron A Burke, Martin Peilstocker, Cotsen Institute of Archaeology Press, 2011, faqe 114.

[19] A History of Palestine, 634–1099. Moshe Gil, Translated by Ethel Broido, Cambridge: Cambridge University Press, (1997) [1983], faqe 849.

[20] The Churches of the Crusader Kingdom of Jerusalem: Volume 3, The City of Jerusalem: A Corpus. Denys Pringle, Cambridge University Press, 1993, faqe 10; “Jerusalem”. S.D. Goitein, O. Grabar, 2007. Në Historic Cities of the Islamic World. Clifford Edmund Bosworth, BRILL, faqe 232.

[21] The History and Archaeology of Jaffa 1, Aaron A Burke, Martin Peilstocker, Cotsen Institute of Archaeology Press, 2011, faqe 114.

[22] Po aty, faqe 114.

[23] A History of Palestine, 634–1099. Moshe Gil, Translated by Ethel Broido, Cambridge: Cambridge University Press, (1997) [1983], faqe 339.

[24] The Prophet and the Age of the Caliphates: The Islamic Near East from the 6th to the 11th Century (Second ed.), Hugh Kennedy, Harlow: Longman, 2004, faqe 277; Byzantium and the Crusades, Jonathan Harris, Bloomsbury Publishing, 2014, faqe 29.

[25] A History of Palestine, 634–1099. Moshe Gil, Translated by Ethel Broido, Cambridge: Cambridge University Press, (1997) [1983], faqe 851.

[26] The Prophet and the Age of the Caliphates: The Islamic Near East from the 6th to the 11th Century (Second ed.), Hugh Kennedy, Harlow: Longman, 2004, faqe 322; A History of Palestine, 634–1099. Moshe Gil, Translated by Ethel Broido, Cambridge: Cambridge University Press, (1997) [1983], faqe 851.

[27] A History of Palestine, 634–1099. Moshe Gil, Translated by Ethel Broido, Cambridge: Cambridge University Press, (1997) [1983], faqe 354-355.

[28] Po aty, faqe 851.

[29] Po aty.

[30] Po aty, faqe 358, 851.

[31] Po aty, faqe 369-370.

[32] The Churches of the Crusader Kingdom of Jerusalem: Volume 3, The City of Jerusalem: A Corpus, Denys Pringle, Cambridge University Press, 1993, faqe 10.

[33] Keys to Jerusalem: Collected Essays, Jerome Murphy-O’Connor, OUP Oxford, (23 February 2012), faqe 245; Religious Conversion, History, Experience and Meaning, Ira Katznelson, Miri Rubin, 2016, faqe 69; The Collapse of the Eastern Mediterranean, Climate Change and the Decline of the East, 950-1072, Roni Ellenblum, 2012, faqe 47; The Life of Lazaros of Mt. Galesion, An Eleventh-century Pillar Saint, Gregory (the Cellarer.), 2000, faqe 5; A History of Palestine, 634-1099, Moshe Gil, 1997, faqe 373; The Crusades: Islamic Perspectives, Carole Hillenbrand, 2018, faqe 48.

[34] “Palestine”. Yaacov Lev, Në Medieval Islamic Civilization: L-Z, index, Josef W. Meri , Taylor & Francis, 2006 faqe 592; Crusades: Volume 7, Andrew Jotischky, Benjamin Z. Kedar, Jonathan Phillips, Jonathan Riley-Smith,  Taylor & Francis, 2016, faqe 50; Four Paths to Jerusalem: Jewish, Christian, Muslim, and Secular Pilgrimages, 1000 BCE to 2001 CE, Hunt Janin, McFarland, 2015, faqe 77.

[35] A History of Palestine, 634–1099. Moshe Gil, Translated by Ethel Broido, Cambridge: Cambridge University Press, (1997) [1983], faqe 853; The History and Archaeology of Jaffa 1, Aaron A Burke, Martin Peilstocker, Cotsen Institute of Archaeology Press, 2011, faqe 116; The Churches of the Crusader Kingdom of Jerusalem: Volume 3, The City of Jerusalem: A Corpus. Denys Pringle, Cambridge University Press, 1993, faqe 11.

[36] A History of Palestine, 634–1099. Moshe Gil, Translated by Ethel Broido, Cambridge: Cambridge University Press, (1997) [1983], faqe 853.

[37] Po aty, faqe 386.

[38] Po aty, faqe 854.

[39] Palestine: A Four Thousand Year History, Nur Masalha, Bloomsbury Academic, 2018, faqe 185; “Palestine”. Yaacov Lev, Në Medieval Islamic Civilization: L-Z, index, Josef W. Meri , Taylor & Francis, 2006 faqe 591; The History and Archaeology of Jaffa 1, Aaron A Burke, Martin Peilstocker, Cotsen Institute of Archaeology Press, 2011, faqe 174.

[40] Byzantium and the Crusades, Jonathan Harris, Bloomsbury Publishing, 2014, faqe 29; “The Medieval Roman Empire of the East as a Spatial Phenomenon”, Johannes Preiser-Kapeller. Në The Limits of Universal Rule: Eurasian Empires Compared,  Yuri Pines; Michal Biran, Jörg Rüpke, Cambridge University Press, 2021, faqe 165.

[41] “Palestine”. Yaacov Lev, Në Medieval Islamic Civilization: L-Z, index, Josef W. Meri , Taylor & Francis, 2006 faqe 591.

[42] A History of Palestine, 634–1099. Moshe Gil, Translated by Ethel Broido, Cambridge: Cambridge University Press, (1997) [1983], faqe 397.

[43] The History and Archaeology of Jaffa 1, Aaron A Burke, Martin Peilstocker, Cotsen Institute of Archaeology Press, 2011, faqe 116.

[44] Palestine: A Four Thousand Year History, Nur Masalha, Bloomsbury Academic, 2018, faqe 186.

[45] The History and Archaeology of Jaffa 1, Aaron A Burke, Martin Peilstocker, Cotsen Institute of Archaeology Press, 2011, faqe 116.

[46] A History of Palestine, 634–1099. Moshe Gil, Translated by Ethel Broido, Cambridge: Cambridge University Press, (1997) [1983], faqe 415.

[47] Po aty, faqe 116.

[48] Po aty, faqe 419.

[49] The History and Archaeology of Jaffa 1, Aaron A Burke, Martin Peilstocker, Cotsen Institute of Archaeology Press, 2011, faqe 117.

[50] “Jerusalem”. S.D. Goitein, O. Grabar, 2007. Në Historic Cities of the Islamic World. Clifford Edmund Bosworth, BRILL, faqe 233.

[51] A History of Palestine, 634–1099. Moshe Gil, Translated by Ethel Broido, Cambridge: Cambridge University Press, (1997) [1983], faqe 414.

[52] War and Religion [3 Volumes], An Encyclopedia of Faith and Conflict [3 Volumes], Editors:Jeffrey M. Shaw Ph.D., Timothy J. Demy,  2017, faqe xxvi; Conflict and Conquest in the Islamic World [2 Volumes], Alexander Mikaberidze, 2011, faqe 307; The Crusades to the Holy Land, The Essential Reference Guide, Editor:Alan V. Murray, 2015, faqe 306; Wars That Changed History, 50 of the World’s Greatest Conflicts, Spencer C. Tucker, 2015, faqe 104; Sacred Swords, Jihad in the Holy Land, 1097-1291, James Waterson, 2010, faqe 40; Warfare in the Age of Crusades, The Latin East, Brian Todd Carey, Joshua B Allfree, John Cairns, 2023, faqe 54.

[53] The History and Archaeology of Jaffa 1, Aaron A Burke, Martin Peilstocker, Cotsen Institute of Archaeology Press, 2011, faqe 117.

[54] The Routledge Companion to the Crusades, Peter Lock, Routledge, 2006, faqe 53; “The Latin States under Baldwin III and Amalric I, 1143–1174; The Decline and Fall of Jerusalem, 1174–1189”, Marshall W. Baldwin.Në A History of the Crusades, Volume One: The First Hundred Years, Kenneth M. Setton, Marshall W. Baldwin, The University of Wisconsin Press, 1969, faqe 583.

[55] Journal of Medieval Military History, XI, Editors:Clifford J. Rogers, John France, Kelly DeVries, 2013, faqe 97; Famous Battles of the Medieval Period, Chris McNab, 2017, faqe 31; The Historians of Angevin England, Michael Staunton, 2017, faqe 261.

[56] Medieval Islamic Civilization: L-Z, index, Josef W. Meri, Taylor & Francis, 2006, faqe 591.

[57] The Churches of the Crusader Kingdom of Jerusalem: Volume 3, The City of Jerusalem: A Corpus. Denys Pringle, Cambridge University Press, 1993, faqe 234.

[58] The Crusades [4 Volumes], An Encyclopedia, Alan V. Murray · 2006, faqe 660; Crusader art in the Holy Land : from the Third Crusade to the fall of Acre, 1187-1291, Jaroslav Folda, 2005, faqe 22; Medicine in the Crusades, Warfare, Wounds and the Medieval Surgeon, Piers D. Mitchell, 2004, faqe 79.

[59] Pilgrims to Jerusalem in the Middle Ages, Nicole Chareyron, Columbia University Press, 2005, faqe 79; The Byzantine-Islamic Transition in Palestine: An Archaeological Approach, Gideon Avni, OUP Oxford, 2014, faqe 336; Crusades: Volume 7. Andrew Jotischky, Benjamin Z. Kedar, Jonathan Phillips, Jonathan Riley-Smith,  Taylor & Francis, 2016, faqe 49.

[60] The Crusades: The Authoritative History of the War for the Holy Land, Thomas Asbridge, HarperCollins e-books, 2010, faqe 564.

[61] 1001 Battles That Changed the Course of History, R. G. Grant,  2017, faqe 155; The Crusader World, Editor:Adrian Boas, 2015, faqe 461; World Military Leaders, A Biographical Dictionary, Mark Grossman, 2007, faqe 304; The History of the Holy War, Ambroise’s Estoire de la Guerre Sainte, Volume 1, Ambroise, 2003, faqe 96.

[62] Islamic Awqaf related to Peace-Building Among Nations: Tamim Al-Dari Hospice as a Model. Relations between East and West: Various Studies: Medieval and Contemporary Ages, Ali Ahmed Mohamed El-Sayed, Cairo: Dar al-Kitab al-Gamey, 2017, faqe 60.

[63] The Crusades: The Authoritative History of the War for the Holy Land, Thomas Asbridge, HarperCollins e-books, 2010, faqe 564.

[64] Islamic Awqaf related to Peace-Building Among Nations: Tamim Al-Dari Hospice as a Model. Relations between East and West: Various Studies: Medieval and Contemporary Ages, Ali Ahmed Mohamed El-Sayed, Cairo: Dar al-Kitab al-Gamey, 2017, faqe 60; God’s Battalions: The Case for the Crusades, Rodney Stark, Harper Collins e-books, 2009, faqe 115; A History of Egypt in the Middle Ages. A History of Egypt. Vol. VI, The Middle Ages, Stanley Lane-Poole,  London: Methuen & Co, 1901, faqe 213.

[65] The Crusades: The Authoritative History of the War for the Holy Land, Thomas Asbridge, HarperCollins e-books, 2010, faqe 469.

[66] Po aty, faqe 474-475.

[67] Marino Sanudo Torsello, The Book of the Secrets of the Faithful of the Cross, Liber Secretorum Fidelium Crucis, Dr Peter Lock, 2013, faqe 350; The Hutchinson Dictionary of Ancient and Medieval Warfare, Editors:John Gillingham, John Lazenby, Peter Connolly, 2016, faqe 7; Concise History of Islam, Muzaffar Husain Syed, Syed Saud Akhtar, B D Usmani, 2011, faqe 405; Internet View of the Arabic World, Jon Schiller, 2009, faqe 114.

[68] The museums of Israel, Nitza Rosovsky, Joy Gottesman Ungerleider, Joy Ungerleider-Mayerson, 1989, faqe 10.

[69] The Umayyad Dome of the Rock in Jerusalem, Oleg Grabar, Vol. 3 (1959), Published by: The Smithsonian Institution, faqe 33.

[70] “The Modern History of Islamic Jerusalem: Academic Myths and Propaganda”, Ghada Hashem Talhami, Middle East Policy Journal. Blackwell Publishing, 2000, Volumi VII (14).

[71] The opposite of holiness, Yonatan Silverman, Published:  06.05.05( qasje online: https://www.ynetnews.com/articles/0,7340,L-3095122,00.html).

[72] “Political Boundaries and Moral Communities: Islamic Perspectives”, Sohail H Hashimi, etj. Në States, Nations and Borders: the ethics of making boundaries, Allen E. Buchannan,  Margaret Moore, Cambridge University Press, 2003, faqe 192–193.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit