Albini po e forcon dinjitetin e shtetit të Kosovës

3
700
Vjosa - Albini

Ibrahim Kabili Qeveritë paraardhëse të Kosovës kanë bërë gabime të rënda lidhur me dialogun me Serbinë. Për këtë populli i ndëshkoi me votë të gjitha partitë politike dhe ia dha votën Vetvendosjes. Kryeministri Kurti në mendimin tim po punon mirë për Kosovën. Ai po i thotë ndal Serbisë për shumë nisma të saj. Veprimi i fundit i Qeverisë së Kosovës dhe i Kurtit për moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë është vendim dinjitoz. Unë nuk e kam besuar se Kurti do të tregohej kaq i vendosur në këtë aspekt. Ai kundërshtoi Serbinë dhe Vuçiçin dhe nuk pranoi që këto zgjedhje të mbahen në Kosovë. Kjo nuk është pak për të si kryeministër!

Më befasoi fakti që këtë kërkesë, Kurtit, ia rekomanduan edhe vendet e Kuintit… Refuzimi i tyre nuk qe i lehtë por tepër i vështirë… Megjithatë Kurti respektoi kushtetutën e vendit të tij dhe nuk i pranoi. Nuk është e moralshme për ndërkombëtarët, që edhe në këtë rast, mbajtën anën e Serbisë… Eshtë paradoks fakti që Serbia “ledhatohet” në vijimësi nga BE-ja. Shpresoj që Evropa të zgjohet kësaj here. Qëndrimi i Serbisë ndaj agresionit të rus ndaj Ukrainës flet qartë se ajo është pro dhe afër Rusisë. Aq më shumë që Serbia nuk i vuri sanksione Rusisë. Ajo doli hapur kundër embargos ruse. Kur do të zgjohet Evropa në lidhje me qëndrimin ndaj Serbisë dhe Vuçiçit? Ky është rasti. Ato janë pro Rusisë dhe dora e saj e zgjatur në Ballkan.

Duke ndjekur në vijimësi ecurinë politike dhe zhvillimet në Kosovë mendoj se Kryeministri Kurti po tregohet një shtetar dinjitoz. Ky është njeriu që i duhet Kosovës! I duhet asaj sepse deri më tani nuk ka firmosur asnjë marrëveshje që bie ndesh me kushtetutën. Ai nuk pranoi “Open Ballkanin”. Pranimi i tij do ishte tradhëti për Kosovën dhe shtetin e saj… Kurti dhe Osmani nuk e pranuan atë, dhe as që e vunë fare në diskutim. Bravo! Një meritë tjetër e padiskutueshme e tyre është mospranimi i Asociacionit të Komunave Serbe me kopetenca ekzekutive. Edhe për këtë, të dy në unison, janë kundër tij. Shpresoj që ata, për këto tema të nxehta të qëndrojnë te vendosur deri në fund! Ndryshe “karremi” i vendosur nga serbët do t’ju ngecte në fyt…

Mendoj se duhet thënë jo dhe vetëm jo:
● “Open Ballkanit”.
● Dhe “Zajednicës” me kopetenca ekzekutive.

Tregues pozitiv është edhe një aspekt tjetër, deri më tani nuk ka pasur asnjë rast korrupsioni në radhët e saj. Kjo nuk është e paktë. Ky është një leksion demokracie! Këtë po e injekton Kurti me filozofinë e tij. Shpresojmë që ai të qeverisë deri në fund me duar të pastra!

Që ti kaloi me sukses vështirësitë, ai duhet:

● Të vej më mirë në punë institucionet në vartësi dhe ti shkundi nga plogështia.
● Të largojë prej tyre njërëzit e inkriminuar.
● Të mos i bëjë asnjë lëshim Serbisë, në bisedimet e mundshme me të.
● Në bashkëpunim me SHBA-në ti vendosë reciprocitet të plotë Serbisë.
● Të ngrejë aktpadi për krimet e luftës së bërë nga Serbia dhe kriminelët e saj.
● Të mos ketë asnjë shpresë se do të mund të ndryshojë Serbia! Ajo nuk ndalet me lëshime dhe kompromise. Serbinë dhe Vuçiçin e ndal vetëm Amerika. Eshtë fitore e madhe që interesat gjeostrategjike të shqiptarëve përputhen me ato të Amerikës…
● Të forcojë dhe armatosë ushtrinë.
● Të luftoj korrupsionin dhe të dënoj të korruptuarit.
● Të miratohet në Kuvendin e Kosovës një rezolutë ku të dënohen krimet dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftën e vitit 1998-99.
● Si kryeministër i Kosovës, një rezolutë të tillë duhet t’ja kërkoi ta bëjë edhe Kuvendi i Shqipërisë.
● Nisur edhe nga kushtet e reja të krijuara pas luftës në Ukrainë, t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë që Shqipëria të tërhiqet zyrtarisht nga “Open Ballkani”.

Ibrahim Kabili
Tiranë më 01.04.2022

3 KOMENTE

  1. Z. Gashi!

    Komenti juaj është cinik dhe i papërgjegjshëm! Nuk të jam përgjigjur me të njëjtën gjuhë asnjëherë. Në shkrimet e mia unë shpreh mendimin tim, jap modestisht edhe alternativa, dhe mbaj përgjegjësi për këtë. Unë nuk shpreh mendimet tuaja! Nga komentet që më keni bërë më jepni përshtypjen e një njeriu të papërgjegjshëm. Në mungesë të alternativës ju vetëm shani, ofendoni, gjeni; “tradhëtarin”, “të poshtrin”, gjeni “komunistin”. Kjo nuk është burrëri. Ky është turpi yt, kjo është injoranca jote! Shërohu nga psikoza e “heroit” dhe e “tradhëtarit”… Kontrolloje veten, në të kundërt merr kontakt me psikologun apo mjekun psikiatër.

    Të uroj shëndet, mbarësi në familje dhe gjithë të mirat! Ibrahimi.

  2. Kabillo,

    Qe çka ke shkruar, po ju citoj:”
    Megjithatë Kurti respektoi kushtetutën e vendit të tij dhe nuk i pranoi. Nuk është e moralshme për ndërkombëtarët, që edhe në këtë rast, mbajtën anën e Serbisë… Eshtë paradoks fakti që Serbia “ledhatohet” në vijimësi nga BE-ja. Shpresoj që Evropa të zgjohet kësaj here. Qëndrimi i Serbisë ndaj agresionit të rus ndaj Ukrainës flet qartë se ajo është pro dhe afër Rusisë. Aq më shumë që Serbia nuk i vuri sanksione Rusisë. Ajo doli hapur kundër embargos ruse. Kur do të zgjohet Evropa në lidhje me qëndrimin ndaj Serbisë dhe Vuçiçit? Ky është rasti. Ato janë pro Rusisë dhe dora e saj e zgjatur në Ballkan.”

    1. Se pari Kurti nuk e respekton kushtetuten, sepse po e lejon KFOR-in dhe sidomos ushtrine AMERIKANE me veprue ne Kosove ne menyre JO-KUSHTETUTARE.
    2. Nderkombetaret bejne politike dhe diplomaci ashtu si dijne dhe dojne.
    Ne keta nderkombetar ti nuk e specifikove per cilet NDERKOMBETAR e ke fjalen!. Sepse nderkombetar jane USA, KINA, UK, RUSIA, FRANCA, KUBA etj… pra fol saktesisht e jo duke e hedhe gurin dhe mshefe doren.
    3. Ti po i jape vehtes te drejte me i kallxue Serbise me cilin shtet me u rreshtue!!! Po a je ti normal, o komunist, qe ia ban gajlen Serbise dhe rreshtimit te saj???
    Ajo le te behet pjese e Rusise, ajo çeshtje nuk eshte e asnje SHQIPTARI… por e komunisteve çe merziten se çka po bon Serbia…
    Per mua Serbia le te behet Kine, Rusi, Indi, Madagaskar, Bellorusi… Turqi, Palestine …kjo eshte qeshtje e Serbise…

    Edhe une te uroj shendet… por nuk te uroj kesi shkrime komuniste….

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.