Guri i Plakës

0
509
Nexhat Halimi

Nexhat Halimi

Dea vinte në ritëm me mua dhe shfaqte kënaqësi që do të udhëtonte për herë të parë  me trenin që qarkullon Fushë Kosovë – Pejë.  Ajo shikonte nga dritarja fushat dhe brigjet dhe e zgjaste dorën t’i prekte  me kënaqësinë e gufuar. Nuk e paramendonte se do të kalonim nga Guri i Plakës, i cili në vete fsheh një ngjarje tragjike dhe të rëndë.

Guri i Plakës është një legjendë, një tregim rrëqethës, një kallëzim i mbajtur gjallë nga goja e popullit që ka lënë gjurmë në  jetën e një tragjedie dhe të një ëndrre dhe përsëritet nga brezi në brez me pietet.

Treni gjarpëron nëpër binarët e vet me ritëm të ngadaltë dhe përpihet mes për mes gurit të çarë.

Guri është çarë mes përmes nga një kompani franceze në vitin ’36 –të, ndërsa Jugosllavia e Versajës ndërtoi hekurudhën Prishtinë-Pejë, e cila është e qarkullueshme tash e tetëdhjetë vjet.

Guri i Plakës sipas gojëdhënave të fshatarëve përreth e sidomos të fshatit Gradicë e Godanc e paraqesin rastin duke pohuar se në afërsi të Gurit të Plakës ka qenë një lagje, një familje me dyzet anëtarë të cilët vriten pabesisht me pushtimin e sllavëve të tokës shqiptare. Në atë përleshje tërë lagjen vriten tetëdhjetë shqiptarë, fëmijë, të moshuar e gra shtatzëna, ndërsa Plaka që e mbijeton vrasjen me dy nipat e saj i shpëton ngjarjes së trishtuar.

Ajo, e thyer dhe gjysmë e ngrirë, i merr dy nipat dhe bagëtitë, delet, dhitë dhe afrohet te guri ku shihet vendi ku është strehuar plaka me nipat në Dollap, ndërsa siç flasin gjurmët, bagëtitë kanë qëndruar rreth Gurit të Plakës.

Thuhet se plaka deri sa i ka rritur nipat ka jetuar në këtë gurë, ku në periferi të gurit nga lindja ka qenë lëndinë. Sipas gojëdhënave thuhet se plaka është rrëzuar nga ai strehim i lartë dhe ka humbur jetën.

Jo rrallë trillohen mitet dhe legjendat në Kosovë.

Sajohen sipas trillit të njerëzve ngjarje të ndryshme dhe pikëlluese. Fat i tillë ka përjetuar dhe Plaka, vite më vonë nga masakra e përshkruar nga miti apo legjenda…

Dea ndiqte peizazhet e bukura, të cilat rrëshqisnin xhamit të dritares së trenit, ndërsa unë e endja brenda vetes dhe një herë masakrën e tmerrshme që njihet si vrasja e banorëve  shqiptarë, apo masakra e luftës së fundit atdhetare, siç është ajo e Mejës apo masakra e Krushës, Studimes, ajo e Prekazit e me radhë, në të gjitha hapësirat e Kosovës në të cilat piku gjaku i lirisë.

Treni ikte ndërmjet peizazhesh të bukura dhe  më kujtohej sesi është, çarë  guri mes përmes nga një kompani franceze në vitin ’36 –të, ndërsa Jugosllavia e Versajës ndërtoi hekurudhën Prishtinë-Pejë, e cila është e qarkullueshme tash e tetëdhjetë vjet.

E  shikoja Dean nga i ndjek peizazhe të bukura dhe nga luan hije dritë në xhamin e dritares së trenit, në të cilin lëvizte dhe çelte liria me gjakun e UÇK-së.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.