Forca e dashurisë

0
700
Ilir Muharremi - kritik i artit

Ilir Muharremi

Ata u dashuruan. Ata çdo ditë dehen nga kjo dashuri e pafund, nga ky opium me aromë parfumi nostalgjie. Janë shpesh të trallisur sikur kur ndodhesh mbi tallazet e detit e që nën këmbë ndjen rrëshqitjen e ujit apo lëkundjen e anijes. Dashuria e tyre merr frymë, por edhe toka në të njëjtën kohë. Ata ushqehen nga dashuria e tyre premtuese e cila nga dielli i brendshëm ushqehet. Ata jetojnë në një rreth gjeometrik pushtues, janë dytë të pushtuar nga vetëm dy shpirtra. Kur puthen në buzë ndjejnë ajrin e pastër sikur të ishte një pije freskuese, buzët e tyre kur bashkohen shtrydhen sikur frutat e shëndeshtshëm, e që ndjenë aromën e atyre frutave të ishujve të largët.

Dashuria e tyre është magji ledhatuese që lëkura bëhet sikur kokrat e orizit. Ata jetojnë të vdekur për njëri- tjetrin, ata janë zverdhur për veten, por tani jetojnë mbi detin e mendafshtë, të shtrirë mbi këtë hapësirë, qielli dukej si perde e zezë që mbulonte atë sipërfaqe të shëndritshme nga yjet xixëlluese që ngjanin me disa të çara e të plasura e që derdhej ai shkëlqim i papërshkruar. Xixëllima e tyre krijonte lëvizje dukej si ndonjë acar në antartik. Dy të dashuruar ngroheshin nga zjarri poshtë këmbëve e drejt zemrës. Uh! Ky qiell mbi të cilin lëshohet hëna bashkë me yjet që kanë emra, të dashuruarit kompozojnë orkestrën në këtë thellësi të fshehtë.

Nën rrezet e hënës vezullonin faqet e saja të bardha dhe hija përfundy syve zbukuronte më shumë sytë e saj të vegjël të tërhequr. Shikimet e tyre qenë përhumbëse me pauza ledhatuese. Kur shikoheshin, toka dhe koha ndalonte, sepse ringjallej një kohë e re, kohë e tyre, kohë e ëmbël si mjaltë, e shijshme me shije limoni. Flokët e saj të dendura e të zëna gërshetë që lëshohesihn anash fytyrës, zvogëlonin kokën, krijonin simetrinë e bukur. Bukuria e saj pushtonte sytë dhe zemrën e tij i cili nuk dridhej nga kjo sunduese ndjenjash.

Dashuria e tyre që tre vite, dëshiron të kurorzohet me bashkim të përjetshëm, vampirët, keqbërsitë, djallëzuesit nuk lejuan. Bukuroshja u sëmurë, e vetmja shpresë e tij, dielli dhe diamanti nuk e humben shkëlqimin por e fuqizuan, dashuritë e ndaluara janë të përjetshme dhe të forta. Dashuritë e besueshme janë kur jemi të rinjë, lotët e verteta kanë përmbajtje aty. Zemra ende digjet aty, kurrë nuk kalon dhimbja e dashurisë së rinisë. Depresioni i saj u shkëmbye me trupin dhe shpirtin e tij. Vuajtja në rini ishte më e gjatë dhe kishte më shumë titull dhe kuptim. Lotët u bënë detëra dhe oqeane, por ata dy lundronin me barkën e tyre plot vrima, dhe uji depërtonte ngadalë fundoste qenien, por jo fantazmen e tyre e cila qëndronte ombrellë mbi çdo fatëkeqësi që ju kanosej…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.