Çka kanë ende të bisedojnë Kosova e Serbia, pas një procesi të gabuar?

0
20
Borrell - Kurti - Vuiçq

Skender MULLIQI

Pas një procesi të gabuar dhe hilegji nga Borell, Lajçak dhe Eskobar, shtrohet pyetja për çka kanë ende të bisedojnë Kosova dhe Serbia? Presidenti serb, Aleksander Vuçiqi krejt çka është kërkuar nga ai, për zbatim të marrëveshjeve rrallë ndonjë e ka realizuar. Gjithmonë ka gjetur para BE-së arsyetime të rreme e manipulative. Nuk po pranon të zbaton as dy marrvejshet e fundit të Brukselit dhe të Ohrit, e në anën tjetër po kërkon nga Kosova zbatim të marrvshjës për Asociacionin të vitit 2013. Dhe, ky është shkaku që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk u takua së fundi më Vuqiqin në takimin trilateral të Brukselit.

Nga shumë arsye Kurti veqojë sulmin e fundit terrorist në Banjskë dhe refuzimin e Beogradit për të ekstraduar Kosovës, terroristn Millan Radojqiq. Rrëfimi për Banjskën është aktualizuar edhe gjatë takimit që ka pasur Vuçiqi, më presidentin francez, Emanual Makron, i cili që kryesori që mbajti qendrim kunder inkuadrimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.Kjo dhe pika për zbatim të aneks marrveshjës të Ohrit nga Serbia ishin dy kushtet kryesore për vazhdim të bisedimeve që u paraqiten nga kryeministri, Albin Kurti. Duket që do të vijnë ndërmjetësues të tjerë, së humbi rasti i përparimit të procesit më ndërmjetësit e deritashem për normalizim të marrdhënjeve Kosovë-Serbi.

Bëri mirë Kurti që kërkojë ekstradimin e Radojqiqit, për t’i mbetur Serbisë gurë në qafë kjo temë, deri sa të ekstradojnë atë nese eventalisht bashkëfajtori i tij, presidenti serb vendos për estradim, që vështirë të besohet, së në tërsi do t’i daleshin në shesh të palarat në rastin terrorist të Banjskës, dhe për faktin tjetër së Serbia ende në preambulën kushtetuese e ka Kosovën pjesë përbërëse të saj.Ka mundësi esktradimi vetëm nese Beogradit zyrtar i bëhët presion i madh,e që nuk iu bë deri më tash, e BE-ja kishte mjaftë argumente.Prandaj, edhe ky vit është i humbur kur bëhët fjalë për dialogun.

Takimi i fundit në Bruksel ishte takim i fundit për Borell, Lajçak dhe Eskobar. Vendet e tyre do t’i zëvëndësojë dikush tjetër nga evropianet dhe nga Amerika. Do të kemi edhe komison tjetër ngë BE-ja. Sipas të gjitha gjasave dialogu do të vazhdohet pas zgjedhjeve në nëntor në Amerikë. Në Beograd shpresohet së do të fitojë Donald Trump (jo vetëm në Beograd), për të ndrsyshuar procesin e bisedimeve në favor të Serbisë, për ndarje të Kosovës, ose të shkëmbimeve territoriale siq e kishim në tavolinë këtë temë nga Thaqi e Vuqiqi e ndihmaqarët e tyre. Së a do të këmi një kthim të tillë radikal, siç pretendon pala serbe, është spekuluese tash.

Kjo do të qartësohet pas mbajtjës së zgjedhjeve atje, kur edhe përcaktohet fituesi i garës zgjedhore presidenciale.Unë mendojë megjithate së zor, që Tramp më ardhjën e serishme në pushtet, do të percaktohet për ndryshim kufijve në Ballkan, kur dihet së tash kemi një siuatë krejtë politike dhe të zhvillimeve në terren, pas ndërhyrjës ushtarake të Rusisë në Ukrainë. As Amerika e Trumpit vëshirë e besueshme, që iu bënë favore ideve ruso serbo mëdha në Evropë dhe në Ballkan.Thjeshtë nuk është në interesin e botës perëndimore. Putin dhe Vuçiq pikërishtë këtë po e dëshirojnë dhe po e synojnë, ta ndryshojnë rendin actual botërore në favor të botës ruso-serbosllave.

Madje nga shumë ekspertë ushtarakë dhe njerëz të politikës mendohet së Trump do te jetë i ashpër në politikat zbatuese eskpansioniste të diktatorit, Vladimir Putin në Ukrainë dhe pretendimet e tij, që më luftë ta kthen hegjemoninë e humbur të ish-Bashkimit Sovjetik. Në Ballkan Putin fortë dëshiron të hap edhe një frint të ri lufte, që t’i mundësohet fitorja në Ukrainë dhe vazhdimi i pushtimit të shteteve tjera të ish bllokut të Lindjës. NATO është në sprovë të madhe për të ruajtur paqën dhe stabilitetin në Evropë, të kërëcënuar seriozisht nga Putin dhe Vuçiq.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.