22.5 C
Tirana
E dielë, 21 Korrik 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

FC Prishtina nga Berni është fituese e Kupës së Kosovës 2024 në Zvicër të organizuar nga Unioni (UKSHFZ)

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Rrallë ndodh, që një ditë e zakontë, të shndërrohet në një ditë të mrekullueshme, jo vetëm për futbollin e të rinjve shqiptarë, e klubeve shqiptare në Zvicër por për mbarë komunitetin shqiptar, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

UKSHFZ e mbështetur nga FFK dhe vetë kryetari z. Agim Ademi dhe MPJD tani më organizator tradicional t Kupës së Kosovës në Zvicër që nga klubet aktuale te futbollit shqiptar shpall edhe fituesin e Kupës për Super Kupën e Kosovës.

Vlen të përmendet se Kryetari i FFK z. Agim Ademi, Drejtor i Departamentit për Diasporë z. Hamdi Reqica, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bern  shkelqesia e tijë z. Mentor Latifi ishin pranë Unionit dhe klubeve shqiptare me bashkatëdhetarët e që në finalen e madhe FC PRISHTINA – FC BESA shijuan futbollin madheshtor premtues per te ardhmen e rinisë shqiptare.

Per herë të parë FC Prishtina nga Berni është fituese e Kupës së Unionit UKSHFZ dhe u kualifikuan për super Kupën e Kosovë -Diasporë që do të garojnë në muajin Tetor bashkë me fituesin e Kupës ne Gjermani dhe fituesit të Kupës në Kosovë.

Një turne futbolli i organizuar falë punës së Kryesisë së Unionit të Klubeve Shqiptare në Diasporë me z. Feti Demolli, z. Rini Dauti dhe z. Musli Saiti që nderuan të gjithë ata, që punuan dhe vepruan në prezantimin sa më dinjitoz të sportit, arsimit dhe kulturës kombëtare, vlen për t`u vlerësuar lart për qëllimin dhe përkushtimin gjithëpërfshirës  duke u shndërruar edhe në një takim të veprimtarëve, shoqatave dhe klubeve.

Ide e trajtuar ndër vite, se si të bëhemi bashkë, që të punojmë në shërbim të fëmijëve apo të të rinjve shqiptarë në Zvicër po gjen vend gjithnjë e më tepër në aktivitetet e veprimtarëve të dalluar, të cilët udhëheqin me shoqatat apo me klubet sportive. Një gjë e tillë ishte e dukshme në turneu e organizuar nga Unioni i Klubeve shqiptare në Zvicër për kupën e Diasporës.

Ideja se si t`i sensibilizojmë mërgimtarët shqiptarë që fëmijët në Zvicër t`i ruajnë sa më shëndetshëm duke i regjistruar në klubet sportive, duke i regjistruar në shkollat shqipe për të ruajtur gjuhën amtare, duke i regjistruar në shoqatat kulturore për të ruajtur kulturën kombëtare, po zë vend gjithnjë e më tepër në vendbanimet në Zvicër, ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët. 

Komuniteti shqiptar në Zvicër, nuk është më ai i krahut të punës, i punëve më të vështira në shoqërinë zvicerane, por tani falë angazhimit dhe përkushtimit të të rinjve shqiptarë, si sportistët, biznesmenët, mjekët, studentët, ata të cilët kanë mbaruar studimet në universitetet prestigjioze të Zvicrës, mbajnë detyra me përgjegjësi në shoqëri. Dhe këto fakte na bëjnë nder si komb. Zvicra është shoqëri e mundësive të shumta por ajo duhet të shfrytëzohet maksimalisht sepse vetëm në këtë mënyrë nderojmë veten dhe atdheun tonë.

Unioni i klubeve shqiptare të Zvicrës kishte ftuar edhe veprimtarë të shoqatave të ndryshme, të cilat veprojnë dhe punojnë në shërbim të sportit, biznesit, arsimit dhe kulturës kombëtare në Zvicër, duke kryer një mision kombëtar në shërbim të bashkatdhetarëve dhe veçanërisht të fëmijëve, të të rinjve… Falenderojmë Izet Sahitaj i cili për të tretën here radhazi është sponsor gjeneral i Kupës.

Alba Kult – Bern

Ishte një rast i mirë që në këtë ditë sportive të takohen në mes veti veprimtarët e fushave të ndryshme për të këmbyer përvojën, angazhimet dhe përpjekjet e përditshme në shërbim të këtij qëllimi e.

Organizatorët ishin kujdesur për të ftuarit duke i nderuar me mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre të suksesshëm gjatë këtij viti dhe jo vetëm.

FC Prishtina nga Berni është fituese e Kupës së Kosovës 2024 në Zvicër të organizuar nga Unioni (UKSHFZ) – SYRI TV

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit