14.5 C
Tirana
E enjte, 7 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Vota e lirë nuk është licencë për uzurpim

Vota e lirë nuk është licencë për uzurpim

0
Albin Kurti - fushatë në Prishtinë - 7.2.25

Milazim Zeqiraj

Pushteti në Kosovë vjen përmes votës së lirë, edhe ky pushtet ka ardh me 51% përmes votës së lirë, por kjo nuk i jep të drejtën të sillet si pronar i shtetit.

Vota e lirë nuk është licencë për uzurpim institucional. Përkundrazi, ajo e obligon fitusin të respektojë Kushtetutën, ndarjën e pushteteve, opozitën, dialogun dhe marrëveshjet politike në frymën demokratike.

Kur keto parime nuk respektohen atëhere zgjedhjet e jashtëzakonshe janë demokratike dhe të shëndtëshme për vendin.

Demokracia nuk është vetëm shumicë

Demokracia nuk është vetëm shumicë. Ajo është përgjegjësi, dialog me opozitën dhe respekt për pakicën politike.

Z. Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit i fituan mbi 51% të votave qytetare. Por ai në vend që të ndërtojnë konsensus me opozitën për çështje kyçe shtetërore, siç është rasti i fundit zgjedhja e presidentit, ai duke u mbështet të numërat refuzoj dialogun me opozitën, andaj vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Përgjegjësia për mungesën e kompromisit

Nga mungesa e dialogut më opozitën për një problem që nuk ishte problem, vendi shkojë në zgjedhje. Përgjegjësia për këtë situatë bie mbi partinë fituese, e cila nuk arriti të bëjë kompromis politik për zgjedhjën e presidentin, çka ishtë e mundur.

Zgjedhja e presidentit në Kosovë është e ndërtuar në mënyrë demokratike, sepse kërkon dy të tretat e votave në Kuvend. Kjo e detyron partin ose koalacionin fitus të kërkojë dialog dhe pajtim politik me opozitën.

Kushtetuta kërkon balancë institucionale

Shqetësuese për vendin është kur një parti fiton shumicën e votave dhe opozita s’ka mundësi për ta mbikëqyrur pushtetin. Kjo rrit rrezikun e keqpërdorimit të buxhetit të shtetit si instrument për ruajtjen dhe forcimin e pushtetit.

Kushtetuta e Kosovës, siç theksojnë edhe ekspertë të saj, është ndërtuar mbi parime demokratike. Sipas saj, një parti mund ta fitojë postin e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, por për zgjedhjen e presidentit kërkohen dy të tretat e deputetëve.

Rreziku i përqendrimit të pushtetit

Z.Albin Kurti, si kryeministër i vendit, pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025 si parti fituse mbi 51% tentoi t’i marrë tri pozitat kryesore shtetërore pa ndërtuar koalicion politik. Ai nuk e dëshiroi që znj. Vjosa Osmani ti vazhdohet mandati për presidente, edhe pse me votat e saj dhe figura e saj politike i ndihmoj dhe kontriboj ndjeshëm Z. Kurti dhe LVV në tri pal zgjedhje.

Antaret e Listes „Guxo“ pa guxim më kauzen e Rugovizmit e ka fragmentuar antarsin e LDK dhe e rritur partin LVV. Kjo nuk është gabim, në demokraci lejohet për ta fituar garën për zgjedhje me kauza dhe vizione të ndryshme.

Numërat dhe demokracia

Kur një pushtet mbështetet vetëm të numërat dhe shmang dialogun me opozitën, shteti rrezikon të instrumentalizohet për interesa partiake. Në këtë mënyrë, qeverisja demokratike mund të kalojë në dominim politik.

Fjala e fundit i takon qytetarit

Në këtë situatë, përgjegjësia përfundimtare mbetet të votuesi. Qytetari duhet të gjykojë se një qasje e tillë s’është në përputhje me demokracinë, pluralizmin dhe rendin kushtetues të vendit.

Në fund, demokracia nuk matet vetëm me mënyrën se si fitohet pushteti, por edhe me mënyrën se si ushtrohet qeverisja.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.