LAJÇAKU, DIALOGU KOSOVË – SERBI DHE PËRSHKALLËZIMI I VERIUT TË KOSOVËS

0
195
Miroslav Lajçak

Gani I. Mehmeti

Lajçak theksoi se nëse mes dy vendeve, Kosovë e Serbi nuk ka dialog mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit.

Vallë, vetë kjo e thënë nga Lajçaku, a nuk është një frikësim i Kosovës, se po nuk u zhvilluan bisedimet mes Kosovës e Serbisë, do të ketë përshkallëzim në veri të Ksovës. Pra, se Kosova nuk bën assesi të refuzojë bisedimet. Kjo, edhe pse Kosova nuk e ka refuzuar asnjëherë dialogun, sikur bëhet fajtore, nëse nuk vazhdojnë bisedimet.

Ndërkaq, për Serbinë tingëllon më ndryshe. Ajo nuk frikësohet fare, pse Kosova nuk do të sulmojë Serbinë. Prandaj, është një thirrje drejtuar Serbisë që ajo, edhe po nuk vazhdoi bisedimet me Ksoovën, nuk ka rrezik, prandaj sikur e fton që të mos zhvillojë bisedimet, por të hyjë në veri të Kosovës dhe të bëjë terror siç e di ajo vetë. Kjo i thuhet Serbisë, pse ai e di që i konvenon Serbisë. Lajçaku nuk e thotë se cili do që nuk merr pjesë në bisedime, do të ndërmerren masa ndaj tij. Ai nuk mund të ndërmarrë masa nda Serbisë, prandaj, e di se, edhe po nuk hyri në dialog me Ksoovën, nuk do të merren masa ndaj saj.

Ose, Lajçaku, është i informuar mirë se do të ketë përshkallëzim të situatës në veri të Ksoovës, që në vend se të ndalojë, ai i përkrahë.

Lajçakut, si ndërmjetësues i bisedimeve nga BE mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do t’i takonte fare të përmend përshkallëzimin, se kështu sikur ia përkujton dhe sikur e thërret në përshkallëzim.

Lajçakut i takon të calktojë takimet për bisedime dhe asgjë më shumë. E, pala që nuk do të merrte pjesë në bisedime, të ndëshkohej, ose, të merreshin masa ndaj saj. Mirëpo, ai e di se nëse njëra nga palët nuk do të merrte pjesë në bisedime, ajo do të jetë Serbia, ndaj së cilës nuk ka vuëllnet të marrë masa.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.