PETKOVIQIT I DHEMB REALITETI, PRANDAJ REAGON

0
John Rode

Gani I. Mehmeti

A thua, nuk e di realitetin e sotëm Petkoviq, që reagon aq menjëherë. Madje, duke i reaguar ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Rhodit. Vetë ambasadorët e emëruar në Kosovë nga shtete të ndryshme, lë të kuptohet se Kosova është shtet dhe i pavarur nga Serbia e nga shtete të tjera.

Strukturat paralele duhet të largohen, është anomali të kemi dy valuta në veri, por ajo që kemi kritikuar ka qenë mënyra e operimit”, ka thënë Rohde.

Kjo që e tot Rhode, nuk ka diçka jashtëligjore. Nuk ka arsye të ketë struktura paralele, nuk ka nevojë të përdoret dinari, prandaj edhe janë mbyllur me sa janë zbuluar. Nuk do të thotë se janë mbyllur të gjitha, por duhet të mbyllen të gjitha.

Kësaj deklarate i reagon Petkoviq: “Në fund Rohde tha atë që e ka përkrahur gjatë gjithë kohës. Tani është konfirmuar publikisht se kush qëndron pas mbylljes së institucioneve serbe, ndalimit të dinarit dhe mohimit të të drejtave të serbëve në Kosovë”, ka shkruar ai. (Bota Sot, 22. 5. 2025).

Përse Petkoviq nuk u reagonte ndërmjetësusëve për bisedime Kosovë – Serbi, të cilët anonin nga Serbia, dhe në vend që të veheshin masat ndaj Serbisë, i veheshin Kosovës?

Është këtu edhe faji i gjithë ndërkombëtarëve që sa herë shkojnë në Serbi, nuk ia thonë para syve se Kosova është shtet i pavarur, për çka Serbia nuk do duhej ta kthente kokën më prej saj. E lënë në heshtje dhe nuk ia thonë troç, për çka Vuçiqi me garniturën e tij e luftojnë, duke menduar se një ditë do ta zhbëjnë.

A e di Serbia se NATO e KFOR-i në kuadrin e saj, nuk rrinë në Kosovë për diçka tjetër, por vetëm që të mos pushtohet Kosova nga Serbia, e cila është shkaktare e luftërave në Jugosllavi për dhjetë vite me radhë, duke nisur nga Sllovenia, ani që atje e humbi luftën Serbia, brenda një kohe shumë të shkurtë, vetëm për dhjetë ditë.

Ajo u luftua midis Mbrojtjes Territoriale të Republikës së Sllovenisë dhe Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA). Zgjati nga 27 qershori deri më 7 korrik 1991, kur u nënshkrua Marrëveshja e Brionetit. Kjo luftë shënoi fillimin e Luftërave Jugosllave, e cila po vazhdon ende një luftë politike me Kosovën.

Pra, reagon Petkoviqi, pse nuk po mund të pajtohet me realitetin, për çka do duhej të pajtonte, se kështu, do të çlirohej edhe vetë Serbia.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.