T R O J A M A D H E

0
210
Atdhe Geci - Trokitje çame

T R O J A M A D H E

Republika e Çamërisë Atdheu bën pa çdonjërin prej nesh
por Atdheu nuk bën pa Çamërinë
gjallë është Pirro, e gjallë Kastrioti
gjuha në luftë është këngëtari ynë

Tre Drina rrjedhin dheut të Arbrit
Me vaj të zemëruar të kësaj kohe
Nga Mollë e Kuqe e poshtë Pargës
shqiptarët kërkojnë përbashkimin.

Plagë të zemrës e kam Çamërinë
Gjenocid i rëndë atë po e kafshon
Çamëria Shqipëri është udha jonë
Çamëria Shqipëri është Shqipëria.

Çamët dhe arvanitët jemi një vëlla
Shqip flasim prej 15 mijë vjetësh
tanët janë; Adriatiku, Joni, Egjeu
e jona është; Janina, Arta, Preveza.

Në degë ulliri e kam lidhur fjalën
Tek më e fismja pemë e natyrës
Çamëri, shembja çatinë Greqisë
Lufta për liri është e pandalshme!

Nga Janina e Gurët e Prevezës
atdheun e shikoj një tërësi tonën
gjelbëroshe, të bukur, të dashur,
të shenjtë sa Dodona e Akropoli.

Mirë është të ngremë flamurin
flamurin kuq e zi pellazgë-ilirë
Ky mesazh më vjen nga Dodona
nga epokat e mbretërve pellazgë.

Kot më kërcënon grek i Aulidës
Çamëria s ́është Greqi, as Elladë
por, Epir pellazgjik i Shqipërisë
dhe zemër iliri e tërë shqiptarëve.

Male e det, janë të zemëruara,
shumë tokë të atdheut e kem të
pushtuar, jam Trojemadhja çame
këtë himn ia kushtoj Çamërisë.

Çamëri, jepi krahëve shtoja palët
fustanellës, pyllëzoje lirinë tënde
ne nuk ikim nga toka që na lindi
Çamëria Republikë është udha!…

Atdhe Geci

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.