KOMANDANTIT I USHTRISË SERBE, MILAN MOJSILOVIC, KU PO I DHEMB?

0
143
Milan Mojsilovic

Gani I. Mehmeti

Komandanti i Ushtrisë Serbe, Milan Mojsilovic ka folur në një intervistë për mediat serbe për incidentet e majit dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Ai ka pyetur se kush mund të garantojë që nuk do të ketë incidente në të ardhmen, derisa “s’ka opsione në kuptimin politik që garantojnë siguri dhe stabilitet”.

Të kujtojmë se këto fjalë dhe mosgarancinë se nuk do të ndodhë edhe ndonjë sulm nga Serbia në Kosovë, sikur ai më 24 shtator, është thënë nga komandanti i ushtrisë serbe. Vallë, a nuk lë vend të kuptohet se edhe sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, nuk ka qenë i organizuar nga po ky komandant dhe nga po kjo ushtri? Ky, edhe si komandant, e quan incident sulmin e 24 shtatorit! Ai ishte një sulm terrorist, jo incident. Ishte më shumë se incident, por gjithçka që ndërmerr Serbia kundër tjerëve, e minimizon për t’u gjykuar sa më pak apo hiç. Po, sikur të ndodhte ky sulm nga ushtria a policia e Kosovës në territorin e Serbisë, si do ta quanin ata, luftë, sulm i organizuar, jo incident.

Po, përveç kësaj, komandantiti i dhemb shumë me shtimin e policisë së Kosovës në 24 pozita, ndërsa i duket pak pozicionimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën në 48 pozicione. Si komandant, ankohet edhe në shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë, veçanërisht në veri të Kosovës! Vallë, përse këto ankesa i ka Milan Mojsiloviç, kur askush nuk është duke sulmuar serbinë, ne vetëm do të mbrohemi prej saj, në rast sulmi.

Me gjasë, pse kishte ndërmend të ushtronte edhe një sulm në Kosovë për të pushtuar veriun e Kosovës, aty ku po i dhemb më së shumti asaj. Dhe, nuk po i dhemb aq shumë për trupat e KFOR-it, duke menduar se ata do të rrahen prej serbëve sërish, sikur në maj të këtij viti. Por, unë shpresoj se më nuk do të rrahen as ata, ndoshta kanë marrë mësim, dhe do duhej t’ia thonë Mojsiloviçit se më nuk do të rrahemi, mund të vritemi ne edhe ju, por të rrahemi, jo.

Me gjasë, menduan se do të rrahin edhe policinë e Kosovës, se nuk do e provonin sulmin më 24 shtator. Iu mbeti si ëmbël me KFOR-in në maj, që nuk reaguan fare, por iu doli ndryshe nga si e kishin menduar. Madje, policia e Kosovës ishte treguar tejet profesionale. Ajo sulmoi ata që vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Kishin mundësinë t’i vrisnin të gjithë terroristët, por nuk ishte qëllimi i tyre të vrisnin, qëllimi i tyre ishte të mbronin vendin e tyre, shqiptarët nuk vrasin ata që dorëzohen, pa marrë parasysh se në çfarë mënyre dorëzohen, ose kur marrin ikën.

Nuk vrasin nga prapa, pse ne nuk jemi vrasës sikur ata. Nuk mund të gjendet një rast kur shqiptarët kanë marrë hak në pleq, femra e fëmijë. Këta kanë vrarë vetëm kur janë gjendur ballë për ballë, jo nga prapa. Por, kjo ka ndodhur një herë, të mos mendojnë se herave tjera do të shpëtojnë kaq lehtë edhe kur ishte mundësia t’i vrisnin të gjithë, pse Manastiri i Banjskës ka qenë i rrethuar dhe nuk do të mund të shpëtonin të gjallë, sikur shqiptarët të ishin vrasës.

Besoj, se një gjë të tillë, nuk do ta durojnë më as ushtarët e KFOR-it që të rrahen nga terroristët.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.