Kompania Trepça është një diskriminuese e jashtzakonshme, sepse në 70 vitet e fundit asnjë femër nuk e ka punësuar si minatore.
Kompanitë ndërtimore diskriminojnë sepse nuk punësojnë femra në punët e ndërtimtarisë.
Diskriminuese janë kompanitë publike të pastrimit sikurse Pastrimi dhe të ngjajshme të cilat nuk e kanë punësuar asnjë femër në punët e pastrimit publik.
Diskriminimi i meshkujve ndodhë në arsimin fillor, sepse më pak se 10% jane mësues.
Pastaj në bankat komerciale diskriminojnë, me më pak meshkuj të punësuar.
Femrat i diskrimonon ushtria, policia, dhe kompanite e sigurimit fizik(SECURITY) me më pak se 5% femra.
Meshkujt diskrimonohen në profesionin ndihmës-e shtëpiak-e, sepse prej afërsisht 5000 të punësuarve asnjë nuk është mashkull.
Femrat diskrimonohen sepse nuk i punësojnë kurrë në hapjen e kanaleve të ndryshme përmes instrumenteve të njohura me emrin kaci, shati, kramp, kazma…etj.
Meshkujt janë të diskriminuar në Parlament, sepse për femra janë të garantuara 30% të vendeve, ndërsa për meshkuj nuk është i garantuar asnjë vend.
Femrat janë të diskriminuara në bujqësi dhe gastronomi, sepse 90% në këto biznise janë meshkuj.
Femrat diskriminohen në biznisin e auto-mekanikut dhe auto-larjes, sepse nga afërsisht 15 mijë të punësuar në këto profesione, asnjë nuk është femër.
Diskriminimi i meshkujve bëhet në qendra tregtare ku s’ka pothuaj asnjë mashkull shitës.
Femrat diskrimonohen ‘te vendi’ në rrugë ku puntorët punësohen(shiten) si krah pune fizike, për punë një-ditore, me qmim prej 20-35. Ky diskriminim zgjatë prej viteve 1950-ta deri sot, dhe asnjë femër nuk është punësuar.
Meshkujt diskrimonohen në institucionet biznisore XXX.
Te gjitha këto diskriminime nuk i analizojnë OJQ-të e ndryshme.
Besim Prishtina