Nga Skënder MULLIQI
Kur nuk ka mbetur asnjë enigmë së cili është presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiqi, për fat të keq ky eksponent i Millosheviqit, ende po gjënë përkrahje nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.Së bashku kan lanquar idenë për Ballkan të Hapur, që pak ka dallim nga “Bota Serbe”. Pse? Vuçiqi është një autokratë të cilin ende po e inspirojnë vrasjët dhe lufta ndaj shqiptarëve. Ky është vazhdmësia e politikës së Millosheviqit e cila u shëmb më luftë, pas shumë viktimash të popujëve jo serbë në ish-Jugosallavi.
Ky e ka kthyer komplet politikën e Serbisë të viteve te 90-ta, të shekullit të kaluar kur edhe shpërtheu lufta më përmasa tragjike. Hordhitë e Millosheviqit dhe të Sheshelit njëri socialist e tjetri radikal e përcaktuan fatin e mijëra qytetarëve, të cilët u vranë dhe u dëbuan nga vendlindjët e tyre, më motivacion fashist për formimin e Serbisë të Madhe. Thua së i ka harruar të gjitha këto kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili pikërisht në kohën kur ishte dashur të largohet nga një ide për Ballkan të Hapur, ai po i afrohet Vuçiqit, i cili po e përkrahë Rusinë në luftë më Ukrainën.
Po e përkrahë gjenocidin rus ndaj popullit të Ukrainës, së është kriminel i luftës. Ishte Donika Gërvalla Minstrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, dhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, të cilët duhet lavdëruar për fjalimet e tyre, që edhe një herë para botës demokratike e demaskuan politikën shoviniste të Serbisë. Ky shtet nuk ka hequr dorë nga politikat dhe politikanët e retarduar të propagandës gebelsiane. Rama po bëhët argat një ispiratori dhe përkrahësi të gjenocidit, promotorit të politikave, të cilat sollën tragjedi në Ballkan.
Me mos heqjën dorë nga gjoja integrimet rajonale, e që fshehë apetitet serbomadha për dalje në portin e Durrësit të Serbisë dhe të Rusisë, Rama po i dëmton shumë shqiptarët. Kërcënimet me luftë në Ballkanin Perëndimor nga Putini dhe Vuqiqi, pos pushtimit të veriut të Kosovës kanë për qëllim edhe të një eskalimi të një lufte shumë më të madhe për të pushtuar Malin e Zi, Kroacinë, Maqedonine Veriore dhe Kosovën, krejt këto për qëllime të arritjës së planëve të tyre gjeostrategjike dhe gjeopolitike në rajon dhe më gjerë.
Njohësit e rrethanave politike Vuqiqin e përshkruajnë si një njeri qyqarë. Ky zatën më bashkëpunëtorët e vet edhe po mbijeton në politikë më kultivimin e ideve të luftës ndaj Kosovës. Të bëhësh servis i një mafiozi siq është Vuqiqi, është marrezia më e madhe njerëzore dhe kombëtare. Serbia po mendon që më Putinin në shpinë të udhëton për në BE- dhe të gjenë përkrahjnë edhe të Amerikës, e që nuk ka mundësi sidomos pas invazionit rus në Ukrainë dhe mos distancimit të Serbisë ndaj politiakave ekspansioniste putiniste.
Rama nuk ishte dashur të ndjekë rrugën e një armiku të përbetuar të shqiptarëve nese nuk dëshoron ta mallkon historia. Askush nga shqiptarët nuk duhet të bëhët pjesmarrës të çfardo ideje të Serbisë, kur kemi përvoja të hidhura historike më këtë shtet grabitqarë. Nuk ka gjë më tragjike së të bëhësh argat i atij shteti i cili krijojë mijëra varre në çdo cep të Kosovës. Nese serbët nuk i paguajnë këto krime tash, do ti paguajnë fëmijët e tyre…!