Politikanëve tanë u ka rënë maska!?…

0
765
Lutfi Coka

Maskat janë mbulesa në trajtë të trupit dhe të fytyrës. Janë copa apo pjesë prej kartoni, letre, pëlhure, lëkure, plastike, qelqi, allçie, gome…, etj., të cilat përdoren për të fshehur trupin e fytyrën, për të mbrojtur trupin: kokën, fytyrën, gjymtyrët dhe organet tjera të njeriut.

Këto maska janë si fytyrës, maskat e veprimit, maskat e qeshjes, maskat e qarjes, maskat e miqësisë, maskat e solidaritetit, maskat e demokracisë, maskat e trimërisë, maskat e diturisë, maskat e sinqeritetit, maskat e atdhetarizmit…

Kurse për individin me maskë shpirtërore thuhet: “I ra maska”, pra, i maskuari shpirtëror demaskohet pa vullnetin e tij, atij i çirret maska, i bjen maska në tokë dhe ai del lakuriq para popullit, ashtu siç është: i pafytyrë, faqezi, i poshtër, i pacipë, i pandershëm…, maskara!

Gjithmonë maskat shpirtërore të politikanëve u bien gjatë kthesave të mëdha historike, gjatë ngjarjeve tronditëse, gjatë shpërthimeve e vlimeve popullore, gjatë luftërave nacionalçlirimtare, gjatë momenteve kur politikanëve u mbyllen të gjitha rrugët, të gjitha shtigjet e shpëtimit, të gjitha format e manovrimit, mbështeten për murit dhe detyrohen të zgjedhin ndërmjet dy rrugëve: ose me popullin ose kundër tij, ose me atdheun ose kundër tij, ose me lirinë ose kundër saj, ose patriot ose tradhtar!?…

Këto individë apo grupe shoqërore ndryshe quhen hipokritë pseudopatriotë, oportunistë, demagogë, gënjeshtarë, karrieristë, tregtarë flamujsh, egoistë, matrapazë, kameleonë, dezertorë, varrmihës, kolonë e pestë,… dhe shpesh përfundojnë në kolaboracionistë të armiqve pushtuesë. Ky grup politikanësh janë maskarenj të dyfishtë, sepse ato me fjalë, në teori, paraqiten si patriotë e luftëtarë lirie dhe në vepër, në praktikë, veprojnë si sabotatorë e bashkëpunëtorë të armikut . Maskarenjtë e dyfishtë apo dubëlmaskarenjtë janë shumë më të rrezikshëm për luftën çlirimtare se sa maskarenjtë vetëm maskë shpirtërore.

Për mendim timin vendin e parë në listën e maskarenjve e zënë politikanët. Tregtarët gënjejnë shumë, mashtrojnë dhe vjedhin popullin dhe myshterinjtë me qëllim që të pasurohen. Këtë e bëjnë shumica e tyre, sepse pa qenë maskara është e vështirë që të bëhesh pasanik . Por, ka edhe tregtarë që punojnë shumë, vrapojnë e djersiten tërë ditën që t’u ecë tregtia mbarë, që t’u shtohet pasuria. Pra, bukur, shumë tregtarë e kombinojnë maskarallëkun me punë personale dhe kështu arrijnë të pasurohen. Pastaj, ka tregtarë që herë pas here, ndajnë nga pasuria e tyre dhe ndihmojnë institucione të ndryshme humanitare dhe familje të varfëra. Të gjithë tregtarët dhe pasanikët nuk janë pasuaruar me vjedhje, por disa prej tyre edhe nga puna, zgjuarsia dhe inteligjenca e tyre.

Ndërsa te politikanët puna qëndron krejt ndryshe. Ata janë më të shëmtuar se tregtarët matrapazë. Politikani është genjeshtar e maskara i klasit të parë. Është tinzar që thurr vetëm kurtha për t’u ngjitur sa më lart në shkallaret e hierarkisë pushtetare. Politikani është parazit që jeton e majmet në kurriz të taksave të popullit dhe në bazë të korrupsionit që e krijon vetë. Politikani nuk punon fare, nuk djersitet duke punuar, nuk lodhet as fizikisht as psiqikisht, ai vegjeton e pasurohet vetëm mbi bazë të maskarallëkut të tij, në bazë të premtimeve boshe që i bën çdo ditë para qytetarëve dhe në bazë të maskave shpirtërore që i ndërron orë e çast.

Politikani jo vetëm që është një maskara, i cili gënjen natë e ditë, keqpërdor pozitën e pushtetin, por ai është në gjendje të tradhtojë popullin e atdheun, është në gjendje të vrasë shokët e tij dhe gjithkend përrreth për të arritë qëllimet e tij të errta e ç’njerëzore! Pra, përveç se një maskara, politikani është edhe një kriminel ordiner. Krijesë më të neveritshme se politikani zor se mund të gjejsh mbi faqe të dheut. Ai mund të krahasohet vetëm me Djallin dhe me askend tjetër.

Ktheheni për një cast kujtesën prapa në historinë e kombit tonë dhe do të kuptoni se sa dëme, sa vuajtje, sa gjëma makabre i kanë shkatuar popullit dhe atdheut tone politikanët tanë. Rrotulloni kokën rreth e qark dhe shikoni se ç’bëjnë sot politikanët modern të popullit tonë, se sa dëme të pallogaritshme i kanë shkatuar dhe po i shkatojnë çdo ditë zhvillimit ekonomik e politik të kombit tonë dhe sa plagët po i hapin përditë zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare, të lirisë e të bashkimit kombëtar të Shqipërisë Etnike.

Të gjitha të këqijat, dështimet e robëritë popullit dhe atdheut tonë, pikë së pari, i kanë ardhur dhe i vijnë nga liderët tanë politikanë të maskuar me maska shpirtërore me emra të ndryshëm, si: “patriot”, “atdhetar”, “luftëtarë lirie”, “ish-ushtar”, “ish-komandant”, “demokrat”,… etj. Fatkeqësisht, asgjë e mirë, deri më sot, nuk i ardh popullit dhe atdheut tonë nga politikanët maskarenj. Ata janë më të dëmshëm e më të rrezikshëm se armiku, sepse armiku dihet se është armik e pushtues, kurse politikanët tanë janë me maska, janë maskarenj dhe është e vështirë që të identifikohen, të demaskohen e të asgjësohen. Edhe atëherë kur bëhet demaskimi i tyre, ose është vonë, ose kihet mëshirë ndaj tyre dhe nuk marrin dënimin e merituar. Dhe haraçin e veprimtarisë së tyre antipopullore e antikombëtare prej maskarai e tradhtari e paguan populli dhe atdheu.

Deri kur do t’ju shkojë “kungulli mbi ujë” politikanëve maskarenj askush nuk e di, por vetëm një gjë dihet se, Bota është e maskarenjve, kurse Shqipëria është e Shqiptarëve.

Lutfi Coka

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.