Afrim Bunjaku, ra heoikisht në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës…

0
214
Afrim Bunjaku

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditë e sotme në Leposaviç, ku u vra polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm të datës 24.09.2023, rreth orës 02 e 30 minuta të mëngjesit. Një ngjarje e dhimbshme, por e paralajmëruar më herët. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe… Mendoj kështu sepse vetëm gjera të tilla, mund të priten nga “millosheviçi” i ballkanit, Vuçiçi. Grupi i armatosur prej 30 banditësh dhe i armatosur gjer në dhëmbë nuk mund të jetë gjë tjetër, përveçse dora dhe vepra kriminale e Serbisë.

Unë nonstop po i ndjek ngjarjet në Leposaviq. Po i përcjell kryesisht nga TRK, jam mjaft i shokuar nga veprimtaria e armatosur dhe ngritja dorë e tyre kundër policisë së Kosovës. Dhimbje e madhe për policin e rënë, Afrim Bunjakun. Krenari për heroin më të ri të Kosovës. Njerëz të tillë, bien për të mos vdekur kurrë…Vështirë të shkruaj për këtë ngjarje makabër… Orë të tëra për të hedhur këto radhë…

Ngushëllime familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur dhe lutemi që raste të tilla të mos ndodhin më. Një falënderim i madh i takon policisë së Kosovës që ndërhyri në kohë dhe në mënyrë profesionale e korrekte. Ajo vendosi perimetrin e sigurisë në zonë dhe po i kundërpërgjigjet me vendosmëri grupit terrorist. Uroj dhe shpresoj që përfaqësuesit e BE-së të reagojnë fuqishëm ndaj organizatorëve të këtij grupi terrorist të shumëorganizuar. Ndërkombëtarët duhet të dënojnë aktin e grupit kriminal, të nxjerrin para përgjegjësisë fajtorët dhe drejtësia t’u japë atyre dënimin e merituar. Këto veprime terroriste në veri treguan, se:

1-BE-ja ka dështuar në bisedimet rreth dialogut Kosovë-Serbi, pasi ka mbajtur anën e saj
2-BE-ja duhet të ndryshojë qasje në lidhje me këtë dialog dhe të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
3-Politikanët e Kosovës të lenë mënjanë interesat vetjake dhe duhet të bashkohen në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës.
4-Kishat dhe manastiret ortodokse serbe në veri janë çerdhe të krimit kundër Kosovës dhe shtetit të saj.
5-Unë kam besim se SHBA-të do marrin rol drejtues në këtë dialog dhe do ta mbrojnë shtetin e Kosovës nga veprimtaria agresive e Serbisë.

Ibrahim Kabili
Tiranë, më 24.09.2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.