DHURATA E LAJÇAKUT, ARRITI

0
136
Policia e Kosovës

Gani I. Mehmeti

Ka kohë që Lajçaku ka përgatitur Kosovës “dhurata”, njëra nga të cilat arriti sot. Ai, duke dhënë të drejtën Vuçiqit për askalim të situatës në veri të Kosovësm për mbrojtjen e serbëve të “rrezikuar” deri edhe me pagesën e shpenzimeve të të gjitha llojeve, nisur nga harxhimi i rrymës e deri tek ato të ujit e të bërllogut. Dhe, të gjitha këto, as nuk shiheshin nga Lajçaku e të tjerët nga BE, por duke dëgjuar ankesat e akuzat e Vuçiqit, Vulinit e të tjerëve se gjoja serbët në veri të Kosovës po terrorizohen, kur më shumë ishte edhe vetë Lajçaku në Kosovë se liderët serbë nga Serbia, nuk po i shihte këto të gjitha.

Përkundër këtyre, Lajçaku i dha anën Vuçiqit të përgatisë ai vetë në mënyrën e tij, ashtu si di më së miri, dhe të eskalojë gjendjen në veri të Kosovës, gjendje eskaluese kjo, që sot, më 24 shtator 2023, u sulmua policia e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, me ç’rast u vra një polic dhe u plagos një tjetër.

Nuk e paskemi ditur se qenka etur deri në këtë shkallë Lajçaku për gjak shqiptari, sa do që kishte shenja nga ai vetë. Lajçaku me Borellin e Eskobarin nuk e dënuan Vuçiqin kur i tërhoqi policët e “integruar” në roganet shtetërore të Kosovës, ku nuk kishte as më të voglin simbol të Republikës së Kosovës, prej të cilëve u pa se ky kishte qenë vetëm një mashtrim, ndërsa “integrimi” ishte sipas kërksave serbe dhe të vetë Vuçiqit, ku nuk guxonte të kishte asnjë shenj të Republikës së Kosovës, ku do që po shërbenin policët e serbë të Kosovës.

Vuçiqi nuk u dënua, madje as iu tërhoq vërejtja fare, me rastin e sulmit të pjesëtarëve të KFOR-it nga banda serbe në veri, ku qenë plagosur deri në 90 veta të KFOR-it. Për të gjitha këto po sulmohej e fajësohej vetëm Republika e Kosovës, pse po donte të shtrinte vërtet e jo me rrena sovranitetin e tij në mbarë Kosovën. Një shtrirje e tillë e plotë e sovranitetit të Koaovës, po e pengonte Lajçakun, prandaj shkoi aq larg sa edhe përgatiti masat në formë të sanksioneve ndaj Kosovës, të cilat janë ende në fuqi.

Më vjen shumë keq, por për skalimin e gjendjes në veri të Kosovës, ka kontribuar edhe vetë komandanti i NATO-s, zotëri Stotelberg me deklaratën e tij se në veri të Kosovës nuk do të guxojë të ndërhyjnë as Forcat e Sigurisë së Ksovës e as Policia Speciale e Kosovës pa lejen e KFOR-it.

Kjo, në vend se të ndërmerrej ndaj Serbisë, si destabilizuese jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin, po përkrahet, ndërsa Kosova po sanksionohet. Pra, përse ajo të mos ndërmarrë aksione të organizuara policore e ushtaraeke kundër sovranitetit të Kosovës, që me ngulm e lufton Republikën e Kosovës, ndërsa me të gjitha mjetet kërkon ndarjen e saj, në veçanti të marrë veriun e Kosovës, ku janë pasuritë më të mëdha të saja, si Trepça, ashtu dhe Ujmani, pa të cilat Kosova e ka vështirë të mbijetojë.

U jam mirënjohës disave nga ndërkonbëtarët, që me kohë e kanë thënë realitetin se animi kah Serbia e ndërkombëtarëve është një gabim i madh, ndërsa edhe më i madh është gabimi në vënien e masava prej tyre për Kosovën.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes për vrasjen e policit Afrim Bunjakut dhe shërbimit policor të Kosovës. Ndërkaq, uroj shërimin më të shpejtë e të plotë të policit të plagosur!

Qoftë heroi i fundit e mos pastë nevojë të bien heronj e dëshmorë të tjerë për çlirimin e Kosovës!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.