NGA KALOSH ÇELIKU
Anekdotë, që nuk e kam shkruar unë si shkrimtar. E ka krijuar populli gojë më gojë me vite. Popull shqiptar, që me shekuj ka qenë i pushtuar dhe robëtuar nga “vëllezërit” historik serb dhe turq. Sot, edhe nga Vetëvetja: Partitë Politike Shqiptare të Djeshme, e të Sotshme në pozitë, dhe opozitë. Dihet, në emër të popullit me luftën e tyre politike me “fitore” për pushtet dhe pasuri.
Pasmesnate, djali e kapë një hajdut në shtëpinë e babait. O babë, bërtet! E kapa një hajdut.
- Dorëzoje, këtu te uën në odë, i përgjigjet babai!
- Nuk vjen, ia këthen djali.
- Atëherë, lëshoje e urdhëron babai!
- Unë e lëshoj, por ai nuk më lëshon mua.
Njësoj si Sot me partitë politike maqedonase dhe shqiptare: VMRO, LSDM, BDI dhe VLEN, duke e luftuar korrupsionin posa hipin në pushtet. Në stilin e asaj anekdotës popullore: Hajduti e kapi hajdutin.
E kënaqën Partitë Politike maqedonase dhe shqiptare gjatë këtyre tridhjetë viteve në pushtet dhe opozitë: VMRO – DPMNE, LSDM, PPD, PDSH dhe BDI, duke shkatërruar arsimin dhe kulturën. Themelet e një shteti, shoqërie, që i sollën nën nivelin e sistemit komunist.
E, Sot: Edhe VMRO -DPMNE dhe VLEN me një këmbë në Qeveri, e tjetrën në fushë hamllave. Nuk u pritet t’i kalojnë 100 ditët e përpjekjeve për pushtet, e pastaj të rroken fytas pas “veprave madhore” partiake: korrupsionin aktiv, dhe themelimin e institucioneve partiake si “vazalë”, në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit”, në Republikën e Maqedonisë Veriut.
Ende, pa i futur të dyja këmbët politike në Qeveri dhe Pushtet, rroken me pazare partiake: ndarjen e lugëve dhe enëve, dhe jo me Shtëpinë. Pasurinë: malet, arat dhe livadhet. Fytas, rroken për themelimin e Akademisë Shqiptare?! Nuk pajtohen asesi t’i lënë për Nesër. Së paku, Sot: kur, zjarr na digjet mbi krye t’i mbajmë gjallë ato institucione partiake me pak shpirt, që i themeluam pas Lufte (2001), edhe me gjak. E, mezi i mbajmë gjallë me gjithë këto parti politike?! Luftë partiake bëjnë me njëra – tjetrën, pozita dhe opozita, se: e kapën hajdutin.
Imzot, a nuk e shohim se, edhe ato pak institucione po na vdesin nëpër duar të Partive Politike maqedonase dhe shqiptare, duke u turrur pas posteve politike partiake, dhe pasurisë personale e familjare?! Partive politike, që Sot: nuk kanë barinjë, bujqër, tollumbaxhi… Po, kanë me thasë: politikanë, minsitra, Zv/ ministra, drejtorë, hajdutë, bozaxhi, dhe “intelektualë” me tituj shkencorë, këmbekrye në Legen…