Arben Çokaj
Sali, për Ballkanin e Hapur, nëse hyjnë 5 vendet e Ballkanit, e rri jashtë Kosova, dhe nëse projekti mbështetet nga SHBA e BE si bashkëpunim rajonal me interes, a do e ndryshosh qëndrimin tënd për të? A bën mirë Kosova që rri jashtë, ndryshe nga shtetet e tjera, apo keq? Se po e quan Ballkanin e Hapur si aktin më të lartë të tradhëtisë për shqiptarët.
Po 7 milon shqiptarë në Ballkan, si mendon ti se do i heqin kufijtë me njëri-tjetrin, se iku edhe karriera jote, shumë jetë i shkatërrove këtij vendi, çfarë ke arritur ti të bësh për bashkimin e shqiptarëve? Projekte si ’97-ta, ku u vranë mbi 3 mijë shqiptarë?! Ti ke axhendën tënde politike, shaje Ramën sa të mundesh edhe kur e ka mirë, por Ballkani i Hapur, nëse bëhet mbi bazën e parimeve të Schengenit, ai nuk përbën asnjë rrezik për shqiptarët, përkundrazi.
Nëse i referohemi Lidhjes së Prizrenit dhe programit të tij, ato ishin një përbetim për t’i shërbyer Perandorisë Osmane dhe sulltanit, kur Europa i kërkonte Perandosisë Osmane të largohej nga Ballkani. Prandaj na shqyen fqinjët ne. E në këtë rastin e Ballkanit të Hapur, Kosova që mban qëndrim kundër 5 vendeve të tjera, a thua po bën një veprim të zgjuar, apo në vazhdën e veprimeve të gabuara shqiptare, ku shqiptarët shesin veten e thonë: “na shitën tjerët”?!
Leni sofizmat Sali, e mos e rrej këtë popull, se me rrena vështirë se merr më pushtet. Vetëm i sjellë dëme më tej këtij populli. Shqiptarët duhet të gjejnë një gjuhë komunikimi e bashkëpunimi me popujt e tjerë në Ballkan, që të merren me biznes e shkëmbime tregëtare e jo luftë, qoftë edhe me serbët, dhe Rama në këtë drejtim ka punuar mjaft mirë, ndonëse në disa fusha të tjera ia ka bërë m. edhe ai.
Kosova bën mirë që tregohet e kujdesshme me Ballkanin e Hapur, por të mos e shohë situatën e politizuar, se ka efekte ekonomike e politike kjo iniciativë. Nëse Ballkani i Hapur është i dobishëm për shqiptarët, nuk duhet kundërshtuar. Pastaj efekti i dytë është, po morën pjesë 5 shtetet e Ballkanit dhe Kosova jo, nuk tregon kjo ndonjë zgjuarsi të Kosovës. Se Kosova është shtet i pavarur pavarësisht Serbisë, dhe duhet të sillet si i tillë. Nuk ka pse varet Kosova në gozhdën e ndryshkur serbe, më njeh apo jo Serbia, për t’i përcaktuar marrëdhëniet e saj me fqinjët në Ballkan, sipas oreksit serb. Janë edhe 4 shtete të tjera në Ballkan, që marrin pjesë – nëse marrin, me të cilët Kosova mund dhe duhet të hapet.
Referenca: https://fjala.info/lidhja-e-prizrenit-karar-name-programi/