Putin ka ngjallur frikën e luftës botërore…!

0
Putin power

Skënder MULLIQI

Pas stinës së dimrit vjen pranvera. Ne situatën e krijuar pas invazionit rus në Ukrainë, ka mundësi ta ndryshon stinen më të bukur të vitit. Kur iu gëzuam zvoglimit të pandemisë dhe paralajmërimit së në këtë pranverë do të marrin frymë lirshem, kjo luftë në Ukrainë, na ka ndalur jetën. Posaçerisht kjo ka të bejë më gjeneratën e re dhe përspektiven e saj jetësore.

Jeta është e shkurtër dhe të gjithë mendojnë më shfrytëzuar në mënyrën e vet, duke shetitur, duke njohur njerëz dhe shtete të reja në botë, duke kaluar bukur më mocaniket në shkolla, në rrugë e gjithandej… Kjo është sigurisht fotografia e lirisë, të cilën duket së po e ndrron despoti Vladimir Putin, duke paralajmeruar dhe provokuar një luftë të re botërore. Psikopatëve të tillë në botë si është Putin, nuk ju intereson fati i të tjerëve dhe as fati i të rinjëve në rrugëtimin e tyre jetësor.

Njerëve pa emocione, njerëzve gjakëftoftë dhe të pa ndjenja njerëzore, gjeneratën e re e konsiderojnë si mjet për ti arritur objektivat e tyre vampireske. Ne ish Jugosllavi u përjetua lufta nga ish krimineli Sllobodan Millosheviq, i cili popujve jo sllavë ju shkaktoi viktima të shumta njerëzore dhe materjale. Pasojat e kësaj lufte që la pas mijëra viktima, madje gra, fëmijë dhe pleq, janë prezente edhe sot të shqiptarët.

Këto pasoja janë fizike dhe psiqike, pasoja që nuk hiqën kurrë. Kërcënimet më një luftë të re, ndikojnë shumë aty ka pasur luftë. Edhe kjo luftë tash dhe kërcnimet për përdorim të armatimit bërthamor, ndikojnë në psikën rinisë së si ta ndërtojnë më tutje jetën.Të shkollohen duke shkuar në fakultete, në punësimin dhe në punën e tyre. Ju ndryshohet qasja mbi jeten, duke e menduar luftën.

Në situata të tilla sigurisht së shumë shtohet droja dhe frika, së ka politikan sot në botë se janë të pa përgjegjshem, të cilëve ju “duhet” lufta, duke mos i llogaritur fare pasojat. I tillë është rusi Putin, i cili agresionin në Ukrainë do të mundohet ta zhvendos në Ballkan dhe në Evropë.

Kjo botë e civilizuar mjaftë ka pasur konflikte, mjaftë gjatë u përball edhe më pandeminë globale vdekjeprurëse, e cila la pas veti mijëra të vdekur të moshave të ndryshme. Edhe ashtu shumica edhe të rinjët në Kosovë, nuk janë duke bërë jetën e lumtur, ashtu siç e kan menduar së do të jetë pas luftës. Putin ka mundësi që tua ndajë ëndërrat në mes. Dhashtë Zoti, që këtij krimineli pa kaluar shumë kohë do ti ndalet turri…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.