LIDHJA E PRIZRENIT – KARAR-NAME (“PROGRAMI”)

0
343
Lidhja e Prizrenit - dokument

1. Lidhja jonë është forumar me qëllim që të mos njohë asnjë qeveri tjetër, përveç Perandorisë Osmane dhe të mbrojë integritetin tokësor me të gjithë mjetet.

2. Qëllimi ynë i lartë është të mbrojmë të drejtën e lartmadhërisë së tij sulltanit, sovranit tonë. Në do quajmë armiq të popullit osman dhe atdheut të gjithë ata që kundërshtojnë dhe prishin qetësinë, ata që dobësojnë qeverinë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në rast se turbulluesit nuk heqin dorë, do i dëbojmë jashtë shtetit.

3. Ata delegatë të krahinave të tjera, që duan të hyjnë në Lidhjen tonë, do i pranojmë me gëzim dhe regjistrojmë si miq të qeverisë dhe vendit.

4. Në bazë të Sheriatit do të mbrojmë jetën, pasurinë dhe nderin edhe të atyre, që nuk janë muhamedanë, por janë besnikë, tamam si për veten tonë. Ndërsa kryengritësit do t’i dënojmë sipas fajit.

5. Të gjitha shpenzimet për luftëtarët, që do të mbledhin krahinat do të rregullohen dhe perballohen në bazë të dispozitave që do japim. Ndihmat që do na vinë nga jashtë do t’i pranojmë me kënaqësi.

6. Duke patur parasysh gjendjen e Ballkanit nuk do pranojmë në asnjë mënyrë fuqitë e huaja në tokat tona. Ne nuk do të njohim në asnjë mënyrë Bullgarinë dhe as duam t’ia dëgjojmë emrin; edhe Serbia në rast se nuk na i dorëzon tokat me të mirë që na ka marrë, do të dërgojmë kundër saj një fuqi dhe t’ia marrim me pushkë. Edhe kundër Malit të Zi do veprojmë në të njëjtën mënyrë.

7. Bashkatdhetarëve besnikë të qeverisë, që kanë hyrë në Lidhjen tonë, do t’i japim dorën dhe ndihmojmë sipas mundësisë.

8. Në rast se një krahinë ka probleme për të zbatuar vendimet, krahinat fqinje, do t’i shkojnë në ndihmë.

9. Kushdo që del nga Lidhja jonë, Zot na ruaj! Kushdo që spiunon, dhe vepron sipas qejfit dhe dëgjon urdhërat e të parëve do të marrë dënimin që meriton.

10. Asnjë vendas i kujtdo krahine që do me dalë nga Lidhja, i çfarëdo feje qoftë nuk do lejohet të shkojë as në Serbi e as në Mal të Zi. Në rast se shkon do njihet si spiun dhe dënohet.

11. Kushdo që ka vënë në dispozicion të Lidhjes diçka dhe i shmanget detyrimit, s’dëgjon urdhërat, sillet brutalisht apo bën ndonjë ç’nderim do të dënohet sipas fajit.

12. Dërgimi i fuqive, thirrja dhe përdorimi i tyre do të bëhet sipas udhëzimeve të përpiluara.

13. Për të zbatuar këto nene do t’i jepet rëndësi korespondencës.

14. Është rënë dakort që qeveria nuk do hyjë në punët e Lidhjes dhe as Lidhja në punët e saj; përndryshe ky do shihet si cënim i të drejtës.

15. Një kopje i këtij vendimi do i paraqitet çdo krahine dhe qyteti.

16. Në bazë të besës së lidhur nga burrat e patrembur të Shqipërisë së Veriut, Jugut dhe Bosnjes, të atyre që kur kanë lindur nuk kanë njohur tjetër zanat por pushkën dhe që për Din, Devlet dhe Vatan japin jetën, kanë zgjedhur Prizrenin si kryeqytet të Lidhjes.

***

NOEL MALCOLM [(ka cituar një zyrtar anglez, i ngarkuar me vëzhgim të “Lidhjes…”), “Kosovo a short story”, Harper Collins, 1999, fq. 222]:

“Lëvizja ëshë më shumë një lëvizje islame sesa shekullare, dhe udhëhiqet nga myftilerët, ulematë dhe kadijtë…. Jam i mendimit se tashmë është mëse e qartë, se Porta e Lartë dhe Lidhja janë në një mendje, dhe po punojnë për të arritur një qëllim të përbashkët – mbrojtjen e provincës.”

***

Proverb: “Kur s’ke pulën, han edhe sorrën.”

Përgatiti Ibrahim Kelmendi, marrë nga postimi i tij në FB.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.