Kosovë, kurrë nuk ta ktheva shpinën

2
137
Hasan Hajdari-Zukaj - Sinan Kastrati

Disa kujtime nga vizita (katër ditore) e fundit në Prishtinë

Nga Ditari im

Në fund të shkurtit isha në Kosovë, vajtje ardhje e në fillim të marsit u ktheva, kah themrat, gishtat.

Çmimet e biletave, e kishin prekur kulmin, kishin shkua në qiell
Udhëtova me një (agjenci e) avion austriak.

Për me udhëtua me avion në Kosovë është më e shtrenjtë bileta e aeroplanit (për në Prishtinë) se në gjithë Evropën, kryeqytetet evropiane, Londër, Paris, Vienë e Romë. Edhe në ish shtetet e BRSS-së mund të udhëtosh për afërsisht 100 euro, biletë kthyese e me fjetur 3 netë në hotel dhe me e hëngër mëngjesin ndërsa për Pishtinë bileta kthyese është afërisht 700 euro.

Pse kështu moj Kosova jonë?
– Çka bëmë ne mërgimtarët për ty Kosovën gjatë viteve të 90-ta (1989-1999)?

  • Ne mërgimtarët ndamë një pjesë nga kashorja*) e bukës tonë për ty Kosovë, nga ato të ardhura të vogla dhe ndihma sociale që merrnim nga shteti ku jetonim. Kur e kthenim sofren, e lagnim me lot e sot Kosova jonë u bë më e shtrenjta në Evropë, që edhe kur kemi dëshirë e nevojë nuk mund të udhëtojmë shkaku i shtrejtimit të biletave.

Keq.

Turp për shtetin. Marre për qeveritë e Kosovës, të gjithat, për Kuvendin, për deputetët llaskucë, servilë e injorantë e për presidentët/et e pispillosur/a.

Deri kur do të na vjedhin neve mërgimtarëve ata që qeverisin në Kosovë, në emër të popullit të Kosovës?

Na rrjepën lëkurën.

Tri foto të Hasan Hajdarit – Zukaj (1947-2024) dhe Saim Lush Alija-Tahiraj, kushërinj dhe të afërm me gjak nga Belegu, në vitin 1998, 1999 duke kaluar kufirin shqiptar.

E zgjodha rrugën më të gjatë shkaku i biletave, S’kishte biletë për në Prishtinë. E preva një biletë nga Kopenhaga për në Vienë e nga Viena për në Prishtinë. Përveç nga një çokollatë e ujë falas, stuardeshat gjermano-austriake të tjerat ishin thuajse të njëjra sikurse me agjencitë tjera.

Kur nisem me shkua në Kosovë, gëzohem pa masë ama kur të shkoj atje, shoh se shumë gjëra kanë mbetur aty ku ishin, të mbrapambetura, të mbrapshta e primitive por me “petke të reja”. Nëpër shallteret e Prishtinës, administrata ishte, siç e përshkruajnë arkivuesit e kohës sikur në kohën e perandorisë turke. Dhe ne që jetojmë jashtë Kosovës ndoshta me tepër se të tjerët i shohim këto ndryshime.

Në Prishtinë shkova me e rregullua një letërnjoftim të ri për djalin, sepse të vjetrit i kishte kalua afati. Nuk ma rregulluan për shkaqe që vetëm për ata janë të ”njohura”. Kërkonin letërnjoftimin e vjetër, që i kishte kalua afati para 7 vjetëve. Ika i prekur, pa e rregullua. Pastaj shkova me qit mbi vete rrymësn sepse pagesat na vinin, ishin në emër të vajzës sime. Në KEC apo si quhet ish EK, ishte edhe më vështirë me krye punë. Në ndërtesën bukuroshe ku ishin zyrët e saj, duhej pritur afro 2 orë. Një grua që e shikonte numrin në një ekran të vogë, kur do të hyje në një zyrë me xhama më tha:

Isha edhe dje por u lodha duke pritur, më shumë se dy orë dhe ika. Por sot dua të pres. Patjetër duhët ta çregjistroj orën e rrymës.

Unë nuk munda të pres. Ika pa e pritur rendin. Të nesërmen shkova përsëri, por tash në një vend tjetër në dy zyra të vogla përballë ish Bankës së Lublanës, te ish burgu famëkeq i Prishtinës, tash muze.

Një foto nga kullat e Belegit, në dasmë. Hasan Hajdaraj në këmbë me kafe në dore ndersa une jam ulur në mes të Saim Lush Alisë, arushanit të Belegit e Dukagjinit. Beleg, 2018

Më thanë se duhët me e pas një çertifikatë të lindjes që shihet vajza është imja. Kur e dërgova çertifikatën ku shkruante emri i babës (emri im), emri i nënës, filluan të më mbajnë ligjerata. Edhe nga aty ika edhe më i prekur pa kryer punë. Në Kosovë edhe pse thonin se i kanë (digitalizua) të dhënat në internet, përveç që kërkojnë nga një krah dokumente, përsëri nuk të kryejnë punë.

Sa vllazën i ke?

Diçka më mirë ishte në shërbimet bankare por edhe aty nuk ishte ashtu qysh punohët në bankat në Suedi. Një nëpunëse e bankës, vajzë e re. ia tregova një anekdotë:
Një drenicak shkon te berberi me u rru. Berberi e vet:

– Prej kahit je?
– Jam nga Drenica.

Ai e merr një brisk të rrojës që nuk e kishte përdor një kohë të gjatë dhe fillon me e rru, don me e provu drenicakin. Drenicaki k’cente pi karrige si me kanë tuj lujt e tuj kcy (vallëzua) nër tupan. Berberi pe sheh qi po i djeg fytyra dhe apet pe vet:

– Sa vllazen i ki, o drenicak?
5 jemi nëse pshtoj unë.

Në fund kur ia tregova meselen çikës së re qytetare, e veta:
– A e more vesh?
– Po, tha ajo duke qeshur.

Sivjet për 7 marsin-Ditën e Mësuesit mora më pak letra urimi në krahasim me vitet e tjera.

Një ish normalist i Normalës së Gjakovës, Zymer Ismaili dhe dr. Sadik Vrajolli ma kishin urua me nga një letër domethënëse e prekëse:

”Gjërat e vështira i bënë të lehta vetëm mësuesi shembullor. Ju me plot bindje e meritoni një epitet të tillë! Ju ndjej pjesë të sukseseve të mia!” (S. Vr.)

Më 7 mars 2024, Saim Lush Alia-Tahiraj me thirri nga Belegu dhe më tregoi se më 5 mars paska vdekur Hasan Hajdar Zukaj i Belegut, ish luftëtar dhe veteran i luftës së Kosovës më 1998, 1999.

Hasani u lind, u rrit dhe vdiq si burrë. Familja e Adem Hajdarit, të zotit të shtëpisë, vëllait të madh të Hasanit e Qazimit, ishte familje në zë në Beleg e Dukagjin. Kjo familje priti e përcjelli burra e trima nga krahinat e ndryshme të Kosovës me bukë e kripë.

Nesër është 11 mars.

11 Marsin e vitit 1981, nuk e harroj sepse më 11 Mars 1981, 10 muaj pas vdekjes së J. B. Titos, në kryeqendrën e Kosovës, në Qytetin e Studentëntëve filluan demonstratat e para për të drejta të barabarta të shqiptarëve me ish kombet tjera të ish RSF-së.

Në Kosovë u varros Jugosllavia socialiste por Kosova ende po vuan nga sëmundjet e hershme e nuk po mund të qëndrojë në këmbët e veta.

Po nesër, më 11 mars, fillon edhe dita e parë e Ramazanit, muajit të shenjtë të muslimanëve.

*) Kashore nga KAFSHATË f.

Copë e vogël buke, aq sa nxë goja, që mund të përtypet njëherësh; pjesë e vogël nga një ushqim i fortë; kafshore. Kafshatë e madhe. Një kafshatë bukë. Kapërdij kafshatën. Ngjyej kafshatën. I mbeti (i ngeci) kafshata në fyt (në grykë).

Vahdon me mahitë, meseletë e pleqënitë (jo pleqëritë) e Turjakës

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 10 mars 2024
sinankastrati09@hotmail.com

2 KOMENTE

  1. Z. Kastrati po më vjen keq që nuk keni mundur t’i kryeni shërbimet. Aty është ashtu.
    Janë të zhgenjyar ata atje edhe ne ketu. Ne nuk mundem pa Kosovën, se pa te ne ketu jemi pa asgje.
    Më fal.

  2. ”Shume faleminderit z. Zeqiraj per keshillen. Ashtu eshte, qysh thua ti se ne pa Kosoven po edhe, Kosova pa ne, nuk eshte e plote.
    Z. Zeqiraj, ne poezi (letersi) lejohen edhe fjale e shprehje qe nuk i pergjigjen realitetit, sepse letersia eshte livadh i madh e i pafund (pash. ”Une shkoj ne hene”, ”Luaj me henen”, ”E perqafova henen, …”etj por ne realitet, nuk eshte ashtu.

    Une, sikurse edhe ti e duam atdheun tone, Kosoven, Shqiperine ama ketu behet fjale per udheheqjet tona e jo per atdheun.
    Ndersa nje deputet merr perveç pages se majme (1700, 1800 euro), ai e ata, ne çdo seance parlamentare, nese eshte antar i nje grupi parlamentar, merr edhe + 60 euro.

    Buxheti i vogel i Kosoves, 35 % shkon per paga te udheqjes (Krye/minirtave, zv. ministrave qe ne kohen e R. Haradin. kishte afro 90 zv. ministra qe as Kina, India, Rusia apo … Bangladeshi nuk i kishre etj). Ramushi thonte rroga nuk me del as per kravata, nuk kisha para per qebapa etj. dhe e rriste rrogen e vete 100%.

    Ajo pasuri miliardeshe qe e zaptuan, eshte edhe hise imja, jotja dhe e te gjithe mergimtareve. Nuk mbet asgje ajo qe e trasheguam nga ish RSFJ-ja, e mire a e keqe, e muaren vetem ish komandantet ”e gjalle”.

    Te tjerat, tjeter here. A e mire eshte kjo?
    Diten i ndershmi Milazim Zeqiraj!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.