Dr. Sc. Abedin Sutaj me disa libra interesantë

0
173
Abedin Sutaj - libra

Nga këta libra, të cilat tani ua dhuroj falas, janë kopjuar nga disa “studiues” të Shqipërisë që dalin dhe bëjnë gjumë nëpër transmetuesit e shumtë, duke i plasuar shpjegimet dhe shembujt që janë botuar shumë më parë në vende të tjera dhe nga autorë të tjerë dhe libra të ndryshëm. Një nga këta persona, që njihet më shumë, vjedh pa cituar apo flasin pa e cituar. Shumë shpejt do të merrem me këto vjedhje, të cilat nuk ndalen në hajnin e tyre, dhe transmetuesit që e ndihmojnë këtë hajni të disa “intelektualëve” të Shqipërisë.

Shembulli i një personi që vjedh e merr pa cituar fillon që nga viti 2020 (më saktësisht fillimi i vitit 2019), duke kopjuar hapur nga librat dhe studimet e mia pa e cekur autorin, veçanërisht nga Agron Dalipaj dhe mediat e Shqipërisë, dhe kjo bëhet qëllimisht. Në Shqipëri dhe në transmetuesit e këtij vendi, ligji i xhunglës dhe parimi i “ma të fortit” dhe “mendësia e përjashtimit” mbretërojnë, ku vjedhjet bëhen të ligjshme. Këto çështje do të vazhdoj t’i dëshmoj dhe në fund do t’i paraqes para gjyqit. Së shpejti do të takohemi në dyert e gjyqit me këta vjedhës të pafytyrë.

Tani merrni dhe lexoni këto libra, të cilat janë kushtuar krejt hapësirës shqipe folëse, pa dallim krahine, bindje fetare, dhe dëshmoni. Botimi i veprave “Msheftësit e Gojes” (1) që nga marsi i vitit 2019, si dhe në 2020 (pjesët 2 dhe 3) dhe pjesët (4, 5), përshkruan dhe shpjegojnë kuptimin e fjalëve shqipe, duke përfshirë interpretimin gjuhësor, etimologjik, matematikor, gjeometrik, fizik, akustik dhe kronologjik në zhvillimin e para-Shqipes dhe Shqipes, si dhe përdorimin e saj në Kosovë ku gjendet djepi i vjetërsisë. Gjuha shqipe në të vërtetë është gjuha Doriane (pra me shkurtesë të emrit Dardan).

Botime të reja mbi Etimologjinë e Shqipes nga prof. Dr.Sc. Abedin Sutaj vazhdojnë botimin e tri librave tjera etimologjike “Msheftësit e Gojës (Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve të saj. 1, 2, 3, 4, 5)”, si dhe me veprën tjetër “Emnat e Zotave, Veneve, e Njerzve (Kuptimi i tyre në Shqipe-Etimologji)”. Me këto, ai botoi gjithsej 6 vëllime me studime etimologjike të shqipes. Kjo është vepër themelore, më e kompletuar dhe më e thellë në fushën e studimeve të strukturës së fjalëve, etimologjisë, me mbi 3400 faqe.

“Msheftësit e Gojës (Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj)” u botua në vitin 2019, mars, nga Shtëpia Botuese Lena Graphic, me 923 faqe. “Msheftësit e Gojës (Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj)”-II- u botua në vitin 2020, shtator, me 611 faqe, nga Shtëpia Botuese Lena Graphic. “Msheftësit e Gojës (Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj)”-III- u botua në vitin 2020, shtator, me 531 faqe, nga Shtëpia Botuese Lena Graphic. “Msheftësit e Gojës (Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj. Etimologji)-(IV)” me 628 faqe, dhe (V) me 316 faqe- u botua në vitin 2022, tetor, nga Shtëpia Botuese Lena Graphic në Prishtinë, si dhe libri “Emnat e Zotave, Veneve, Njerzve (kuptimi i tyre – Etimologji)”, me 332 faqe, u botua në tetor, 2022. Në 6 vëllime, shpjegohen të gjitha fjalët e shqipes, si dhe toponimet e emrat e lashtë.

Duke ardhur në përfundim se Shqipja e sotme është gjuhë Dardane. Në këto libra shtjellohet qeliza e shqipes, ku çdo tingull është fjalë me kuptim në vete. Në këto vëllime paraqiten parimet, metodat dhe ligjet që mbështeten me vërtetime nga psikologjia, matematika, gjeometria, fonetika dhe fjalori i shqipes në përgjithësi.Në sferën e studimeve të etimologjisë së shqipes, Sutaj prezanton metoda inovative dhe bashkëkohore për të analizuar origjinën dhe formimin e fjalëve, duke udhëhequr lexuesin në një udhëtim nëpër epokën e para-shqipes. Këto volumet e mëdha zbulojnë në një mënyrë mahnitëse dhe gjeniale kuptimet themelore të çdo fjale të shqipes, të cilat nuk janë trajtuar kështu nga asnjë studiues tjetër në historinë e etimologjisë shqipe.

Në veprën “Emnat e Zotave, Veneve, e Njerzve (Kuptimi i tyre në Shqipe-Etimologji)”, e cila është një vazhdim i serisë “Msheftësit e Gojës” që përbëhet nga pesë vëllime me rreth 3000 faqe, Sutaj paraqet teori historike të reja mbi origjinën e gjuhës shqipe dhe rënjët e saj, Dr. Sc. A. Sutaj bënë vërtetime bindëse se Dorianët janë në të vërtetë Dardanët e lashtë, duke nxjerrë rrjedhën e levizjes së gjuhës shqipe nëpër historinë e Evropës dhe lidhjen e saj me emrat e Zotave në religjione të ndryshme. Pjesët 4 dhe 5 janë vazhdimet e librit të shkruar për etimologjinë dhe strukturën e fjalës shqipe, duke paraqitur thirrjen për standard të ri të gjuhës shqipe.

Merrni dhe lexoni studiuesin me interesant të gjenetikës së shqipes, me interpretimet e mahnitshme që i bëhen shqyrtimit të fjalëve shqipe. Abedin Sutaj është autori më i thellë dhe më i gjithanshëm i kuptimit të fjalëve dhe formimit të tyre. Librat i gjeni në Libraritë Dukagjini, Altini në ndërtesën e Institutit Albanologjik, si dhe në Bibliotekën Pjeter Bogdani në Prishtinë, si dhe nëpër Kosovë dhe Shqipëri. Merrni këto libra dhe kuptoni çdo fjalë të gjuhës tonë. Një punë, mbase do t’u “nxjerrë punë” studiuesve tjerë për 100 vitet e ardhshme, për ta analizuar, vërtetuar apo mohuar, sepse tani ata (studiuesit) duken çuditërisht të heshtur apo të frikësuar!!!

Shënim: Abedin Sutaj jeton jashtë në Austri, ishte i kërcënuar dhe i përndjekur nga e ashtuquajtura; institucionet e Drejtësisë, që nga viti 2016 deri 2022, ku shteti lëshoj urdhër arrest ndërkombëtare, dhe në fund e shpalli veten fajtor. Më shkaktuan humbje materiale, shpirtërore dhe kurrë nuk u dëmshpërbleva- thotë Abedin Sutaj. Po ashtu isha i kërcënuar jo vetëm nga “organet e drejtësisë”. Po ashtu isha i përndjekur nga bandat radikale islamike, të cilat me akuzonin për nxitjen; urrejtje fetare, dhe se unë isha folësi kundër fesë Islame, ashtu sikur organet e drejtësisë. Akuzohesha për gjëra që nuk merresha, akuzohesha për gjëra që nuk i kam bërë kurrë. Unë zgjodha rrugën e mërgimit. Ishte profesor në fushën e Robotëve, në UBT, doktoroi në Vjen te Austrisë) Dr. Dipl.-Ing. Abedin Sutaj

Shkarko librat falas!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.