Nga Beqir SINA, New York
Mirëpo, ka edhe një pyetje : Përse? disa Shqiptar mendojnë se Irene Papas, është shqiptare! – “Shqiptar je sa e ndjen ti veten, dhe sa e promovon ti veten se je Shqiptar”
NEW YORK : “E kush nuk është dashuruar me Penelopën e bukur greke. Me atë fytyrë të gdhendur mesdhetare që për besnikërinë ndaj dashurisë së saj thurte e çthurte pëlhura për 20 vjet me rradhë. Sepse e tillë është dashuria. Ajo i mbijetoi viteve me forcën e saj. Dhe, nëse letërsia greke na ka sjellë imazhe femrash si Helena që shkaktoi një luftë për dashurinë, historia e Penelopës na ka magjepsur me besnikërinë e saj.”
Është, pra kjo Irene Papas “Penelopa” greke, historia e një ylli kinemaje që thuhet se “krenohet me origjinën shqiptare”, rrëfyer prej saj në internet.
E interpretuar si prej një prej artisteve më të njohura të kinematografisë greke, ajo është me të vërtet një legjende me emrin Irene Papas, ky rol është gdhendur në historinë e botës.
“Kjo figurë e bukur femërore, e fortë, me ato sytë e thellë që tregojnë vuajtje dhe bukuri njerëzore është gdhendur thellë në memorien e çdo njeriu që njohu moralin e jetës nëpërmjet kinemasë. Që njohu madhështinë dhe pastërtinë e një dashurie në një film epokal siç është Odiseu” shkruajnë për të, gazetarët këtej e andej përtej oqeanit.
Dhe, një rol i interpretuar me madhështi mbetet në jetë të jetëve dhe kthehet në mit. E tillë është dhe Irene Papas, Helena e filmit të famshëm “Helen The Women Troje”.
Deklaratat e saj të gjendura një dekad më parë në internet( të pa provuara deri tani), të kësaj diveje të madhe dhe të papërsëritshme të kinemasë që me karrierën e saj u kthye në një legjendë botërore me të vërtet të bëjnë përshtypje.
“Nuk mund të largohem nga kjo botë e të mos them të vërtetën se unë jam shqiptare”, është shkruar se ka deklaruar diva e kinemasë. Duke i mëshuar kësaj nëpërmjet emrit të saj, i vërtetë i cili është Irene Leleku, dhe se origjina e babait të saj ishte shqiptare. “Nëna ime ishte nga Epiri dhe babai nga Shqipëria. Ai ishte një mësues letërsie dhe urrente priftërinjtë”, është “qemtuar” se deklaruar diva në biografinë e saj në IDM.
Kjo deklerat e saj e gjetur 10 vjet më parë në IDM, menjëherë sapo u përhap edhe në gjuhën shqipe, u bë shokuese me të vërtetë, në rrjetet sociale ultranacionalsite greke, sepse në internet e provuar apo e pa provuar, shkruhej se: ” ajo është një nga heroinat më të mëdha të kinemasë greke, një idhull i këtij kombi por që vërteton dhe më shumë bindjen se shqiptarët në Greqi, janë me të vërtet një faktor i rëndësishëm dhe kanë kontribuar në të gjitha fushat e jetës.Faktin që ajo është arvanitase e konfirmojnë dhe historianët e rëndësishëm të fushës së historisë greke”.
Mirëpo, ka edhe një pyetje : Përse? disa Shqiptar mendojnë se Irene Papas, është shqiptare!
Irene Papas, aktorja legjendare me mbi 50 vite karrierë mbi supe, a është sërish shqiptare vërtet, apo është një lajm pasionant, i disa shqiptarëve që disa herë kanë provuar me teknologjinë bashkohore, internetin edhe rrjetet e social të bëjnë edhe figura me përmasa të mëdha të historisë botërore, si Shqiptar .
Një rast i tillë i “çmendurisë” së rrjetve sociale, ka “lundruar” për disa kohë në statuset shqiptare në rrjetet sociale mbi origjinën e George Washingtonit. Madje, “çmenduria shqiptare” me këto promovime e ka bërë atë fakt se “babai” i Amerikës, Presidenti i parë amerikan George Washington ka origjinë “Shqiptare nga Kosova….”
Kështu që pa permendur emra të tjerë se janë shumë, që disa shqiptarë nese gjejnë qoftë edhe një “grimcë” – “fare fare” të vogël ngjashmërie në emër ose mbiemër, me ndonjë figurë të madhe në planet, pa pikë përgjegjësie e reference e bëjnë shqiptar.
Mirëpo, kjo nuk është më tema, sepse, është e ezauruar dhe stër/ezauruar, por le të ndalemi ehe një herë te origjina Irena Papas.
Kan qenë dy artikuj të publikuar në rrjetet sociale 10 vjet më parë, dhe “fshirë” menjëherë pas “bujës” së madhe , të përkthyera nga anglishtja në Shqip, për origjinën e Irene Papas : “Penelopa” greke, historia e një ylli kinemaje që krenohet me origjinën shqiptare“, pretenduar se është rrëfyer prej saj në shtypin e kohës, të cilat kanë një pyetje.
Kush ishte burimi dhe përse ? u vendosen në IDM the Wikipedia, the më pas u fshinë nga interneti dy artikuj (paragrafe)- pa u hulumtuar për të gjetur të vërtetën …!!!
“Nuk mund të largohem nga kjo botë pa thënë të vërtetën. Unë jam shqiptar. Kam lindur në vitin 1926 dhe me mbiemrin Leleku” citohej një thënie e saj e pa provuar…
Gjithashtu në rrjetet sociale ashtu si “deklerata” e saj e parë mbi origjinën shqiptare, ka qenë edhe një tjetër paragraf i pretenduar si i nxjerr në kontekst nga një intervistë, e cila mbas asaj bujës së madhe, ju hoqë përsëri vetëm deklerata(paragrafi) se Irene Papas, ka deklaruar se : “Unë dukem si pridërit e mi. Nëna ime është një esmere si unë. Dhe, vjen nga Epiri, ndërsa babai ndoshta nga Shqipëria. Ndoshta unë jam shqiptare, ose gjysmë shqiptare. Peloponezi është mbushur me shqiptarë”.
Përsëri, ky paragraf përvjedhur nga një intervistë e sạj në internet një dekadë më parë, e vërtet apo “fake-news”, pa u hulumtuar nga gazetar e studiues profesionist është fshirë, dhe përsëri nuk e gjenë më në internet, për të gjetur të vërtetën.
Mirëpo ajo që është ndoshta më e besueshmja, mund të konsiderohet faqja Wikipedia( e cila në dhjetë vitet të fundit, duket se ka vendosur standarte të reja në publikimet e saj – krejt ndryshme nga të mëparshmet ku disa artikuj ishin pa burime të provuara dhe ‘fake-news”) e cila shkruan se Irene Papas, është e lindur në Irini Lelekou, dhe, se babai i saj ishte Arvanitas – (Shqiptar), dhe, si referencë është e njëjta deklaratë si në paragrafin e mësipërm, por sërish pa treguar ndonjë burim të qemtuar profesional .
Ndërsa, fauna e internetit është edhe ajo “Gjuha shqipe” e cila thotë se Irene Papas : “Është një aktore greke, e bija e një shqiptari me origjinë greke nga Epiri”.
Kështu që për të qenë e vertet dhe serious mendojë se çdo provë online e origjinës së Irene Papas , është Greke, apo nuk është, dhe është Shqiptare, duhet të holumtohet me seriozitet, dhe me prova seriose e të besueshme për të mos mbetur një cikël i mbyllur i pambështetur me prova.
Mbasi, ka edhe indikacione në biografinë e saj, që tregojnë qartë se nuk është krejtësisht e pamundur që aktorja të ketë origjinë të mirëfilltë shqiptare, por derisa të bëhet e qartë, le të u lëmë studiuesve dhe gazetarve ivestigativë, kohë që t’a vertetojnë këtë, se me të vertetti ja vlenë.
“Shqiptar je sa e ndjen ti veten, dhe sa e promovon ti veten se je Shqiptar”…!!!!!
Kush është Irena Papas( faqja zyrtare)
Irene Papas arriti të realizonte një karrierë brilante. Ajo ka lindur në 3 shtator 1926 dhe ka luajtur në 70 filma me një karrierë që ka zgjatur më shumë se mbi pesë dekada.
Në biografinë e saj shkruhet se emri i saj i fëmijërisë është Irene Leleku dhe ka lindur në Korinthi, në Greqi dhe babai i saj ka qenë mësues i dramës klasike.
Me një bukuri të pashoqe, me atë portretin e saj të gdhendur si prej dive natyrore ajo do binte në sy të Elia Kazan duke arritur menjëherë famë në Greqi dhe më pas do të zgjidhej si protagoniste në filmat “The Guns Navarone” (1961) dhe “Zorba Greke” (1964), por dhe në filmat e mëdha që u shkruan mbi historitë e famshme greke. Kështu ajo do luante në filmat “Helen The Women Troje” (1971) së bashku me aktoren e njohur Katharine Hepburn, Clytemnestra në Ifigjenia (1977), dhe pjesët “Eponymous në Antigone” (1961) dhe “Electra” (1962). Papas gjithashtu, u paraqit si Katerina e Aragonit në filmin “Anne of the Thousand Days”, përballë Richard Burton dhe Geneviève Bujold.
Në vitin 1976, ajo luajti në filmin “Mohammad, i Dërguari i Zotit” (e njohur si Mesazhi) në lidhje me origjinën e Islamit dhe mesazhin e Muhammedit.
Duke qenë se karrierën e saj e filloi si këngëtare në vitin 1978, Papas, ka bashkëpunuar me kompozitorin Vangelis, në një interpretim elektronik, të tetë këngëve greke popullore, lëshuar si një rekord të quajtur “Odes”. Ata bashkëpunuan edhe një herë më pas në vitin 1986 për “Rapsodies”, një interpretim elektronik i shtatë himneve bizantine liturgjike.
Në vitin 1982, ajo u shfaq në film “Luani i Shkretëtirës”, së bashku me aktorin e madh Anthony Quinn. Por roli më i madh dhe më i famshëm i tij mbetet ajo e “Odiseut” ku interpretoi përkrah aktorit të njohur shqiptar Bekim Fehmiu.
Me gjithë karrierën e gjatë dhe famën e madhe që fitoi në të gjithë botën Irene asnjëherë nuk fitoi çmimin e lakmuar Oscar, gjë për të cilën ajo shprehet e zhgënjyer.
Thuhet se bindjet e saj ishin komuniste dhe ajo ka qenë anëtare e Partisë Komuniste greke dhe një mike e zjarrtë e kryeministrit Papandreu.
Irene do të mbahet mend në historinë e Greqisë jo vetëm për rolet e saj të skalitura në kinematografinë greke dhe atë botërore por mbi të gjitha dhe për interpretimet e saj të muzikës greke, ku më e famshmja është “Zorba” .
Për sa i përket jetës private thuhet se ajo ishte gruaja e Alkisa Papasit dhe jeton aktualisht në Itali. Aktorja është përfolur dhe për lidhje të saj dashurore me aktorin e madh Marlon Brando.